Pas Shullazit, PD ringjall “Hakmarrjen për Drejtësi”

27 Prill 2016, 11:59Politika TEMA

Pasi janë marrë me Emiljano Shullazin për ditë me radhë, Partia Demokratike tashmë ka nxjerrë në skenë edhe “Hakmarrjen për Drejtësi”.

Enkelejd Alibeaj ka thënë sot në një deklaratë për shtyp, se aneksin tek “Qemal Stafa”, Rama do t’ia japë për pallat Shullazit dhe “Hakmarrjes për Drejtësi”.

Edi Rama po fsheh planin e tij, për të kthyer në pallat fushën tek aneksi i Stadiumit Qemal Stafa, për të ndërtuar një kullë betoni ku besohet se kumbari ka bashkuar interesat e dy bandave të tij të preferuara.

Të Shullazit dhe Hakmarrjes për Drejtësi.

Ne e denoncuam dy ditë më parë këtë projekt kriminal të Edi Ramës.

Ai heshti.

Heshti, sepse ai është arkitekti i zhdukjes së kësaj hapësire, i kthimit të saj në një masiv betoni për interesat e tij dhe të bandave të tij.

Kjo fushë që shihni në ekran, ishte parashikuar të bëhej lulishte dhe ishte përfunduar projekti i saj nga bashkia e drejtuar nga z.Basha.

Një projekt që është hedhur poshtë tashmë, dhe ku pritet të mbillet nga Edi Rama pallati i bandave.

Edi Rama vazhdon kështu pa u ndalur në trajtimin e Tiranës si plaçkë, në ndarjen e trojeve më të çmuara të qytetit për klientët dhe banditët e tij.

Qytetarët e Tiranës nuk mund të lejojnë që Edi Rama t’u marrë fushat, hapësirat, liqenin, parkun, stadiumin, për të ushqyer bandat dhe klientelën e tij.

Eshtë koha e një bashkimi të fuqishëm kundër këtij sundimi kriminal”, tha Alibeaj.

5 komente në “Pas Shullazit, PD ringjall “Hakmarrjen për Drejtësi””

  1. sikur te isha djale says:

    “Pordhe ” do bejne gjithnje PD ,pse i quani lajme kushedi cfare. Ate kane pune ata -shpifjen.

  2. Dinamo says:

    Boll o idiot se le nam. Je bere me keq se ato zedhenset qe ca nuk nxjerrin nga goja.

  3. Zhozituta says:

    Tani me sebepin e kulles bojkotoni perseri Kuvendin qe ti shtoni edhe pak kohe ne jashtebirruce plakushit tuaj

  4. Kola says:

    Enkelejdi shiko se te jane pshurrur poturet mor mut. Me hale si puna jote s’mbahet dot ky shtet, por shkoni beni shurren ne ndonje hale te UDB se nuk u beson me njeri. He or felliqesira

  5. Kritiku says:

    Nuk na e ke thene akoma, se çfare u be me banditin-vella qe u kap ne Gjermani? Ate bej dhe mos u merr me gjera qe nuk jane per intelektin tend. Flet per bandite, kur banditin e ka vete ne shtepi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje