Zbardhet pasuria e çiftit kryeministrit Edi dhe Linda Rama gjatë vitit 2015.
Në deklaratën e pasurisë së bërë pranë ILDKP-së në mes të këtij muaji, rezulton se çifti Rama ka shlyer një këst kredie në një bankë të nivelit të dytë, teksa pjesë e deklarimit janë dhe të ardhurat e djalit Gregor.
Sa i përket pasurive të paluajtshme, në deklaratë Edi Rama rezulton pronar i një apartamenti të fituar me privatizim, me vlerë 5,4 milionë lekë, bashkëpronar me Linda Ramën i shtëpisë në Surrel merr vlerë ndërtimi 39 milionë lekë e me sipërfasqë të padeklaruar.
Pasuri të paluajtshme
1) pronar me 100% i apartament banimi Tiranë, tip parafabrikat me sip. 59 m2 , fituar me privatizim, sipas rivlerësimit të 2012 vlera 5 422 100 lekë.
2) pronar me 100% të studio artisti Tiranë, sip. 65 m2, me trashëgimi nga babai, me vlerë të raportuar 2 500 000 Lekë.
3) bashkëpronar me 50% e ku 50% të tjera pjesë e regjimit martesor me bashkëshorten Lindita RAMA, shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39 607 741 lekë, vendndodhja e shtëpisë në fshat Surrel, Komuna Dajt, pasuri që justifikohet me dokument leje ndërtimi, momenti i deklarimit pa titull pronësie.
4) bashkëshortja Lindita Rama si e pavarur nga regjimi martesor është pronare me 100% e apartament sip. 146.15 m2 + verandë 68 m2 + garazh 17 m2, vendndodhja Tiranë, blerë me pjesë në 2015 dhe 2009.
5) bashkëshortja Lindita Rama e pavarur nga regjimi martesor është pronare e tokë arë me sip. 4 483.5 m2 Surrel, Dajt, blerë në vitet 2005 dhe 2009, me titull pronësie për tokë arë.
Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti)
1) gjendje e datës 10. 09. 2013 në llogari bankare personale në vlerë 2 007 789,3 lekë, burim të ardhurash paga e mëhershme dhe shitja e librit “Kurban”.
2) kesh (cash) në vlerën 988 700 lekë, burim i të ardhurave kursime personale.
3) kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiarë të pashlyer – 336 383 lekë , e marrë në datën 12. 05. 2000 me principal 2.5 milion lekë, afat shlyerje 15 vjet, interes bazë 3%.
4) detyrim i papaguar subjektit ndërtues të “shtëpisë së banimit në Surrel” me vlerë – 12 056 241 lekë, detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten.
5) detyrim i papaguar i qira vjetore apartament banimi sipas kushtit për pagim një herë në vit, vlera e detyrimit -573 280 lekë detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten.
6) Zonja Lindita Rama në cilësinë e bashkëshortes dhe me të drejta të pavarura nga regjimi martesor, zotëron vlerën e dhënë si hua të tretëve prej 70 000 euro, hua pa interes, e papërcaktuar data e huadhënies.
7) bashkëshortja Lindita Rama zotëron gjendje llogari bankare më 10. 09. 2013 në vlerën 6 206 644.3 lekë, deklarohet 100% pjesëtare.
Sende me vlerë
1) posedues i një koleksion me krijimtari artistike të babait, koleksion i trashëguar.
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet
Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit
Të ardhura nga krijimtaria artistike: shitje libri Kurban, shitje punë artistike vlera neto me detyrime tatimore të zbritura 2 694 009 (dy milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntë) lekë.
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
1) Zonja Lindita Rama, Shtuar në llogarinë personale në bankë gjatë vitit 2015 vlera 3 044 470 lekë.
2) Zonja Lindita Rama shtuar Gjendja Cash shtuar me 115 000 lekë.
3) Zonja Linda të ardhura nga paga dhe puna si eksperte në vlerë neto pas pagimit të detyrimeve tatimore 1 929 676 (një milion e nëntëqind e njëzet e nëntë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë.
4) Zonja Linda Rama të ardhura nga qira apartamenti në vlerë neto pas pagesës së detyrimeve tatimore 1 939 237 (një milion e nëntëqind e tridhjetë e nëntë mijë e dyqind e tridhjetë e shtatë) lekë.
5) Zonja Linda Rama të ardhura nga interesa bankare vlera neto pas zbritjes së detyrimit tatimor 4 294 (katërmijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër) lekë.
6) Zoti Gregor Rama fituar nga shitja e veprave të artit 3 400 Euro.
7) Gregor Rama pakësuar një llogari bankare me minus 197 629 lekë.
8) Llogari Bankare pa ndryshime.
9) Llogari bankare në EU shtuar me plus 50.
HA HA HA HAAAAAA!!
A eshte dikush, ndonje profesionist i fushes, pa mendime dashakeqese partiake, te na i ktheje keto shifra, ne euro ose dollare?.
Sinqerisht nuk i kuptoj keto shuma ne leke.
Budalliqe, e dime te gjithe qe nuk eshte pasuria e tyre reale.. Gjithsesi, Rama ne krahasim me hienat e çakejt e tjere politike, mund te quhet me “i varfri”..
psh nje send me vlere eshte dhe ora Chopard qe ka zoteria ne dore dhe kushton plot 98 mije euro.
Na more ti, Network Operations Centre (NOC)
Po oren ku e pe mor djale? Pa njeri ore ketu? Her mor folni, a pa njeri ndonje ore Chopard ketu?
Ja pra, e shikoni qe ore Chopard nuk ka patur. Edhe necqofte se ka patur, nuk ka qene e Edi Rames. Mund te kete qene e djalit, e dashnores se djalit, por Jo e Edit. Moret vesh?
Te nxjerre ndonje numer bankar ta ndihmojme te gjorin.
Keta jane te deklaruarat ne Shqiperi,ndersa te tjerat jane ne emer te shoqerive anonime te tijat dhe farefisit ne parajsat fiskale boterore.
Ata nuk deklarohen as atje ku jane regjistruar dhe jo me ne Shqiperi,te gjitha parate e shtetit ne keto firma dhe shoqeri investohen dhe depozitohen.
Sa qesharake qe jeni. “Zbardhet pasuria e kryeministrit dhe gruas se tij”. Po si u zbardh kjo pasuri,
nga deklaratat e tyre? A eshte i besueshem ky deklaracion? Edi Rama ne fund te mandatit te fundit si kryetar bashkie i Tiranes pati deklaruar 3 mije euro pasuri. Mbas ketij deklaracioni absurd plasi humori ne te gjitha rrjetet sociale sepse askush nuk mund ta besonte nje marrezi te tille te deklaruar nga personi qe drejtonte Bashkine e Tiranes prej 11 vjetesh, dhe per me teper i perfolur per aferat e tij korruptive me lejet e ndertimit. Mbas kesaj, perse duhet ta besojme tani? Me e ndershme do ishte te shkruanit-“Zbardhet 1% e pasurise se çiftit Rama”. Shiko çfare shkruhet ne deklarimin e vleres se keshtjelles te ndertuar ne Surel. -“Shtepi banimi me siperfaqe te padeklaruar. Pasuri qe justifikohet me dokument, leje ndertimi, momenti i deklarimit pa titull pronesie.” Si ka mundesi qe te pranohet per deklarim pasurie nje tallje e tille. Deklaron keshtjellen ne Surrel pa siperfaqe, pa vleren e mobilimit nga brenda, ne momentin e deklarimit pa titull pronesie dhe me ironikja ne kete mes eshte se shkruhet;-Pasuri qe justifikohet me dokument. Me ç’fare dokumenti justifikohen 390 miljon(leke te vjetra) ose 278 mije euro kur jo me larg se afersisht para pese vjetesh, deklaronte 3 mije euro pasuri. Mos u tallni me inteligjencen e njerezve me te tilla marrezi. Pasuria e Edi Rames(pa ditur ate te Lindes) perflitet per miljona euro dhe;-ku ka ze, nuk eshte pa gje, thote populli. Mos merrni persiper gjera qe nuk jeni te zote ti zbuloni dhe konfirmoni, ose me keq akoma, edhe nqs arrini ti zbuloni 100% nuk do keni guximin ti publikoni se ju var per koqesh burri i Lindes.
i ke marre nga librat e vicidolit,bravo.
Nje gje me ben pershtypje …qe lidhet me aktualitetin. Me larte shkruhet se ka nje shtepi parafabrikat 59 m.katrore me vlere 5.422.000 miljon leke. ta gezoje se eshte e tija. Por si shpjegohet qe gjithe shtepite qe po prishen ne te gjithe Shqiperine ………me rastin e shetitoreve, bulevardeve, rrugeve, lulishteve etj qe po ndertohen kane nje vleresim qesharak qe nuk kap as gjysmen e vleres se m.katroreve te shtepise se tij. A po çi qi temen……shtepite e popullit jane, te bejne çte duan.
rama vetem me vleren e rrobave qe vesh duhet qe ato te ardhura te deklaruara te jene ne euro dhe te shumezohen me 1000 minimalisht.
te tjerat jane tallje karius
Na u gezua shpirti me kete lajm. Kur ka udheheqesi yne, zere se i kemi edhe ne. Ai ne fund te fundit per te miren tone mendon, apo jo !?!
popull lafazan dhe thashethemexhish… keshtu do mbeteni se mendjen e keni vetem tek pasuria.. shikoni ata qe ju vpdhen 25 vite more derra… se keta te dy nuk kan pas ne dore gje te vjedhin dhe te vrasin… shihni ato qe kan edhe rroge jasht Shqiperie dhe ketu kan ashensore private ne shtepit e tyre,, plus qe vilar nuk u mungojne ne vende me te mira ne vend… keta si kan me djers o popull injorant.. nese nuk besoni si te njeri apo tek derrat e 25 viteve droge vrasje e mashtrimeve qe ju bene , penalizoheni … mos merrni neper goje ata qe punojne me djerse.. se per 3 vite.. nuk artijne kurr pasurrin e atyre qe sdin as vete sa pasuri kane..
Po 200 milione Eurot qe Edvin Rama ua ka vjedhur shqiptareve sipas OSBE-se?
Si thua ti nina kurva, meqe na quan dhe derra,,,ato qe vidhen pas Berishes nuk duhet te llogariten fare?
Kush duhet te penalizohet, se po na tremb jashte mase..
“Zbardhet”,mos e llatarisni fare. “Zbardhet pak ,aq sa duhet” eshte terminogjia e duhur.
Ta zbardhesh duhen vite dhe nja 300-400 persona vetem per lejet e ndertimit
Kryeministri na cuditi jo vetem em shifrat qe ka fituar (kaq pak) dhe sa ka shpenzuar (kaq shume) – por te ben pershtypje qe Linda paska marre kredi ME INTERES (3%) nga bankat dhe ka dhene kredi PA INTERES (70 mije euro) dhe pa fat shlyerje!? kaq budallenj jane keta cifti kryemistror i Shqiperirise???? Keshtu na del qe ata s’dine te manxhojne drejt parate e tyre ….. pa le me pastaj parate e taksave te popullit !!!!!! Hellooo!!!
E dyta aty nuk thuhet asnje shifer per shpezimet normale te vitit – qe te behet balanci total:
sa ishin + sa kane hyre (fituar) = sa kane dale (shpenzuar) + sa kane kane mbetur. Vetem keshtu mund te kuptohet, se perndryshe hajde e mere vesh sa ca eshte bere dhe ku kane shkuar parate.
Miku ish – Presidentit Berisha.
…. Bravo Z.Rama dhe Z.Linda
… deri me sot askush nga ata te zbriturit apo te ardhurit ne Tirane (pra jo Tirans) maloke apo provinciale nuk kane bere delarime kaq me ndershmeri.
…. Edhe pse erdhen pa kontroll, ne Tirane, sot kerkojne llogari Tiransve per tokat e tyre, nderkohe qe kane bere miljona me rruge jo ligjore (pushtim tokash, pa paguar elektrik, uje, taksa … )
… Keta te zbriturit 26 vjet vetem kane bere dhe jetuar ashtu sic jetonin andej nga erdhen ne Tirane me kazma dhe arme ne duar zaptuan me dhune godina te ndryshme, vodhen tulla dhe puseta duke shkaterruar mure cerdhesh , kopshesh, shkollash, fabrika, uzinat qe kishte TIRANA dhe ku punonin Tiransit qe u detyruan te lene qytetin e tyre ku u linden, rriten, shkolluam dhe punuam per vite e vite me rradhe, sepse u habiten dhe “llaftarisen” cfare po benin te znriturit nga malet dhe provincat me qytetin e tyre
…. sot keta te ardhur/zbritur as qe kane mendje te punjne si Tiransit me pare, por vetem te rrine neper kafenera gjithe diten, gjoja shkojne ne shkolle, vajzat te terra buze-carra dhe te ballcamosura komplet kabardisen dhe tunden me ate injorancen e tyre ju pelqen vetja edhe pse te shemtuara dhe bera si “manekinat” e dyqaneve kerkojnevetem zyra dhe punera qe te mos lodhesh
…. prandaj SHQIPERIA eshte katandisur keshtu sot – pa intelektuale te mirefillte, te cilet “ATA” duhet te drejtonin vendin sot.
Shqiperia sot “turpi” ne mes te Europes ku behen thirrje per lufte tjeter civile nga “ATA” te zbriturit / ardhurit …. dhe askush nuk flet apo drejtohet Drejtesise.
Ka harruar Kumbllat e kuqe, palmat e Tiran-Vore …….. dhe nga nje kat pallati per cdo pallati te ndertuar kur ka qene kryeminister!!
Dhe ta mendosh mire, keto jane prona qe i di gjith Tirona!!
Ti gezojne te gjitha kane punuar dhe punojne prandaj i meritojne nqse i kane .Zonja Linda dhe Zoti Edi pershendetje jeni shume te mire pervecse jeni edhe nje cift ideal
kjo eshte tallje cari….kepusni more qafen qafira te ndyre! Ramushkarushi dhe lindashushka!
Nuk e kuptoj per c’far i thua bravo Rames,per deklarimin e pasurise apo per vjedhjet.Si ka mundesi qe i thuhet bravo Rames kur para tre vjetesh deklaroi pasuri vetem 3000 euro dhe sot edhe sikur ti marrim per origjinale keto qe ka treguar jane qindra mijera.nuk ka asnje te dhene se nga kane ardhur keta leke kur po ti mbledhesh te gjitha te ardhurat e Rames perfshire rrogen,librin dhe pikturat nuk arrijne shumen e gjysmes se shtepise pa llogaritur ato qe nuk i ka deklaruar.Si ka mundesi qe te gjitha grate e ministrave dhe deputeteve tane kane gjithmone me shume pasuri se ketadhe asnje nuk i pyet se si e kane vene.