Mblidhet komisioni hetimor i “CEZ”, Balla: 414 mln euro dëm, do dëshmojë Berisha dhe ministrat e tij

26 Prill 2016, 11:10Politika TEMA

Është mbledhur paraditen e së martës komisioni hetimor për çështjen “CEZ”, që në fokus ka patur privatizimin e OSSH-së.

Fillimisht, deputeti socialist Ulsi Manja është zgjedhur sekretar i komisionit hetimor, ndërkohë që deputetët e opozitës nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhje.

Në fjalën e tij, kryetari i komisionit, Taulant Balla ka deklaruar se, “procesi i privatizimit të OSSH-së ka nisur pa ditur vlerën e aseteve të kompanisë”.

“OSSH nuk ka qenë e gatshme për të filluar procesin e privatizimit”, ka thënë Balla.

Në fjalën e tij, kryetari i komisionit, Taulant Balla ka deklaruar se për të dëshmuar për këtë cështje do të thirret edhe Berisha dhe ish-ministrat e qeverisë së tij.Dëmi sipas tij i shkaktuar është 414 mln euro. Po ashtu do të thirren edhe ish-drejtues të Entit Rregullor të Energjisë.

“Totali i dëmit të shkaktuar konsumatorit dhe financave të KESH sh.a është 414 mln euro ose 57 miliardë 931 milionë e 41 mijë 292 lekë të reja. Duke qenë në në procesin e privatizimit janë përfshirë shumë institucione të pavarura. Është përgjegjësi i e Kuvendit që përmes këtij komisioni të kryejë një hetim të plotë paralmentar për të evidentuar respektin e legjislacionit dhe mbrojtjes së interesave të shtetit shqiptar gjatë procedurës së privatizimit.”-tha Balla.

1 komente në “Mblidhet komisioni hetimor i “CEZ”, Balla: 414 mln euro dëm, do dëshmojë Berisha dhe ministrat e tij”

  1. andromeda says:

    Vë bast me Ballën që SB s’ka për t’u paraqitur në asnjë komision. Ai duhet të parqitet vetëm para një drejtësie të reformuar, pa Nishanëra, llallëra e Visho Ajazëra, dhe më pas vrapin për në burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje