Nuk jam as gazetari i parë dhe as i fundit, por ishte e para herë që më ndodhte, kur një mysafir pak para takimit në studio çon lajm se nuk vjen. Ky ishte Edi Paloka, kryetar i grupit parlamentar të PD-së. Pas disa javësh që kërkoja të kisha në studion e Shih Programin në RTSH, një zë të opozitës, zyra e shtypit e PD më konfirmoi ditë më parë se Edi Paloka do të ishte të hënën në studio. U bë reklama lajmëruese si ndodh me të gjithë mysafirët dhe disa ditë me radhë kemi njoftuar në publik këtë bisedë. Pak para rregjistrimit më thonë se Paloka nuk vjen, ndaj më këshillojnë të bëj si të mundem dhe të gjej mysafirë të tjerë.
Jo këtë nuk mund ta bëj, sepse kam respekt për ata që ftoj në studio dhe askënd prej tyre si në qeveri, si në opozitë nuk i kam për gomë rezervë. Ndaj, dola para publikut dhe shpjegova ndodhinë. E gjitha kjo ngjau ditën, kur opozita sërish bojkotoi Kuvendin, reformën në drejtësi dhe me ç’duket programin e Kel Demit.
Unë e di përse nuk erdhi Paloka, e di përse nuk vjen Grida, Luli apo Ristani në studion time.
Ata nuk pëlqejnë qëndrimet e mia ndaj Partisë Demokratike, meqë nuk rresht pa ju përmendur që e bënë Lulin kryetar, pasi thyen kutitë e votimit dhe sot kanë gojë e flasin për demokracinë në PS.
Por, këto qëndrime, të cilat kurrë nuk kam për t’i fshehur, nuk kanë të bëjnë aspak me punën time si gazetar.
Kur udhëheq një bisedë bëj pyetje dhe jo koment, pres përgjigje për publikun që më ndjek, jo për vete.
Edhe me qeverinë nuk jam miqësor, por kur e kisha Ramën në studio e pyeta, m’u përgjigj.
Me kreun e shtetit bëra të njëjtën gjë, me Presidentin Thaçi, ministren e Kulturës, Arben Imamin, Majlinda Bregun e kështu me radhë.
Nuk di nëse kam lënë njeri pa intervistuar në Shqipëri e gjetkë, por respektoj profesionin tim, jo sepse jam nga ndonjë soj i pavarur, porse me këtë punë ushqehem, ndaj ta tradhëtoj e ta kthej në propagandë mbetem i papunë. Kaq e thjeshtë është.
Qëndrimeve të mia, si dhe ky shkrim, u vë emrin poshtë dhe i botoj në portale, gazeta, por nuk i këndoj në studio. Këtë bëj unë, këtë bëjnë dhe plot kolegë të tjerë që i kanë bojkotuar para meje.
Më poshtë po publikoj disa nga pyetjet që do i bëja Edi Palokës në këtë bisedë të pamundur, duke i uruar që bëfshi hajër, se me këtë komunikim që keni zgjedhur me gazetarët e mediat fitore të reja ju presin.
Çfarë u vendos sot në mbledhjen e grupit? Si do të vazhdojë rezistenca opozitare?
Cili është komenti juaj për dënimin me dhjetë ditë mospjesmarrje në Kuvend të deputetit Sali Berisha?
Ka një reagim shumë të ashpër të medias dhe politikës në lidhje me deklaratën e Berishës për të armatosur shqiptarët. Keni një koment?
Përse ju nuk patët një distancim nga kjo deklaratë?
A e dini që vetëm tre ditë më parë në Amerikë u shua një familje prej shtatë vetësh. Si mund të propozohen armët?
A e dini që një nga zhgënjimet e mëdha ndaj Obamës është moskalimi i një ligjit që ndalon shitjen e armëve në këtë vend?
A nuk tuteni se këto deklarata mund të legjitimojnë armët pa leje që janë në qarkullim?
I qëndroni bindjes se Strazimiri kishte një këllëf celulari në brez ditën e protestës?
Jeni i sigurtë që nuk duhet të bëni një vizitë tek okulisti?
Nuk ju frikëson fakti që njerëzit kanë më shumë frikë kaosin e 1997 se sa qeverinë?
Si e shpjegoni që një sondazh i Institutit Demokratik Amerikan e nxjerr opozitën shumë keq se qeverinë?
Në shtyp është shkruar se në një sondazh të bërë nga vetë ju rezulton që humbni dy mandate në Tiranë. Si është PD-ja në kryeqytet, meqë organizimi i ri ju ka lënë dhe pa kryetar dege?
Përse u zbehën gjer në zhdukje protestat e opozitës?
A premtuat në fillimvit se qeveria do të shihte ferrin me sy. Ky është ferri për qeverinë?
Përse Partia Demokratike duhet të merrej me çështjen e këndit të lojërave?
Përse nuk protestoni për pallatet që janë tek diga?
Sa ndërtues demokratë ishin atë ditë si ambjentalistë?
Përse të gjithë mendojnë se e vetmja arsye e shëndetshme që e mban Edi Ramën në pushtet është Lulzim Basha?
Përse sa herë ka debate ju përmendin kumarin?
Si ishte kjo puna që ju tha kryeministri për Milosaon?
A e kontrolloni të gjithë grupin parlamentar? Ju binden deputetët si Jozefina Topalli dhe Sali Berisha?
Pyetjet nenkuptojne pergjigjet brenda. Prandaj dhe nuk ka ardhur
me pelqen.
titulli 2: pordhacet.
nentitull: shkerdhatat
kryefjala:plenat
epo i paske patur pyetjet shume te veshtira more Enkel…..
pastaj nuk ka patur kohe ti konsultoje pyetjet e tua, se i duhej te gjente alibi per thirrjen e Berishes
ishte i pier
Ketyre pyetjeve as vete Jezu Krishti nuk do dinte si t’u pergjigjej, e jo me Paloqja thuthuqi.. Paloqja eshte thjeshte nje kone e zgjebosur..
Epo Enkel, paska qene faji yt dhe jo i Ed-thuthuqes!
Pyetjet e tuaja jane 100% retorike. ?
Te lumte pena Enkel ! ky eshte profesionalizmi.Nje pjese e madhe e politikes dhe e gazetarise flasin me bythen e huaj se per vete nuk kane.ndaj pyetjet tuaja duan burra per tu pergjigjur jo bura.Faleminderit qe na e solle kete shkrim origjinal pasi kemi nevoje ne kete kohe fallsiteti te neveritshem.
Enkel, po pyetjen : Qe a e mendoni se Krimineli Sali i ka ditet e numeruara dhe do te plaset ne burg bashke me Shkerdhenin & bajga te tjere be SHQUP, perse nuk ke marre guximin t’a shkruash ORE BYTHEC.
sa guximtar eshte bere edhe ky Keli i palmes,pas pilafit.
po do kete qene tap………. dhe nuk e zgjonin dot psikopatin hahahhaaa
Fto gruan perpara se te ftosh demokratet e tjere, ajo i din te gjitha me mire, sepse femrat jane shume intuitive.
Me pelqen shkrimi. Sidomos titulli qe tek e shoh dhe lexoj me sjell si mirazh pafytyresine e “thuthuqeve”(bythbythbyth) kumarxhinj , mashtrues e pijanece e sidomos “trimerine” e kytyre bythbythbyth”- pa bytheve.
bythec ai dhe shurraq ti qe merresh akoma me opoziten dhe jo me ate se sa po vidhet,dhe se a po qeveriset mire.
PSE MORE ALBAN ….,QENKA MEKAT TE THERRESESH OPOZITEN NE MEDIA ?! OPOZITES I BEHET NDER KESHTU , DUKE I DHENE MUNDESI TE SHPALOSE IDETE DHE OPSIONET E SAJ , PER TE FITUAR POPULLARITET DHE RRITJE BESIMI NE POPULL . TI , S`JETON FARE NE KETE BOTE , ME KETO QE THUA ?! ME SA DUKET I PERKET ASAJ PJESE TE POPULLSISE QE QUHEN LUMPEN .
Po si do vinte thuthuqi ,so do ti pergjigjej thuqua ,tek te gjitha pyetjet ishte shkronja. S. Dhe ai do ngelej duke thene the th th Po me mire qe nuk erdhi se me te vertet ka nje surrat te shpifur ,nuk e shohim dot. Pyetjet ishin te veshtira per thuqon Po ne e dime pergjigjen
Ti paska shkru Mesila pytjet KELO!!!!! Te paska kap inati me partin tende per 25 vite!!!!! Pak pasuri ke bere nga PDja ti dhe ish kyeministrja e Ukrahines, tash PDja e keqe per familjen tende!!!!!!!!!!YOU ARE A 2 FACE PERSON?????? SHAME FOR NATIONAL TELEVISION TO HAVE YOU THERE!!!
me keto pyetje nuk tremb as edhe nje kalama z. Demi. Nuk e di sa “trim” eshte Paloka, por nuk besoj se ka frike nga pyetjet tuaja.