Intervistë e Kryeministrit Edi Rama për Sky News Tonight me Adam Boulton mbi referendumin britanik për të ndenjur apo dalë nga BE:
Pyeta sonte Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, nëse i pëlqeu propozimi i Michael Gove për një Aleancë Ballkano-Britanike?
Unë e dëgjova për herë të parë nga dikush në zyrën time dhe në fillim kujtova se ishte shaka, por pastaj kur i hodha një sy tekstit, duke njohur dhe respektuar inteligjencën e z.Gove, u habita. Mu duk e çuditshme që z.Gove po bënte thirrje për këtë lloj konfederate dhe për një model që ne shqiptarëve nuk na pëlqen ta kemi si model të marrëdhënieve me BE-në. Ne duam të jemi pjesë e BE-së, e jo të vuajmë jashtë BE-së kushtet që na imponon kjo lloj situate, ky lloj pozicioni që kemi aktualisht.
Çfarë ju pëlqen tek BE-ja?
Para së gjithash më duhet të them, me gjithë përulësinë time, nga larg duket shumë e çuditshme që vendi i Winston Churchill-it, një nga shoqëritë më të mëdha në Europë dhe në botë, shoqëria britanike, po diskuton nëse duhet të dalë apo të qëndrojë në BE dhe po harron thelbin e debatit, që BE-ja u konceptua dhe ndërtua si një projekt i paqes, sigurisë dhe zhvillimit. Deri tani ajo i ka përmbushur këto tri gjëra për vendet që janë pjesë e saj dhe nëse ka gjëra që nuk po funksionojnë, ato kanë të bëjnë me faktin se projekti është ende i pa përfunduar, nuk ka ende një bashkim vërtet funksional. Në gjykimin tim, kjo nuk do të thotë se projekti i europian është i gabuar dhe nuk ka të bëjë aspak me faktin se BE-ja është një problem.
Shikoni çfarë i ndodhi vendit tuaj fqinj, Greqisë. Nëse Shqipëria do i bashkohet BE-së, duhet të angazhoheni që një ditë do jeni dhe pjesë e Euros dhe pastaj mund të shtypeni, apo jo?
Po jua thua këtë britanikëve?! Po thua që Greqinë e shkatërroi BE-ja?! Në fakt, e vërteta nuk është kaq e thjeshtë. BE-ja është një forcë shtytëse për reforma. Shiko Ballkanin, shiko vendin tim, shiko Serbinë. Nëse Greqia vuajti atë që vuajti, kjo nuk ndodhi sepse “BE-ja po shkatërronte ekonomitë dhe po shtypte popujt”, por sepse reformat nuk ishin përfunduar ende dhe në procesin e reformave kishte shumë pengesa, shumë luhatje dhe shumë të pavërteta që ata i thanë vetes, me të cilat më pas iu desh të përballeshin.
Po diskutojmë gjëra që po fliten në këtë debat dhe që nuk janë opinioni im. Një tjetër gjë për të cilën flitet është se nëse ne qëndrojmë në BE, shqiptarët do vijnë lumë në Angli.
[qesh] Pra, një ditë do keni miliarda e miliarda shqiptarë që do fluturojnë në qiejt anglezë dhe do ju pushtojnë si në ato filmat fantastiko-shkencorë. Jo, jo! Shqiptarët, serbët dhe të tjerë në rajon kanë prej vitesh një regjim pa viza dhe mund të lëvizin lirshëm kudo në Europë, përveç Mbretërisë së Bashkuar. Kështu që, pyesni gjermanët, pyesni francezët, pyesni danezët, pyesni kë të doni nga vendet e tjera më të pasura, nëse i kanë parë qiejt e tyre të nxirë nga shqiponjat shqiptare që shkojnë aty dhe sulmojnë popujt. Kjo është absurde! Është totalisht absurde! Unë nuk arrij ta imagjinoj sesi një shoqëri kaq e mrekullueshme siç është ajo britanike, mund të përfshihet në këto lloj debatesh.
shqiponjat!
esht fjala per “skifterat”..
skifterat flutrojn edhe pa viza. ata I hyping ballkoneve n kat 10 per dy minuta nga tubi ujit.
Eshte per te qeshur te merresh me kete zorrzop. Pyesni, thote gjermanet, nese kane pare shqiponjat e zeza ne qiejt e tyre!!!!
Po ato refugjate qe zinin vendin e dyte pas Sirise se Irakun e kishim lene pas, nuk ishin “shqiponja” te zeza dhe te rraskapitura qe shperthyen kampet e Gjermanise?
Ky ka marre kot, ashtu sic thuhet nga vendi i “shqiponjave”: Si pushka jevgut!
Te gjejne vrime e te futen tani britaniket!
Cfare “filma fantastiko-shkencore me shqiponja qe nxijne qiejt” na flet more derdimen??!! Te jane dukur lakuriqet e nates, shqiponja????!!!!
Hahahaha! Te kishe krahe e te fluturoje si lakuriqet e nates, do ishte gjysma e se keqes, por ti je zvaranik i nentokes more UFO qe tremb edhe krokodilet dhe jo me njerezit!
Sa te turpshme komentet tuaj sa pa nivel…me mendjen qe keni…si mund ta kuptoni ju z.Rama…jeni vite drite larg ngritjes e mendimeve te tij…po per te gjithe ne eshte krenari kombetare…pergjigja qe i ktheu anglezit.
Ahahahaha, ky ve ne dyshim , pse anglezet, britaniket sduan ne BE…..ahahaha, bile habitet kryetari I tokes se shqyponjave krenare , ku ende ska uje, drita hekurudha , ku prokuror eshte Llalla dhe president Nishani, vendi I Kreshnik spahive dhe gramoz rucave e ballove… Rrofsh e merr nga ditet tona….Me nje fjale, dhi e zgjebosur bishti perpjete. Pse nuk thote ska asgje te keqe cfare mendon nje Britanik me Oxford apo Cambridge…. Por ne, aspirojme dhe BE.
O Ed, lere qiellin e Britanise, se ty po ta merr Saliu keshtjellen nga toka. Me kto deklarata qe te ben Saliu per armatosjen e popullit, etj., ai te ka shpallur lufte dhe ta ka ngul thiken mun ne zemer dhe po ta perdredh, dhe ti s’guxon ta luftosh po vetem qane se po te derdhet gjaku si curril.
Ti thua kot se ti je lideri I shqiperise, sepse Berisha te nxori hapur se ti nuk je, dhe qe ti jeton ne shtepine (pushtetin) qe te ka dhene Berisha me qira, dhe ai ben c’ti doje bytha me ty dhe shtepine e vet. Edhe ate pak shprese qe nje pjese e popullit kishte ne qeverine tende te rilindjes se do te vendosje rregull dhe do te beje shtet, ua varrosi Saliu per se gjalli vetem me deklaraten qe beri, sepse po te ishe lider I shqiperise dhe po te kishte shtet ai do u fuste ne burg per 10 vjet. Prandaj O Ed, mos kendo si gjel ne maje te plehut te tjetrit se I zoti I plehut ta keput zverkun.
O Taulant fshatari…o kone oborri, po edhe te njejten kopse ke kopsitur ore viran????