Fotografi francez Eric Lafforgue kreu një reportazh në disa vende ku fotografoi traditat e fiseve të vjetra për të lyer fytyrën.
52-vjeçari francez shkoi në Indi, Mozambik dhe Papua Guinea.
Ai solli pamjet e këtyre fiseve dhe shpjegimin e traditës së lyerjes së trupit dhe fytyrës.
“Lyerjet përdoren për ceremoni tradicionale por edhe qëllime shëndetësore. Bojërat që ata përdorin janë bërë me produkte natyrale dhe ndihmojnë nga dielli si dhe janë të shëndetshme për lëkurën”, shkruan Lafforgue.