Përgjigja e Ramës përmes “The Times”: S’jemi model për t'u matur Britania

26 Prill 2016, 07:21Politika TEMA

The Times do të publikojë sot një editorial të kryeministrit Edi Rama, një përgjigje ndaj deklaratës së ministrit të Drejtësisë së Britanisë së Madhe i cili lidhur me Brexit (daljen e Britanisë nga BE) mori shembull Shqipërinë

“Ideja e  Michael Gove’s eshte e çuditshme” mban titullin shkrimi.

Kryeministri këmbëngul në shkrimin e “The Times” se vendi i tij nuk duhet të merret si model për jetën jashtë Bashkimit Europian.

“Marrëdhëniet e Shqipërisë me BE nuk janë një model me të cilin mund të matet Britania” thote Rama.

Shqipëria, u përfshi në referendumin për të qëndruar apo për të dalë nga BE-ja të Mbretërisë së Bashkuar pasi një lider i fushatës “Të dalim” tha se Britania mund të bëhej një skuadër me Serbinë, Bosnjen dhe Shqipërinë në një zonë të tregtisë së lirë me të dalë nga BE-ja.

Ideologu kryesor i Konservatorëve dhe sekretari britanik i Drejtësisë, Michael Gove ka tërhequr përçmim për deklaratën e bërë, ku ekspertët dhe kundërshtarët e tij, pro-Europë nxituan ta quanin referencën e Shqipërisë së varfër një gabim taktik.

Duke shkruar për Financial Times, Gideon Rachman tha se sugjerimet se Shqipëria mund të jetë një model i përshtatshëm biznesi për një Britani pas-daljes ishin “një gafë e rrezikshme”.

“Opsioni shqiptar është marrë me shaka nga fushata “Të Qëndrojmë” dhe për arsye të kuptueshme,” shkroi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje