Rrëfimi i Gramoz Ruçit për raportet me Ramiz Alinë dhe udhëheqjen, dhe KPD-në e famshme të 2001-it

26 Prill 2016, 12:14Politika TEMA

Raportet me Ramiz Alinë dhe udhëheqjen: Unë vija nga një provincë si Tepelena dhe nuk i njihja mirë drejtuesit e partisë

Byroistët e fillimit të vitit 1991, ishin të zemëruar me Ramiz Alinë, sepse ky i fundit kishte vendosur t’i shiste ata. I zëvëndësoi me disa intelektualë të angazhuar në skalionin e dytë të PPSH-së. Anëtarët e Byrosë Politike të PPSH-së ishin zemëruar me Ramiz Alinë, të cilin po e shihnin si tradhëtar të Enver Hoxhës. Por, në të vërtetë nuk ishte ashtu. Gramoz Ruçi  pohon të kundërtën. Për Ruçin, Ramiz Alia ishte besnik i paepur i idealeve të PPSH-së dhe si i tillë vazhdoi deri në fund.

Në të vërtetë Ramiz Alia veçse po i shërbente PPSH-së me një strategji, e cila do ta mbante këtë parti si më të madhen e më të pushtetshmen për vitet që do të pasonin në sistemin demokratik.

Ai ishte shumë i dyzuar si figurë politike. Nuk mund të themi se ai nuk kuptonte, pasi i nuhaste shumë mirë situatat, por ishte i dyzuar midis dy brezave.

Në radhë të parë ne duhet të themi hapur se Ramiz Alia ishte besnik i idealit, për të cilin kishte luftuar e punuar. Kjo është e vërteta. Ashtu siç duhet të pranojmë se edhe falë rolit të tij, ndryshimi i sistemit u krye pa shumë dhimbje”, thotë Ruçi.

Ramiz Alia e kishte zgjedhur Gramoz Ruçin, djalin nga Tepelena që kishte një përvojë të rëndësishme në PPSH dhe për më tepër e gjente lehtë gjuhën me “ustallarët” e partisë.

Veçse ishte lab, kishte marrë një përvojë të rëndësishme prej të “forti” nëpër rrugicat e Shkodrës, atje ku ai përfundoi studimet e larta për mësuesi.

Në biseda të ndryshme Gramozi e kujton si një kohë shumë të dashur për të bashkjetesën me djemtë shkodranë dhe bëmat e tyre të rrebelimit.

Dukej kaq i përshtatshëm për t’i dhënë drejtimin e duhur punëve të partisë. Dhe kështu ndodhi. Ai e drejtoi Kongresin e dhjetë të PPSH-së me përpikmëri. Emri i partisë së urryer, PPSH, u zhduk mesnatën e 12 qershorit 1991, bashkë me anëtarët e Byrosë Politike.

Në krye të saj u zgjodhen disa të rinj, që i përkisnin klasës së inteligjencies, të cilët nisën të drejtojnë partinë e vjetër nën emrin e ri, Partia Socialiste e Shqipërisë. Emri i urryer, Partia e Punës së Shqipërisë, u fshi në fletët e reja të partisë së vjetër, më 12 qershor 1991. Por, cila ishte lidhja e Ruçit me drejtuesit e PS-së?!

Unë vija nga një provincë si Tepelena dhe nuk i njihja mirë drejtuesit e partisë.  Nuk kisha lidhjet e duhura, nuk njihja as tendencën e tyre.”

Por shumë shpejt ai do t’i njihte, sepse do të vazhdonte të ishte i zgjedhuri i udhëheqësit, Fatos Nano, siç kishte qenë i Ramiz Alisë.

Momentet më të vështira të Kongresit të 10 të PPSH-së padyshim kanë të bëjnë me përjashtimin e byroistëve.

Por, Gramoz Ruçi e kishte menduar. Ai la jashtë listës së drejtuesve të PPSH-së që do të hidheshin në votë për t’u përjashtuar, Nexhmije Hoxhën e Ramiz Alinë. Ja si e rrëfen Ruçi këtë moment:

Është e vërtetë që nuk hodha në votë Ramiz Alinë e Nexhmije Hoxhën. E bëra këtë zgjedhje, pasi unë dyshoja se salla mund të reagonte në atë mënyrë sa Nexhmija të mos përjashtohej dhe Ramiz Alia të përjashtohej.

Kështu e gjykova unë në atë kohë dhe duke ju ruajtur këtij rezultati vendosa të mos i përfshij në procedurën e përjashtimit me votë.  Në një rast të tillë, vendime të tilla do të kompromentonin të gjitha ndryshimet e rëndësishme që po ndodhnin në atë Kongres.  Unë nuk kisha këtë përvojë që kam sot, dhe e treta, sot ne e kemi të qartë nga vijmë, ku jemi dhe ku do vemi. Atëherë kishim të qartë nga vinim, dinim ëndrrën ku donim të shkonim, por nuk e dinim ku ishim dhe situata ishte shumë komplekse.

Sot pas 22 vitesh është një situatë e re. Po të më thuash shko tani para 22 vitesh dhe si do ta drejtosh, sigurisht që ndryshe, por situata ashtu ishte, kaq komplekse.”

Më 22 mars 1992, Partia Socialiste pësoi disfatë të madhe në zgjedhjet parlamentare. PD-ja i fitoi zgjedhjet me një shumicë absolute. PD-ja nisi një revansh nën petkun e retorikës antikomuniste për të denigruar PS-në.

Kulmi mbërrin në arrestimin e kryetarit të kësaj partie Fatos Nano, në gusht të vitit 1993. Me kalimin e muajve e më pas viteve në pushtet, PD nisi të bëjë gabime fatale, të cilat do të ndikonin në përmirësimin e imazhit të PS-së.

Një frymë e re në krye të saj, e cila gjithsesi drejtohej me korrespondecë me letrat e kryetarit Nano, nga burgu i Bënçës. Gramoz Ruçi ishte aty në PS, si një ndër njerzit më besnikë të Fatos Nanos, i gatshëm ta mbronte, në momentin kur reformatorë e konservatorë të PS-së, ishin bërë bashkë për ta mundur. Në verën e vitit 1996, Fatos Nano shpalli nga burgu, mocionin për debat në PS. Atje plasi beteja mes tij dhe kundërshtarëve të bashkuar rreth Ilir Metës. Bashkë me Ruçin në grupin e mbështetësve të Nanos ishte edhe Pandeli Majko, i cili përballej shpesh në beteja me Ilir Metën, të dy personazhe që vinin si produkt i dhjetorit por në FRESSH.

Dorëheqja e Gramoz Ruçit nga posti i sekretarit të përgjithshëm të PS-së, për t’i hapur rrugë reformimit të partisë, ishte një veprim taktik që i jepte udhë strategjisë së Fatos Nanos për të larguar kundërshtarët nga drejtimi i partisë. Për shkak të trazirave të vitit 1997, vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme dhe PS-së bashkë me aleatët i fitoi zgjedhjet. PS-ja nisi të qeverisë bashkë me historitë e saj të luftës brenda grupeve kundërshtare në PS. Kulmi i kësaj beteje arrin në KPD-në e dhjetorit të vitit 2001. Edhe për këtë moment Ruçi e ka një rrëfim interesant:

E kam drejtuar vetë atë mbledhje dhe po ju them se e kam provokuar vetë atë debat. Tani që e mendoj, jam i dyzuar nëse do ta bëja prapë dhe nëse më pyet do të thosha jo nuk do ta bëja. Kjo lidhet me rezultatin që pati ajo mbledhje debatesh në PS.

Ka dy pamje të asaj mbledhje. E para është se kundërshtari e shfrytëzoi në planin elektoral. Nga ana tjetër në atë mbledhje ndodhi që u thanë disa gjëra që duheshin thënë, pra ishte një shkundje për PS-në. I shërbeu PS-së dhe në fund të fundit i shërbeu zhvillimeve të kësaj partie qoftë brenda saj, qoftë në qeverisje.

I shërbeu demokracisë së brendshme të partisë. Qari me zararin ishin 50 me 50. E përsëris se në se kthehem në kohë sot nuk do ta bëja sërish atë provokim dhe unë jam nga ata që nuk i përsëris gabimet”, thotë Ruçi.

4 komente në “Rrëfimi i Gramoz Ruçit për raportet me Ramiz Alinë dhe udhëheqjen, dhe KPD-në e famshme të 2001-it”

  1. Klimax says:

    Cudia e shqiptarit eshte se, megjithese diktatures i ishin thermuar themelet, megjithese bustet e Enverit rrezoheshin gjithandej, megjithese shteti nuk egzistonte me, ata edhe votonin (ne vitin 1991) me shumice per PPSH-ne, edhe largoheshin nga syte kembet per ne Europe duke kerkuar azil!!!

  2. Claus says:

    Jane dy prurjet me gjurmelenese te Ramiz Alise. Njeri Gramoz dhe tjetri Sali. I pari sekretar i pare i Tepelenes, i dyti sekretar i pare i Spitalit. Nese sheh keta te dy nuk ka se si te mos kujtohen eksode, protesta, greva, renie qeverish etj,etj, etj. Dy figurat me kontraverse te politikesh shqiptare qe per cudine e tyre dhe tonen qe nuk e kane goditur asnjehere me “artileri” njeri-tjetrin.
    Flet Gramozi, hesht Berisha. Flet Berisha, hesht Gramozi. Emrin e njeri tjetrit nuk e kane zene kurre me goje. Tropoja dhe Tepelena na kane lene keta “lapidare” te ndryshimeve te medha ne Shqiperi, qe zor se mund te thyhen nga ndonje termet a stuhi.
    Keta te duken si dy patriarke qe askush nuk guxon t`jua e beje fjalen dysh. Saliu duket pak me familjar, me i hapur, Lirine e ka nxjerre shpesh ne publik, Gramozi duket si “gjyshi i madh i Fizeve” tek “Njeriu me Top” qe bashkeshorten nuk ja pame kurre ne publik. Tip stalinisti duket, “pa familje” dhe “pa femije” me nje autoritet qe zor se e ve njeri ne diksutim. Para tij te gjithe duken cerra dhe vete Edi Rama.
    Eshte luajal deri ne fund dhe kjo e ka bere te shfrytezohet nga Rama deri ne palce. E kuptoj, shume gjera nuk i pelqejne, por nuk e le “besnikeria” ndaj te parit duke marre mbi kurriz gjera qe vete nuk do ti merrte kurre.
    Namik Dokle u largua, Arta Dade po ashtu, ky ka mbetur, tamam si Gjyshi i Madh i Fizeve. Te gjithe e kane kuptuar qe koha nuk punon me per ta, ndersa keta te dy nuk e kane kuptuar dhe nuk po e kuptojne akoma.
    Saliu dhe Gramozi do te mbeten padyshim si sinonime te nje tranzicioni te gjate dhe plot tensione. Si dy vellezer te nje gjaku qe nuk jane dashur kurre, me baba, te “urtin” Ramiz Alia.

  3. e verteta says:

    Foto me te bukur( shemtuar) nuk gjen. Simbol i ligesise, egersise dhe injorances enveriste.
    Keta te dy me IlirMeten dhe Saleh Beria jane pergjegjes per fatkeqesine kombetarew qe ka pllakusur te varfrin shqiptar.Shume po perqendrohet Tema te Gramoz Ruci , shok ideali i Saleh Berishes.

  4. e verteta says:

    Ku e cuat komentin tim o te shitur te politika e korruptuar, apo vajti ora……por mos harroni se zbuloni fytyren e vertete sidomos me artikujt pro kriminelit Gramoz Rruci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje