Editoriali plot ironi i kryeministrit Edi Rama për gazetën “The Times” ka ngjallur interesin e medias britanike. Në një lidhje direkte nga Tirana me televizionin “Sky News”, në emisionin politik “Tonight” të Adam Boulton, kryeministri u pyet për debatet që ka ngjallur në Britani deklarata e ministrit të Drejtësisë, Michael Gove, që sugjeronte se Britania mund të braktiste partneritetin e saj me Europën e ta zëvendësonte atë me një partneritet jashtë BE-së me Shqipërinë.
“Duke njohur e respektuar inteligjencën e zotit Gove, unë u surprizova. Duket diçka shumë e çuditshme për mua, që zoti Gove po fliste për një konfederatë të tillë dhe si model, ai solli atë që ne shqiptarët nuk e pëlqejmë, pasi ne duam të jemi pjesë e BE-së. Ne nuk duam të vuajmë jashtë BE-së nga kushte të tjera që kjo situatë sjell. Më duket shumë e çuditshme, që vendi i Churchillit, me një prej shoqërive më të jashtëzakonshme në Europë dhe në botë, është përfshirë në debate për ta lënë ose qëndruar në BE, duke harruar gjërat thelbësore në këtë debat, pasi BE-ja u ndërtua si një projekt i madh i paqes”, tha Rama.
Adam Boulton e pyeti kryeministrin, përse kjo dëshirë e madhe e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së, në një kohë kur Greqia fqinje u fut në krizë.
“Faktet dhe e vërteta nuk janë aq të thjeshta. BE-ja është forca udhëheqëse kur flasim për reformat. Shikoni vendin tim, shikoni Ballkanin. Nëse Greqia vuajti atë që vuajti, nuk ishte pse BE-ja ka probleme ekonomike, por sepse reformat nuk ishin përmbushur dhe se kishte plot gjëra të pavërteta, që ia ushqyen vetes e më pas u përballën”, tha Rama.
Për frikën britanike të dyndjes së shqiptarëve në shtetin ishull, pasi Shqipëria të jetë anëtare e BE-së, Rama dha këtë përgjigje:
“Nuk është se një ditë ju do të kemi miliarda e miliarda shqiptarë, që do të fluturojnë në qiejt britanikë, duke iu pushtuar njësoj si në filmat fantastiko-shkencorë. Jo, jo. Shqiptarët, serbët dhe të tjerët në këtë rajon për shumë vite kanë një regjim të lirë vizash, duke lëvizur në Europë, por pyesni gjermanët, francezët, danezët e të tjerët, nëse ata kanë parë qiejt e tyre të pushtuar nga ‘shqiponjat e zeza shqiptare’, duke u ndalur atje e duke sulmuar popullatën. Kjo është e pakuptimtë, tërësisht e pakuptimtë. Nuk e imagjinoj dot, sesi shoqëria juaj mund të orientohet në këtë debat shumë fëminor”, u shpreh Rama.
Pergjigje korrekte dhe mire e menduar nga kryeministri!Kjo eshte nje tjeter ironi qe Rama perdor per britaniket me provokimin qe beri para ca ditesh ministri drejtesise Gove,duke mos harruar qe ne Britanine e Madhe jetojne pakistaneze me nje popullsi mbi 1 miliard njerez,jetojne indiane dhe keta te njejte nga numri popullsise,kineze qe ne fakt nuk mund te jem i sakte per numrin e popullsise pasi ata shtohen me 10 milion ne dite!dhe shume rraca te tjera si Ruse,Ukrainas,Lituaneze,Polake dhe po te vazhdoj do me duhej e gjithe faqja per ti rreshtuar,por dhe shqiptare qe besoj se nuk jane me shume se kineze,indiane apo pakistaneze,dhe ne ate shtet te huajt paguajne taksat njesoj si britaniket,punojne ndoshta me shume se Britaniket,por ne fund te dites paguhen me pak se ata,jo se ka ndonje diskriminim ne kete mes,por thjesht flas ne pergjithesi nuk ndodh qe nje emigrant te luaje me teper rol ne ate vend se sa nje britanik,pa perjashtuar shume raste ku indiane kineze apo dhe ruse kane kompanite e tyre,dhe bejne perjashtim nga pjesa tjeter,ku polaket jane me te perulurit qe punojne ne arat e lulelakres apo fushat e patateve.
Prandaj dhe Rama i di fare mire politikat qe ndjek ai shtet dhe i godet atje ku vete ata pranojne qe jane vurnerable,jo se nuk kane forca ta ndalojne emigracionin,por se nga ky emigracion kane dale te fituar,mos harrojme se sa shume te lodhur angleze ka ne ate vend qe shteti i paguan per pertacine e tyre,per deshiren e nenave angleze qe bejne sa me shume femije per te marre benefite nga shteti per cdo femije qe sjellin ne jete,prandaj dhe Rama ka permendur termin e shqiponjave te zeza qe do mbulojne qiejt e territorit anglez me ironi.
Perfundimisht une mendoj se britaniket jane aq te zgjuar ti thone JO daljes nga unioni,propaganda dhe presioni politik luan rol ne situata te tilla,pasi mbas deres pret opozita qe kerkon te marre pushtetin dhe i shkon pas fijes shumices se anglezeve qe ndoshta jane te ngopur nga emigracioni ndoshta dhe nga frika qe sjell ky emigracion me terroriste brenda tij.
Prandaj ne situaten kur shume siriane presin te akomodohen ne ishulll,dhe anglezet i druhen nje mesymje te tille perfshire ketu dhe terroristeve nga iraku apo afganistani,nese nuk do kishte ndodhur kjo mesymje refugjatesh ne kete periudhe jam i sigurte qe as nuk do diskutohej per nje dalje te Britanise!por ne fund fare mencuria dhe ftohtesia e britanikeve do vendose qe ai vend te jete pjese e evropes se bashkuar,edhe pse humbasin shuma marramendese nga ky union,me sa di une cdo jave 3 milion paund shkojne per bashkimin evropian nga Britania e Madhe.
Te rrufshin ato vendet me lesh, gjithe shpellaret dhe ata qe te kane inat. Je i vetmi qe ua plas ne sy te gjitheve, dhe jo i nenshtruar si gjithe para ardhesit e tu keto 25 vite.
po mor po!
pyesni sherbimet secrete informative sesa “minj nentoksore ballkanas” gelojn netve te errta te perndimit duke zier ne boten e krimit te nendheshem…
jan minjt shqiptare,te zinj,urithet serb,edhe me te zinj,si dhe plot gjarprinj e hardhucka e zhapike,nga kosova mali zi maqedonija e trevat e tjera te siujdheses ballkanike qe eshte balli I kazanit te krimit..
se minjt nuk flutrojn lart si shqiponjat,ata rreshqasin brimave nendhe…
dhe is kadareja do ti kushtonte nje poezi minjve shqiptare. titulli jo shqiponjat flutrojn lart por “minjte futen thell e me thell nendhe”
Nje bravo e madhe per ju z.Rama!Me ne fund kemi nje kryeminister qe na perfaqson me dinjitet…qe nuk na vjen turp nga gafat pa fund te mendjes qe iku para jush…Jeni nje SHQIPE e vertete …Pergezime nga zemra!