Një përgjigje e Ramës për britanikët

26 Prill 2016, 09:59Politika TEMA

Është absurd të tërheqësh Shqipërinë në betejën për “Brexit”

Nga Edi Rama, The Times

Ndoshta duhet të kënaqemi me faktin që Shqipëria e vogël është vënë në qendër të debatit europian të Britanisë. Por, kur lexova titullin e artikullit të Michael Gove që sugjeronte se Britania mund të braktiste partneritetin e saj me Gjermaninë, Francën dhe vendet e tjera të Europës e ta zëvendësonte atë me një partneritet jashtë BE-së me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, reagimi im i menjëhershëm ishte: “duket pak e çuditshme”.

Unë jam një shqiptar dhe një ballkanas krenar, por nuk mund të pretendoj se kemi fuqinë politike dhe ekonomike për të qenë rivalë të BE-së, që ka ndihmuar me vendosjen e paqes dhe sjelljen e begatisë në shumë vende, prej shumë kohësh tanimë. Nuk mund ta rivalizojmë këtë bllok me këtë treg të vetëm, që është një nga organizimet më mbresëlënëse tregtare në botë, jo vetëm tani, por përgjatë gjithë periudhave të historisë së njerëzimit.

Kështu që, dëshiroj të falënderoj zotin Gove për dozën e mirë të publicitetit, që përkon me hapjen e fushatës turistike para verës për të tërhequr pushuesit britanikë në qytetet tona historike dhe plazhet e bukura. E ndërkohë që ne ftojmë investitorë të vijnë dhe të eksplorojnë mundësitë e mëdha që vendi ynë ofron për investime, britanikët që do të vijnë në Shqipëri, do të kenë mundësi të ndjekin bashkë me shqiptarët fatin e ekipit tonë kombëtar që merr pjesë për herë të parë në një kampionat madhor, finalet e Kampionatit Europian në Francë. Është vërtetë kohë e bukur për të qenë shqiptar.

Por, nuk jam i sigurt nëse krijimi i kësaj BBC-je (British-Balkan Confederation), Konfederate Britaniko-Ballkanike të re do t’i vinte për shtat nevojave tona dhe të Britanisë së shekullit XXI, apo nëse do të ishte e drejtë që Britania të hidhte sytë nga Shqipëria si model i marrëdhënieve me BE-në. Në fakt, jam i bindur që do të ishte e gabuar nëse Britania do të vepronte kështu.

Ka diçka tejet të çuditshme në komentet e zotit Gove, të cilat vijnë ndërkohë që në Shqipëri qeveria dhe opozita punojnë bashkërisht për reformën historike në drejtësi, që na përafron me sistemin e BE-së që e admirojmë kaq shumë. Ndërkohë që ai dhe britanikë të tjerë i hedhin sytë jashtë kufijve të BE-së, ne të tjerët jashtë saj duam të anëtarësohemi një orë e më parë, sepse i dimë përfitimet e mëdha të të qenurit pjesë.

Në këto kushte, edhe më e çuditshme është se zoti Gove e sheh Shqipërinë si model për sistemin ekonomik britanik pas largimit të saj nga Bashkimi. Dhe akoma më e çuditshme është që ai dëshiron të largohet vullnetarisht nga një bashkim që i ka dhënë aq shumë Britanisë.

Më lejoni të shpjegoj përse mendoj kështu. Edhe pa Shqipërinë si anëtare të BE-së, Bashkimi ka ndikim pozitiv në vendin tim dhe në të gjitha vendet që zoti Gove ka veçuar si aleatë të mundshëm jashtë BE-së për Britaninë pas daljes nga Bashkimi.

Jo vetëm që BE-ja ka ideale dhe vlera që edhe ne aspirojmë t’i kemi, por aspirata për anëtarësim në BE e të gjithë rajonit e ka bërë të pamundurën të mundur. Për shkak të këtyre aspiratave ne kemi ndryshuar historinë tonë të gjatë të luftërave dhe konflikteve të përgjakura e kemi hyrë në një epokë të re paqeje dhe bashkëpunimi. Është për shkak të këtyre aspiratave për t’u bërë anëtarë të BE-së, që unë shkova në Beograd në vitin 2014, në vizitën e parë të një kryeministri shqiptar në këtë vend në gjashtëdhjetë e tetë vjet. Dhe ishte po e njëjta aspiratë që e solli Kryeministrin Aleksandar Vučić në Tiranë, në atë që ishte vizita e parë e një kryeministri serb në Shqipëri.

Ne duam të ecim përpara dhe po punojmë për anëtarësim pa patur asnjë nga të mirat që kanë vendet anëtare të BE. Të mira që Britania do t’i humbiste, nëse del nga ky Bashkim. Dhe bëhet fjalë për përfitime shumë të rëndësishme, si për shembull shërbimet e ofruara nga tregu europian në të cilat ne kemi akses të kufizuar, ndërsa nuk kemi mundësinë e shërbimeve financiare. Një ndër to, bankat tona nuk operojnë dot në BE ashtu si bankat britanike dhe bankat me qendër në Britani.

Lehtësi tjetër shumë e madhe është bashkimi doganor. Për ne që nuk jemi pjesë e tij kjo përkthehet në burokraci e kosto të shtuara për bizneset eksportuese të mallrave të origjinës. Nga ana tjetër, duke krijuar një lehtësi të ngjashme me anëtarët e saj, BE na heq tarifat dhe detyrime doganore të mallrave industriale, por na kufizon në një pikë shumë të fortë, në prodhimin vendas. Një seri prodhimesh bujqësore e blegtorale, veçanërisht mishi, janë ndër më të mirët në botë, por tarifat e vendit të favorizuar për shumë prodhime bujqësore dhe kuotat për shumë produkte të peshkimit na kufizojnë eksportin drejt BE-së.

Natyrshëm, kjo nuk ndodh me vendet anëtare. Vende të cilat kanë përfitime të rëndësishme dhe nga marrëveshjet e tregtisë së jashtme. Me Korenë e Jugut, për shembull, BE ka marrëveshje shumë të mira për të dyja palët. Shqipëria, vend joanëtar, nuk përfiton nga ky sistem marrëveshjesh. Britania, në marrëdhënie tregtare me vendet e Ballkanit, por jashtë Europës, nuk do të kishte asnjë prej këtyre përfitimeve. Kurse brenda Bashkimit Europian, Britania dhe Ballkani mund të kenë edhe bashkëpunimin e ngushtë, edhe këto avantazhe.

Si një vend që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian, na duhet të implementojmë të gjithë rregullat e BE, por në ndërkohë pa patur asnjë zë në kapitull kur këto rregulla krijohen dhe votohen. Si një vend ende jo anëtar i BE-së, na duhet të përafrojmë legjislacionin në një sërë fushash si konkurrenca, pronësia intelektuale, industriale e tregtare, prokurimi publik, standardet dhe certifikimi, transporti detar, shoqëritë tregtare, mbrojtja e konsumatorit, mbrojtja e të dhënave, shëndeti dhe siguria në punë. Lista është edhe më e gjatë se kjo.

Dhe Shqipëria është e gatshme t’i pranojë të gjitha këto vështirësi dhe pengesa, pasi ne besojmë se në partneritet me Bashkimin Europian, dhe vendeve kryesore të BE si Britania, ne mund të zhvillojmë vendin tonë dhe të përmirësojmë të ardhmen e qytetarëve tanë. Falë reformave të mbështetura nga Bashkimi Europian, vendet e Ballkanit nuk janë duke përjetuar thjesht dhe vetëm marrëdhënie diplomatike më të mira mes tyre, por çka më e rëndësishmja, janë duke përmirësuar standardet e jetesës për qytetarët dhe brezin e ri. Dhe ne shpresojmë se ky trend pozitiv do të vazhdojë.

Së fundi, duhet të dini se janë dashur plot gjashtë vjet negociata që Shqipëria të arrinte stadin aktual të marrëdhënieve tregtare me Bashkimin Europian. Natyrshëm Britania do ta niste procesin nga një tjetër pikë krahasuar me Shqipërinë, nëse do të dilte nga BE. Por, duke folur nga pozicioni i dikujt që ka negociuar me Bashkimin Europian nga jashtë, mund t’ju them se ky proces negociatash mes Britanisë dhe BE-së mund të zvarritet lehtësisht për shumë kohë. Edhe pse zoti Gove pretendon se kjo çështje do të zgjidhet lehtësisht brenda dy vitesh, unë besoj se ky parashikim nuk është aspak realist.

Jam i bindur se vendi im ka përpara një të ardhme frymëzuese për shkak të nismave që po ndërmarrim me mbështetjen dhe nxitjen e Bashkimit Europian. Në këtë rrugëtim tonin, mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar, ka qenë e mirëpritur dhe ndihmesë thelbësore në zbatimin e reformave, më e rëndësishmja ajo në drejtësi ku ne kemi përfituar nga bashkëpunimi me shumë ekspertë britanikë. Por nga ana tjetër, nuk mund të jem veçse i habitur që Britania të shohë si model bashkëpunimi me Bashkimin Europian marrëdhënien e sotme mes Shqipërisë dhe BE. Nëse ne që e kemi provuar duam ta ndryshojmë këtë model dhe të anëtarësohemi në BE, përse ju doni të dilni jashtë Bashkimit?

Sigurisht që në fund të fundit gjykimi mbetet i juaji. Do të jenë britanikët ata që do të zgjedhin për të qëndruar pjesë e Bashkimit Europian, apo për të dalë nga ky Bashkim. Por ky vendim sigurisht që do të ketë një impakt më të gjerë se vetëm Britania e Bashkuar. Si një mik dhe dashamirës i Britanisë, unë shpresoj sinqerisht se ju do të votoni për të qëndruar pjesë e Bashkimit Europian.

Nuk ka dhe as nuk mund të ketë një konfederatë Britaniko – Ballkanike jashtë Bashkimit Europian. Për aq kohë sa ne duam t’i tejkalojmë marrëdhëniet aktuale mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian e të bëhemi vend anëtar i BE, modeli ynë i tanishëm nuk mund të jetë modeli që synon Britania.

Jam plotësisht i bindur se qëndrimi i Britanisë në Bashkimin Europian është gjëja më e mirë për Europën, por edhe për Shqipërinë. E ndërkohë jam po aq i bindur se ky vendim do të ishte më i miri edhe për Britaninë dhe miliona njerëzit e tjerë në Europë e më gjerë, që sot i bëjnë thirrje popullit britanik: ju lutem mos u largoni.

15 komente në “Një përgjigje e Ramës për britanikët”

  1. Hihi says:

    Hihihi ky kujton se jane te tere piktore!!
    Kujton se luhet basketboll me kos qe lun simas topit tu ardh verdalle neper kontinent e dale ne Ingliterre, hihihi zoti te rujte menjen o Pikyori yne, tha.

  2. House of Commons and the House of Lords says:

    Falemnderit Majesty Rama.
    Pas udhezimeve te Tua hyjnore UK sheh me qarte dhe bindet perulur urdherit tend te mencem dhe te urte.
    Pasi ndricove Ameriken patem ndjesine se sdo na begenisje ne. Por jo. Ju kthyet jo vetem syte por edhe mendjen per te shpetuar Mbreterine e Bashkuar nga terri i mosdijes dhe dyzimit cfare rruge te ndjekim.
    Perfitojme nga rasti tju kerkojme mendim si te svendesojme Hyde Park ne London me poture betoni, si dhe (kjo eshte shume e rendesishme) a mund ti shtojme nja 4 pallate Wembleyt se shitet shtrenjte aty. ( A eshte i lire Carapuli dhe Alban Eftimi te punoje keto kohe per ne? Thuaj nje fjale te mire per ne se ata te degjojne TY)
    Ps: Per cdo gje je edhe ti ne “pjate”

  3. Jo-britanik says:

    Ja dolen injorantet e Shqiperise te japin mend. Ik ore debil me gjith kete pacavure artikull me kilometer gjatesi. Gove that krejt tjeter gje. That thjesht qe eshte qesharake te mendohet se BE-ja do kete marredhenie te tregtise te lire me vende si Shqiperia dhe Jo me Britain e made nqs shkeputet.

    1. e verteta says:

      Ose me sakte, sa mundesi ka zhqiperia per tregje te lira po aq do kete Britania…..

      Ahahahahah, kryetari i vendit dhe popullit me te varfer, poshteruar, ironizuar, shperfillur gjykon Britanine e madhe.
      Pasi qau zgjidhjen e Saliut e Trumps I ngelen anglezet ketij piktori te merituar.
      Me ne fund, kush ishte ai budall qe lexoi carcafin me rrush e kumbulla.

  4. mirel says:

    Thua ta lexojne britaniket valle? Nuk u ka fut nonji batute nga ato me “spec”, si e ka zakon, si cun Tirone qe eshte

  5. mirel says:

    Thua ta lexojne britaniket valle? Nuk u ka fut nonji batute nga ato me “spec”, si e ka zakon, si cun Tirone qe eshte. Po dhe per kete me siguri Berisha r ka fajin

  6. artiles says:

    Pse e keni kaq te zhvilluar kete ndjenjen e inferioritetit.
    Per mua Edi Rama eshte sot nje nga lideret me te spikatur jo vetem te Ballkanit, jo vetem te se majtes europiane, por te gjithe Evropes.
    Eshte edhe Merkel lider e padiskutueshme e Evropes sot, por vetem te mendosh se pas saj eshte Gjermania – fuqia ekonomike kryesore e Evropes – qe ajo ka nga pas, llogariteni vete se sa komode eshte per Merkel te kete kete pozicion ne raport me Edi Ramen.
    Keshtu edhe kur flet per lider te tjere te rajonit – Erdogan pershembull – llogarisni se eshte nje Turqi me popullsi, siperfaqe dhe pozicion strategjik dhe influence ne rajon ku e ku me te rendesishem se sa e Shqiperise.
    Ne kontrast me keta e shume te tjere, Edi Rama eshte lider per shkak te fuqise se mendimit, argumentit dhe qartesise me te cilen i shpreh ato, per shkak te zgjuaresia e tij dhe jo per shkak te fuqise se shtetit Shqiperi pas tij.

    Respekte Edi Rama, te shoh si lider i ardhshem i Internacionales Socialiste te Evropes, pse jo!?

  7. Agron says:

    Duket sikur Shqiperine e kane zgjedhur si flamur ne Evrope amerikanet (kunder Trump dhe rrezikut qe ai paraqet per Evropen) dhe Britaniket (kunder ndarjes nga Europa). Ne te dyja rastet neve nuk na behet keq, dhe Rama po e luan shume mire karten e ofruar. Mjafton mos te shtoje shume ego nga vetja dokumentave qe i paraqet EU-ja dhe ECB-ja.

  8. Shkreli says:

    Po shoku Artiles po, dhe jo vetem lider i se majtes europiane dhe gjithe Europes, por edhe lider i se djathtes aziatike dhe gjithe Azise, lider i qendres antarktidiane dhe gjithe Antarktides, lider i se poshtemes afrikane dhe gjithe Afrikes si dhe i se mbrapmes amerikane dhe gjithe Amerikes. ..lider i ardheshem (!) Internacionales Socialiste te Evropes the ?? Jo mor shoku i llapes Artiles jo Lider i tanishem i Internacionales Interplanetare Socialiste Ndergalaktikore. Prisni prisni skeni pare gje akoma

    1. artiles says:

      Mbaje koken posht koqeve po deshe o Shkrelo, s’te detyron njeri ta mbash lart me zorr.

  9. arbereshi says:

    Ndjenja e inferioritetit eshte tejet e zhvilluar ne pjesen provincjale dhe ne shqiperi kjo pjese eshte 90%, prandaj dhe 90% e komentuesve ketu kane dukshem nje kompleks inferioriteti dhe nje sjellje provinciale ne te gjitha drejtimet. Zoti Kryeminister jam krenar per ty sepse eshte hera e pare qe politika e jashtme shqiptare eshte e barabarte me partneret e saj dhe jo si para dy vjetesh me nje inferioritet si fshatare te dhjere ne breke

  10. Rilidist&kanabist says:

    Tamam fodullek ballkanasi!! Mjere ne per kete don kishot!!
    …fol enver te lumte goja,
    Fol e mbro te drejtat tona….!
    Kenge per demaskimin qe u beri enver hoxha revizionisteve ne mbledhjen e 81 partive ne moske.
    Duhet ti bejme dhe nje kenge udheheqesit tone qe e demaskoi palaçot britanike!

  11. Rilidist&kanabist says:

    …fol enver te lumte goja,
    Fol e mbro te drejtat tona…!

  12. ABDURRAHMAN TIRONCI PURO says:

    A KA MUNDESI TI THOTE NDONJERI z.RAMA QE MR. GOVE PO FLISTE ME HUMOR ANGLEZ. ?

  13. Pelasgian says:

    Gjithe ket pacavure se lexova dhe as kam ndermend ta lexoj . Thjesht kur pashe BBC me erdhi ne mend sulmi i Realit Bale Benzema Cristiano dhe

    rrotoshat e zinj BIG BLACK COCK qe do zoti i hyjne Lindes ne P…dh ne B…th dhe ne Gooo…je , ta knaqin nje here si duhet se burri saj ska kohe per kto pune , eshte duke i dhene mend botes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje