"Kreu i SHISH i çon informacione Berishës"

26 Prill 2016, 19:54Politika TEMA

Kryetari i SHISH Visho Ajazi Lika i çon informacion ish shefit tij, Sali Berisha krahas institucioneve për të cilat ka detyrim ligjor.

Deklarata ka ardhur nga anëtari i Komisionit të Sigurisë Arben Çuko në emisionin “45 minuta” në Report Tv.

Çuko ka shtuar se kontrolli i nisur disa muaj më parë nga ky komision ndaj SHISH nuk ka përfunduar ende.

Duke folur për vendimin e Gjykatës së Lartë për 21 janarin Çuko theksoi se nuk ka drejtësi sepse sistemi është kapur prej kohësh nga Berisha.

Sipas Arben Cukos vetëm me miratimin e reformës në drejtësi do të merrte zgjidhje ligjore çështja e 21 janarit.

Z.Çuko, cili është reagimi juaj për vendimin e  Gjykatës së Lartë për 21 janarin e vitit 2011-ë?

21 janari është një terrorizëm i pastër shtetëror i qeverisë së asaj kohe, nga Sali Berisha kryeministër i asaj kohe, te Lulzim Basha ministër i Brendshëm. Dy të akuzuarit konkret ishin thjesht zbatues qorra, injorantë, të atij urdhri që dhanë dy personat që përmenda më lart. Ndonjëherë më shkon në mendje si baba, si prind, pastaj si politikan, lus zotin të mos u ndodhë ndonjë gjë atyre 5 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, siç u ndodhi atyre katër. Ky është një krim masiv qeveritar i urdhëruar direkt nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Qeveria Rama nuk ka gjetur prova. Ju keni shërbyer për disa vite si komandat i Gardës. Si funksionon marrëdhënia mes Ministrisë së Brendshme dhe Gardës së Republikës?

Unë kam shërbyer për 7 vjet si Komandant i Gardës, në periudhat më të vështira, 1998-2005. Gjatë asaj kohe ka patur ngjarje të ngjashme po aq sa të 21-janarit por as unë e as ndonjë pjesëtar tjetër, as u mendua që të hapej zjarr drejt e në mish shqiptarëve. Ligji ta ndalon në mënyrë të prerë të hapësh zjarr jashtë juridiksionit dhe kundër turmave. Dhe ligji kur përcakton hapjen e zjarrit nuk ka asgjëkundi termin asgjësim, por thotë neutralizim. Pasi janë përdorur gazi lotsjellës, përballja fizike pastaj fillon hapja e zjarrit brenda rrethimit të institucionit dhe duhet neutralizuar, pra qëllohet në mes e poshtë. Asgjësimi është vetëm në rastin e një sulmi të armatosur, të drejtpërdrejtë dhe të momentit. Pra, nëse disa persona me armë tentojnë të futen brenda, tentojnë të asgjësojnë rojet dhe objektin, atëherë gjuhet për asgjësim. Në rastin e një demonstrate nuk mund të asgjësohet një njeri i cili gjuan me gurë.

Në vitin 2004, është qëlluar me armë në ajër…Ju kishit urdhër nga ministri i asaj kohe?

Veprimi është shumë i qartë në këtë lloj rastesh. Misioni i Gardës është ligjor, i përcaktuar me ligj. Misioni është të ruajë personalitetin e personave të rëndësisë së veçantë dhe objektet e rëndësisë së veçantë, institucionet. Jam i bindur që ka patur urdhër detyrues.

Urdhri është verbal apo i shkruar?

Ta gjejë Prokuroria. Ligji nuk lejon të vrasësh njerëz në Bulevard. U vranë në Bulevard, me duar në xhepa. Nuk ka ligj që të thotë të vrasësh një person të paarmatosur paqësor në Bulevard.

Pak ditë më parë kur ishte çështja e Shullazit dhe Rektorit të UT, ish kryeministri ia rikujtoi këtë histori z.Rama, duke i thënë se nëse nuk e do kishim kërcënuar z.Rama, ai të nesërmen do të kishte marrë Kryeministrinë. Çfarë ndodhi pas 21 janarit?

Nuk mund të shkëputësh 21 janarin nga gjithë konteksti i asaj që ndodhi në atë kohë. Asnjë nuk ka patur për qëllim që njerëzit të futeshin brenda, të digjnim Kryeministrinë, apo të bënin puçin e famshëm të shtetit. Këto janë rrëshqitje mentale të Sali Berishës. Kur filloi përplasja mes protestuesve dhe policisë, kam marrë urdhër nga Edi Rama që të shkoja të vendosesha si trup mes protestuesve dhe policisë.

Ju doli situata jashtë kontrollit atë ditë?

I doli Policisë jashtë kontrollit. Garda tregoi se ishte një grup banditësh dhe vrasësish të veshur me petkun shtetëror. Vendimi i Gjykatës së Lartë s’kishte ndonjë gjë të madhe surprize. Kjo ishte një gur në të gjithë atë mur që po përpiqemi tu tregojmë shqiptarëve për sistemin e drejtësisë. Nuk vlejnë ato reforma për të zhvilluar ekonominë, rritur nivelin e zbatueshmërisë së ligjit, modernizuar shoqërinë shqiptare, pa realizuar reformën në drejtësi. Dhe drejtësia këtu mungon në të gjitha fushat.

Kjo çështje mund të shqyrtohej dhe pasi të miratohej reforma. Ky nxitim lidhet me reformën?

Mund të ketë ndodhur. Ka të bëjë me atë frikën e madhe që ka kapur Sali Berishën personalisht dhe një pjesë të mirë të lidershipit të PD-së, lidhur me perspektivën e miratimit të reformës në drejtësi. Shqiptarët u bindën që nëse flitet për drejtësi të kapur në këtë vend, flitet për drejtësi të kapur nga Sali Berisha. Edhe vendimi që nxorën 5 gjykatësit, shkon në këtë drejtim.

Si është e mundur që Berisha ka aktualisht në kontroll drejtësinë, dhe pse prej 3 vitesh ndodhet në opozitë?

Po ti analizosh faktet me qetësi dhe korrektësi del shumë e qartë skema. Berisha ka kapur Presidentin, KLD-në, Gjykatën e Lartë dhe gjithë sistemin e Gjykatës. Kush e ka vendosur Prokurorin? PS-ja? Apo mazhoranca e asaj kohe që ishte kryeministër Sali Berisha? Me këto fakte, sistemi i drejtësisë, që nga Presidenti e deri në fund është i kapur nga Sali Berisha.

Si e shihni procesin e reformës në drejtësi? PD ka braktisur edhe komisionin e reformës…

Nëse kjo reformë nuk miratohet, atëherë është opsioni që PD nuk ka rrugë tjetër veçse të shkatërrohet tek votuesit. Vetë votuesit e saj do ta shkatërrojnë. Janë matur dy herë, në 2013-ën dhe 2015-ën dhe nuk besoj se do të bëjë këtë gabim të madh politik lidershipi i PD. Pasi vetë elektorati i tyre do t’i ndëshkojë shumë rëndë. Do të shikoni rezultatin e zgjedhjeve të vitit që vjen, nëse nuk miratojnë reformën në drejtësi. Po përpiqen që të fitojnë kohë, kjo është e gjitha.

Nëse reforma s’miratohet s’duhet të ketë zgjedhje të parakohshme? S’do të ketë sens parlamenti pa reformën në drejtësi…

Kjo mazhorancë ka për të detyrë të bëjë misionin e vet. Për këtë katër vjet mazhoranca ka mbështetur reformat që ka ndërmarrë qeveria.

Ka filluar t’iu trembë Berisha, se disa deputetë kanë kërkuar ndjekje penale pas deklaratave të tij në parlament për armatosjen?

Unë kam bindjen time si qytetar, ish ushtarak dhe si deputet dhe bindja ime është se Sali Berisha me këtë thirrje antikushtetuese, po të kujtojmë historinë e tij që e ka shkatërruar këtë shtet dy herë, me qindra të vrarë, duhet të ishte përgjigjur dhe duhet të përgjigjet para drejtësisë. Duhet të përgjigjet për të gjitha dëmet e mëdha që i bëri Shqipërisë dhe popullit të vet.

Keni prova për Berishën për këto vite?

Ata qindra e mijëra të vrarë të 97-ës, nuk janë prova? Katër të vrarët në Bulevard nuk janë prova? Të marrësh të rendisësh me radhë bëmat dhe tmerret që i ka shkaktuar këtij populli nuk mjaftojnë 45 minuta…Ka një dallim shumë të qartë, po t’i marrim udhëheqësit e mazhorancave, nuk besoj se Nano vrau për të ardhur në pushtet, Majko e Meta vranë për të ardhur në pushtet. Në këto 3 vjet ju s’po shikojini nga Edi Rama të ketë dhënë shenja për shtypjen e popullit të vet.

Çfarë ndodh më tej? Ju u keni bërë një betim familjeve të viktimave…

Kyçi i zgjidhjes së këtyre dhe atyre mijëra e mijëra rasteve të tjera, është reforma në drejtësi. Ju e keni parë që është një paketë e plotë e reformës në sistemin e drejtësisë. Ky sistem i kalbur i drejtësisë tregoi se nuk është për të dhënë drejtësi. Reforma në drejtësi mund t’i japë zgjidhje kësaj çështje.

Keni një akuzë të madhe nga PD e Berisha që lidhet me ministrin tuaj dhe Emiliano Shullazin. Pse vjen kjo akuzë?
Është qëllimi i PD për të tërhequr vëmendjen nga gjërat themelore. Ata janë përpjekur të ngrenë furtunë në gotë. Rastin e Shullazit e fryjnë si tullumbace dhe iu plasi në dorë. Ju i keni deklarimet e ministrit të Brendshëm në parlament, më nxirrni një fakt dhe unë jap dorëheqjen. E kundërta, do jepni dorëheqjen ju. Pavarësisht që çështja i është referuar Prokurorisë që në datën 3 shkurt, i është ri-referuar në datën 16 mars me dokumente të sakta, pra policia e shtetit e ka bërë pjesën e vet të punës dhe rasti që “denoncoi” Berisha për Rektorin, ishin krejt ndryshe nga ato që kishte referuar në dosjen penale Policia e Prokuroria. Ku qëndron lidhja e Tahirit këtu?

Çfarë ndodhi me akuzat ndaj SHISH për përgjimin e opozitës?
Kontrolli për këtë nuk ka mbaruar ende. E kemi thërritur disa herë kreun e SHISH, ka raportuar për çështje të rendit dhe sigurisë, besoj se në këtë drejtim gjendja është nën kontroll dhe SHISH ka investuar në këtë drejtim. Vetë qeveria e ka mbështetur shërbimin informativ me resurse, duke rritur buxhetin, vetëm me synimin që SHISH të jetë në operacion të plotë për të zbatuar misionin e tij.

S’keni më pakënaqësi ndaj SHISH?
Kontrolli nuk ka mbaruar akoma. Pakënaqësia është e tillë që unë besoj se, materialet që përgatit SHISH ndahet në më tepër degëzime sesa degëzimet ligjore që ka për detyrë ai, krahas institucioneve ligjore, pra Presidenti, Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, ka edhe një degëzim tjetër të rrjedhjes së informacioneve, për tek ish shefi i tij.

Ka disa vrasje të bujshme por të pazbuluara, si bankieri Santo, ka ndonjë informacion se çfarë po ndodh realisht?
Unë nuk kam ndonjë informacion zyrtar për të ndjerin Santo dhe ish deputetin Xhindi, por po iu them një kundër pyetje, a mund të më thuash kush e ka vrarë Kennedin? Këto janë gjëra që, edhe nëse dihen nga Policia, në momentin që nuk ke prova, bëhesh pjesë e baltës së përditshme mediatike e politike…

Kthehemi te PS, mesa duket i hoqët telashet e fundit, si Blushi p.sh?

S’besoj se ishte telash. Ai është deputet siç jam unë dhe shumë të tjerë. PS ka treguar se aktualisht në tregun e partive politike nga 92-shi ne jemi partia më demokratike, ka debat, kritika, por kufiri i lejueshëm moralisht dhe të qenurit pjesë e një ideologjie, grupimi e programi e ka në dorë secili prej nesh.

Aleati juaj, z.Meta ka qenë shumë i qetë, duke mos u përzier fare në çështjen Berisha…Çfarë do të thotë për ju ky qëndrim? Është shenjë krisje e mazhorancës?

Jo. kryetari i parlamentit ka treguar se është i linjës së demokratizimit sa më të thellë dhe sa më të gjerë të strukturës së parlamentit. Duke patur parasysh gjithë ato vuajtje kur ishte Jozefina kryetare e Parlamentit, ai ka dhënë liri. Mund të ketë dhënë minuta më tepër se u takojnë, por le t’ia japë Saliut se Saliu broçkulla nxjerr nga goja. Mazhoranca jonë është solide, e qëndrueshme dhe e fortë. Besoj se do ta tregojmë edhe në 2017-ën, edhe më thellë.

8 komente në ““Kreu i SHISH i çon informacione Berishës””

  1. PETRIT VJOSA says:

    PORDHET E PLAKUT TE VICIDOLIT DHE DRITAT E EMERGJENCES SE ADRIATIK LLALLES

    – Ne krye te akuzes shqiptare apo ne qeli nen akuze !?
    – Cironka Shullazi dhe padrinot e Mafias se Tiranes dhe “bandes se gangstereve” te saj

    Jo sot…
    1- Qysh diten kur ofendoi me gjuhe prej rrugaci kolegun e tij Hajdari ne mbledhjen e
    e prokuroreve te mbare vendit.
    2- Qysh diten kur grushtoi si nje halabak kolegun e tij Hajdari , Kryetar i Shoqates se Prokuroreve te Shqiperise ne syte e lemerisur te prokuroreve Shqiperise…
    3- … Edhe nje rrugac ordiner arrestohet nga policia kur kercenon e aq me teper grushton nje qytetar tjeter jo me kryprokurori i Shqiperise Kryetarin e Shoqates e Prokuroreve te Shqiperise… Nuk eshte pa faj edhe Hajdari qe jo vetem nuk iu pergjigj me te njejten monedhe Adriatik Palles! Si mund te mbroje ligjin nje prokuror kur nuk eshte ne gjendje te mbroje vetveten!?
    4- Qysh diten kur “me urgjence” levizi, ngriti ne detyre e gradoi nje lukuni prokuroresh te perfolur e denoncuar jo vetem per paaftesi por edhe per afera korruptive sipas sherbimeve dhe tarifave, qe i kane paguar atij te njohura si “taksat e korrupsionit” dhe kontratave te fshehta me Padrinot e Mafias shqiptare Sali Meten per sherbime ne te ardhmen
    5- Qysh diten kur iu mohua viza kryprokurorit te Durresit nga Ambasada amerikane si pjese e “delegacionit” te tij per nje konference te nje shoqate nderkombetare juristesh e jo si i ftuar zyrtarisht nga FBI-ja amerikane, sic mashtroi Llalla ne Tirane dhe sic u detyrua te rrefehet nga “Zerin e Amerikes”.
    Kush pagoi per shpenzimet e udhetimit, tarifat e pjesemarrjes ne konference, per hotelet, dietat e sherbimit… Taksapaguesi shqiptar apo Llalla e co.!? Ta hetoje KL(e)SH i Leckajt!
    6- Qysh diten kur mashtroi shqiptaret per delegacionin e Prokurorise se Pergjithshme qe do te takohej me drejtorin e FBI-se amerikane dhe nuk u prit as nga portieret e saj .
    7- Qysh diten kur u zgerlaq keqazi nga Zeri i Amerikes ne intervisten me te turpshme te nje funksionari te larte shqiptar qysh kur eshte krijuar ajo.
    8- Asnje pergjigje konkrete… Pergjigje kodra mbas bregut… Genjeshtra nga me te trashat per cdo pyetje te holle te saj.
    9- Qysh diten qe jo vetem nuk e pranoi ta nenshkruante por as ta takonte drejtori i FBI-se, syshqiponjave amerikane … Pse!?
    10- Qysh diten kur nuk e besojne shqiptaret kryeprokurorin, kryegjykatesin e larte, KLD-es, Presidentin jo vetem me te paafte te vendit te vet, si mund ta besojne amerikanet qe dine per ta me shume se ai di per veten e tyre.
    11- Qysh diten kur Ana Veizi ( Ana Franku shqiptare ), nusja e vellai i Aleks Nikes, familjaret e 4 viktimave te 21 janarit dhe Gerdecit, te Otrantos e 1997-es u drejtohen Gjykates se Strasburgut ( ne fakt duhet ti drejtoheshin Gjykates Nderkombetare se Hages sepse behet fjale per krime te mirefillta kunder njerezimit ) e jo Prokurorise se Pergjithshme, Gjykates se Larte, KLD-es, kryetarit te shtetit qe i ekzekutoi pa gjyq e ne Bulevardin ku nuk guxoj te ekzekutoje as nazi-fashizmi dhe as komunizmi…
    12- Qysh diten kur nuk e besojne shqiptaret kryeprokurorin, krygjykatesin e larte, KLD-es, Presidentin jo vetem me te paafte te vendit te vet, si mund ta besojne amerikanet qe dine per te me shume se ai di per veten e tij.
    14- Qysh ditet kur Plaku nga Vicidoli dhe banda e tij kusare e vrastare, ” Qeveria e tij e gangstereve” dhe ” Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit” kapi dhe nuk po leshon kurrsesi te gjitha hallkat e drejtesise dhe te shtetit shqiptar .
    15- Qysh diten kur ne vend te homologut shqiptar Adriatik Balla, Drejtori i Pergjithshem i FBI-se amerikane nenshkroi marreveshjen e bashkepunimit per Byrone Kombetare te Hetimit, me ministrin e me te suksesshem ne historine e Shqiperise Saimir Tahiri ne prani te kryeministrit Edvin Rama.
    Pse!? Sepse amerikanet si askush tjeter te shohin , te vleresojne punen e jo gunen e shqyer te nje kryeprokurori qe nuk ka nisur asnje hetim serioz per aferat me te renda te korrupsionit ne historine e Shqiperise duke nisur nga… Autostrada e kusarise se kombit e deri tek CEZ-i, nga Gerdeci e deri tek 21 janari, nga Fazlici e deri tek Fullani, qe nga vrasja makaber e gjyqtarit Ikonomi e deri tek ekzekutimi nen hunden e tij i Artan Santos, qysh nga shkarkimi i Ina Rames e deri tek vete emerimi i tij me kontrate besnikerie e impuniteti nga Mafia politiko- financiare e Tiranes e me tej.
    Cdo njeri prej fakteve te mesiperm do te mjaftonte qe Adriatik Llalla sot te ishte ne burg e jo ne krye te organit qe ka per detyre te shenjte e ligjore hetimin, ndalimin dhe goditjen e krimit dhe korrupsionit qe po ia ze frymen e merr shpirtin demokracise shqiptare.
    Shqiptaret jane ngopur me sirenat e alarmit dhe “mbledhjet urgjente” te nje kryeprokurori sharlatan qe prodhon show mediatik, por qe nuk ka hetuar, kopsitur asnje dosje te plote ne keto pese vjet… Te pakten te kishte apeluar vendimet skandaloze te gjyqtareve te sterkorruptuar te dosjeve te Fullanit, Tafajt.
    Me siguri keshtu do te veproje edhe me ceshtjen e Kseres, per te cilin edhe amerikanet kane informacion te sakte se, midis te tjerash bashke me sekseret e tij, eshte marre edhe me trafik njerezor duke shitur viza amerikane, deri ne 25 mije euro copa per shqiptare qe kurre nuk kane punuar ne ministrine e tij.
    Kaq eshte edhe cmimi qe paguajne shqiptaret tek Mafia italiane dhe Greke e pasaportave dhe vizave per ne SHBA.
    Ne vend te flinte pas kangjellave te burgut Adriatik Llalla jo vetem po fle por edhe po majmet nga kllapia e tij totale mbi dosjet e krimit dhe korrupsionit.
    Me kete mbledhje urgjente Adriatik Llalla dekonspiroi edhe me keq veten si kryeprokuror me kontrate nga Mafia politike e Tiranes…
    Sa leshoi ajo nje pordhe me ere plaku i Vicidolit per Shullazin , u ndezen dritat e emergjences ne zyrat e pergjumura te Llalles.
    E cdo shqiptar, pervec Adriatik Palles e di dhe sheh se Shullazi eshte vetem nje cironke perballe peshkaqeneve e Padrinove te Mafias se Tiranes dhe “bandave te tyre te gangstereve”, sic e pat quajtur plot 20 vjet me pare ” The Times” e Londres qeverisjen e Sali Berishes !

    Petrit Vjosa, London

  2. stili says:

    Po mirë more z.Çuko,kujt I ankohesh ,prokurori është në vartësi të kryeministrit,bile edhe ky e tari I SH.I.SH.,atëherë përse nuk I përzini ,po I mbani akoma në shërbim të Berishës,,,,?Kjo flet shumë dhe ju nxjerrë fare lakuriq.Edhe ju talleni ,bile bukur fare me zgjedhësit tuaj.

  3. e verteta says:

    Qytetari dixhital….dihet, dihej


    Mjaft me thashetheme, ka thyer ligjin?

  4. Edi. NYC/USA says:

    Visho Ajazi u zgjoth nga Sali Berisha që është agjent ish UDB’së Jugosllave, e tani agjent i Serbisë e me urdhër të sajë emëruan Visho Ajazi si drejtues te SHISH.
    Visho Ajazi, agjent i Serbisë

  5. vata says:

    YES YES
    PORDHET E PLAKUT TE VICIDOLIT DHE DRITAT E EMERGJENCES SE ADRIATIK LLALLES
    – Ne krye te akuzes shqiptare apo ne qeli nen akuze !?
    – Cironka Shullazi dhe padrinot e Mafias se Tiranes dhe “bandes se gangstereve” te saj
    Jo sot…
    1- Qysh diten kur ofendoi me gjuhe prej rrugaci kolegun e tij Hajdari ne mbledhjen e
    e prokuroreve te mbare vendit.
    2- Qysh diten kur grushtoi si nje halabak kolegun e tij Hajdari , Kryetar i Shoqates se Prokuroreve te Shqiperise ne syte e lemerisur te prokuroreve Shqiperise…
    3- … Edhe nje rrugac ordiner arrestohet nga policia kur kercenon e aq me teper grushton nje qytetar tjeter jo me kryprokurori i Shqiperise Kryetarin e Shoqates e Prokuroreve te Shqiperise… Nuk eshte pa faj edhe Hajdari qe jo vetem nuk iu pergjigj me te njejten monedhe Adriatik Palles! Si mund te mbroje ligjin nje prokuror kur nuk eshte ne gjendje te mbroje vetveten!?
    4- Qysh diten kur “me urgjence” levizi, ngriti ne detyre e gradoi nje lukuni prokuroresh te perfolur e denoncuar jo vetem per paaftesi por edhe per afera korruptive sipas sherbimeve dhe tarifave, qe i kane paguar atij te njohura si “taksat e korrupsionit” dhe kontratave te fshehta me Padrinot e Mafias shqiptare Sali Meten per sherbime ne te ardhmen
    5- Qysh diten kur iu mohua viza kryprokurorit te Durresit nga Ambasada amerikane si pjese e “delegacionit” te tij per nje konference te nje shoqate nderkombetare juristesh e jo si i ftuar zyrtarisht nga FBI-ja amerikane, sic mashtroi Llalla ne Tirane dhe sic u detyrua te rrefehet nga “Zerin e Amerikes”.
    Kush pagoi per shpenzimet e udhetimit, tarifat e pjesemarrjes ne konference, per hotelet, dietat e sherbimit… Taksapaguesi shqiptar apo Llalla e co.!? Ta hetoje KL(e)SH i Leckajt!
    6- Qysh diten kur mashtroi shqiptaret per delegacionin e Prokurorise se Pergjithshme qe do te takohej me drejtorin e FBI-se amerikane dhe nuk u prit as nga portieret e saj .
    7- Qysh diten kur u zgerlaq keqazi nga Zeri i Amerikes ne intervisten me te turpshme te nje funksionari te larte shqiptar qysh kur eshte krijuar ajo.
    8- Asnje pergjigje konkrete… Pergjigje kodra mbas bregut… Genjeshtra nga me te trashat per cdo pyetje te holle te saj.
    9- Qysh diten qe jo vetem nuk e pranoi ta nenshkruante por as ta takonte drejtori i FBI-se, syshqiponjave amerikane … Pse!?
    10- Qysh diten kur nuk e besojne shqiptaret kryeprokurorin, kryegjykatesin e larte, KLD-es, Presidentin jo vetem me te paafte te vendit te vet, si mund ta besojne amerikanet qe dine per ta me shume se ai di per veten e tyre.
    11- Qysh diten kur Ana Veizi ( Ana Franku shqiptare ), nusja e vellai i Aleks Nikes, familjaret e 4 viktimave te 21 janarit dhe Gerdecit, te Otrantos e 1997-es u drejtohen Gjykates se Strasburgut ( ne fakt duhet ti drejtoheshin Gjykates Nderkombetare se Hages sepse behet fjale per krime te mirefillta kunder njerezimit ) e jo Prokurorise se Pergjithshme, Gjykates se Larte, KLD-es, kryetarit te shtetit qe i ekzekutoi pa gjyq e ne Bulevardin ku nuk guxoj te ekzekutoje as nazi-fashizmi dhe as komunizmi…
    12- Qysh diten kur nuk e besojne shqiptaret kryeprokurorin, krygjykatesin e larte, KLD-es, Presidentin jo vetem me te paafte te vendit te vet, si mund ta besojne amerikanet qe dine per te me shume se ai di per veten e tij.
    14- Qysh ditet kur Plaku nga Vicidoli dhe banda e tij kusare e vrastare, ” Qeveria e tij e gangstereve” dhe ” Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit” kapi dhe nuk po leshon kurrsesi te gjitha hallkat e drejtesise dhe te shtetit shqiptar .
    15- Qysh diten kur ne vend te homologut shqiptar Adriatik Balla, Drejtori i Pergjithshem i FBI-se amerikane nenshkroi marreveshjen e bashkepunimit per Byrone Kombetare te Hetimit, me ministrin e me te suksesshem ne historine e Shqiperise Saimir Tahiri ne prani te kryeministrit Edvin Rama.
    Pse!? Sepse amerikanet si askush tjeter te shohin , te vleresojne punen e jo gunen e shqyer te nje kryeprokurori qe nuk ka nisur asnje hetim serioz per aferat me te renda te korrupsionit ne historine e Shqiperise duke nisur nga… Autostrada e kusarise se kombit e deri tek CEZ-i, nga Gerdeci e deri tek 21 janari, nga Fazlici e deri tek Fullani, qe nga vrasja makaber e gjyqtarit Ikonomi e deri tek ekzekutimi nen hunden e tij i Artan Santos, qysh nga shkarkimi i Ina Rames e deri tek vete emerimi i tij me kontrate besnikerie e impuniteti nga Mafia politiko- financiare e Tiranes e me tej.
    Cdo njeri prej fakteve te mesiperm do te mjaftonte qe Adriatik Llalla sot te ishte ne burg e jo ne krye te organit qe ka per detyre te shenjte e ligjore hetimin, ndalimin dhe goditjen e krimit dhe korrupsionit qe po ia ze frymen e merr shpirtin demokracise shqiptare.
    Shqiptaret jane ngopur me sirenat e alarmit dhe “mbledhjet urgjente” te nje kryeprokurori sharlatan qe prodhon show mediatik, por qe nuk ka hetuar, kopsitur asnje dosje te plote ne keto pese vjet… Te pakten te kishte apeluar vendimet skandaloze te gjyqtareve te sterkorruptuar te dosjeve te Fullanit, Tafajt.
    Me siguri keshtu do te veproje edhe me ceshtjen e Kseres, per te cilin edhe amerikanet kane informacion te sakte se, midis te tjerash bashke me sekseret e tij, eshte marre edhe me trafik njerezor duke shitur viza amerikane, deri ne 25 mije euro copa per shqiptare qe kurre nuk kane punuar ne ministrine e tij.
    Kaq eshte edhe cmimi qe paguajne shqiptaret tek Mafia italiane dhe Greke e pasaportave dhe vizave per ne SHBA.
    Ne vend te flinte pas kangjellave te burgut Adriatik Llalla jo vetem po fle por edhe po majmet nga kllapia e tij totale mbi dosjet e krimit dhe korrupsionit.
    Me kete mbledhje urgjente Adriatik Llalla dekonspiroi edhe me keq veten si kryeprokuror me kontrate nga Mafia politike e Tiranes…
    Sa leshoi ajo nje pordhe me ere plaku i Vicidolit per Shullazin , u ndezen dritat e emergjences ne zyrat e pergjumura te Llalles.
    E cdo shqiptar, pervec Adriatik Palles e di dhe sheh se Shullazi eshte vetem nje cironke perballe peshkaqeneve e Padrinove te Mafias se Tiranes dhe “bandave te tyre te gangstereve”, sic e pat quajtur plot 20 vjet me pare ” The Times” e Londres qeverisjen e Sali Berishes !
    Petrit Vjosa, London
    PËRGJIGJJUNI
    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *
    Koment

    Emër *

    Email *

    Site Web

    POSTOJE KOMENTIN
    Notify me of follow-up comments by email.
    Notify me of new posts by email.
    TemA TV live streaming

    BLOGU TEMA

    Ema Andrea dhe barbarët
    Ema Andrea dhe barbarët
    26 Prill, 2016 19:14 | 4 Comments
    Artur Zheji: Mëkati i Doktor Berishës ( dhe një thumb për papagallët mediatikë të Saliut)
    Artur Zheji: Mëkati i Doktor Berishës ( dhe një thumb për papagallët mediatikë të Saliut)
    26 Prill, 2016 16:09 | 20 Comments
    Marionetat shqiptare të Erdoganit
    Marionetat shqiptare të Erdoganit
    26 Prill, 2016 10:57 | 22 Comments
    Një përgjigje e Ramës për britanikët
    Një përgjigje e Ramës për britan YES

  6. La Fonten says:

    Ky Arben Cuko, mos eshte gjo noj i afert i Lenka CUkos?
    Jo per gjo, po po dalin te gjitha keta “Rilindasit” pasardhes te Komitetit Qendror …………. gjithsesi ka plot dhe nga keta te tjeret qe kane pasur nga 2-3 emra te ndryshem ne gjendje civile.
    Keshtu qe…….. perpara shoku, drejt idealit te ri ……

  7. Kola says:

    Po ti conte informacione vetem Berishes, do ishte gjysma e se keqes, por ky mut i con informacione edhe CIA-a FBI dhe UDB. Keto qelbesira antishqiptare duhen bere zap.

  8. Illyrians says:

    Interviste pa bereqet, nuk ka nevoje te pyesim e te bejme intervista per gjera qe dihen;

    Saleh serbi ka ende ne dore shtetin shqiptar, ne Presidence ka ate uturakun, egjiptianin pa mustaqe, Nishan sakatin, ne Kryeprokurori ka ate gjizen, Dhallen, qe ka kaq vjet qe fle gjume me gerhima mbi dosjet qe kullojne gjak, kurse ne Sherbimet e Brendshme Sekrete ka 007, Ajazin. Ne çdo vend te botes nese ke ne dore keto institucione, ke ne dore shtetin “de facto”, mazhoranca le te mbaje ministrite e arsimit, ekonomise, energjetikes, etj etj, pushtetin realisht e ka ne dore Saleh haleja. Pa u bere reformat ne drejtesi dhe pa u pastruar shteti shqiptar nga llumi berishian, ky vend do vazhdoje te zhytet gjithnje poshte e me poshte.
    P.S – te ky pastrim duhet te futen edhe disa elemente nga PS-ja apo aleatet e saj, si psh, Lilo shtanga and Company..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje