Grabitje me armë dhe maska pranë hotel “Sheraton”, kambistit i marrin 18 mln lekë. Artan Hoxha: Dukej si skenë filmash

26 Prill 2016, 17:05Kronika TEMA

Një grabitje e armatosur ka ndodhur pasditen e sotme pranë hotel “Sheraton”.

Një kambist është grabitur nga dy persona, që sipas tij ishin të maskuar dhe me armë.

Ai është grabitur sapo ka dalë nga një bankë dhe autorët janë larguar me motor.

Kambisti ka deklaruar se i janë grabitur 18 mln lekë të reja.

Policia ka nisur punën për të identifikuar dhe kapur autorët.

Artan Hoxha: Dukej si skenë filmash

Gazetari Artan Hoxha ka qenë sot dëshmimtar i grabitjes së kambistit pranë hotel “Sheraton” në Tiranë.

Sipas tij, ngjarja i ngjante një skene filmi, ndërsa një person i maskuar dhe armatosur u ka prerë rrugën dy personave, njëri prej të cilëve mbante një çantë në dorë, dhe u ka kërkuar atyre që ti jepnin lekët.

“Dalin dy persona një në moshë më të re, dhe një tjetër. Kanë kaluar të lulishtja para hotelit, dhe në dorën kishin çantën me para. Ata i priste para hotelit një mjet me të cilin ata do të lëviznin. Një djalë me pistoletë në dore drejtohet tek ata dhe bërtet, “dorëzoni paratë”.

U erdhi nga para me vrap. Ka marrë paratë dhe me vrap ka dalë në rrugën përpara hotelit, e priste një motor, dhe pasi hipi u largua. Motori me dy djemtë kishte lëvizur disa herë para hotelit duke monitoruar situatën.

Pra grabitësit kanë pasur informacion se do të bëhej një transfertë parash, në sasi të konsiderueshme. Kanë ditur edhe orarin kur do ndodhte kjo. Mënyra sesi është bërë grabitja është pak e çuditshme. Personi që priste me motor nuk kishte maskë. Besoj se kamerat e sigurisë aty rrotull duhet ta kenë fiksuar pamjen dhe lëvizjen e të rinjve me motor”, rrëfeu Artan Hoxha për News 24.

8 komente në “Grabitje me armë dhe maska pranë hotel “Sheraton”, kambistit i marrin 18 mln lekë. Artan Hoxha: Dukej si skenë filmash”

  1. maximus says:

    akoma ka kambiste neper ruget e shqiperise, kur do mesojne shqipot qe leket thyhen ne mbanke e jo ne ruge.

  2. A says:

    Ku thyhen paret, leket, valuta eshte problem tjeter. Populli dhe shoqeria shqiptare nuk eshte se i kane te gjitha ne rregull dhe i ka ngelur vetem thyerja e pareve.
    Problemi eshte si te ndodhi kjo situate ne mes te Tiranes, kur koke lopa i jone kryeministri EDI RAMA, kur cilipeci ministri i rendit SAIMIR TAHIRI na kane siguruar rend, qetesi kudo neper Shqiperi, jo me ne Tirane.
    Kemi 25-se vjet qe shtetasi i thjeshte vidhet, grabitet dhe nuk e ndjejme vehtet te sigurte ne kete vend te mbushur me debila pushtetar te korruptuar, te deshtuar dhe gangstera.
    Megjithate fajin e ka kambisti dhe nuk e ka hajduti qe ja mori, qe ja vodhi. Kjo histori e vjeter me malokun dhe katundarin qe i vjedhin lopen. U diskutonte si nuk dinte ta ruante dhe asnje fjale per hajdutin.
    A mani bre, mos ma ngacmoni EDI RAMEN dhe SAIMIR TAHIRIN, a jeni mire ju, jemi mire ne, pa jeni ju jemi ne, eshte mire Partia Socialiste, Rilindja dhe jemi te gjithe mire. Situata eshte sa per tu qeshur dhe qare.
    Si perfundim RENDI dhe QETESIA eshte VENDOSUR.

  3. king says:

    Hahhahahaha policia po punon ne qender te tiranes per grabitje kapin vetem deshmitaret,bravo Cuna jemi te sigurt me juve

  4. Baxhanaku nga Gerdeci says:

    Ky eshte montazh i Shqupit per te tregu se sa te rendesishme eshte te armatoset gjysma e shqiptareve kunder gjysmes tjeter ,si e beri ne vitin 97″.

    1. La Fonten says:

      ik or koqe se ju ka ngelu shqupi ne goje, qe ju hyfte mu ne …………. ty dhe te gjith atyre, qe per cdo gjo kan nje justifikim te njejte

  5. andromeda says:

    Të gjitha rrethanat të çojnë në mendimin se kjo vjedhje është e inskenuar për të ngjallur frikë dhe terror. Vendi i vjedhjes është spektakolar dhe bie në sy të njerëzve, lehtësija me të cilën kryhet vjedhja dhe prania e të gjithëgjëndurit A.Hoxha i cili është i shkëlqyer për kësisoj ngjarjesh të bujëshme. Kjo duket e sajuar nga falangat kriminale të Saliut me kompaninë e tij supermafioze.

    1. obli says:

      Kot nuk thone budalliku nuk ka fund

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje