Rrëfimi rrëqethës i belges që u konvertua në myslimane dhe pranoi të jetojë nën kthetrat e ISIS-it

27 Prill 2016, 16:27Bota TEMA

Një grua belge e cila është konvertuar në myslimane dhe është zhvendosur në Siri, pasi u dashurua me një burrë të cilin e kishte takuar në një supermarket, ka paralajmëruar gratë tjerë që të mos bëjnë gabimin e saj.

Laura Passoni 30-vjeçe, ishte kthyer vitin e kaluar në vendlindje e zhgënjyer tej mase, transmeton Telegrafi.

Ajo ishte duke punuar në një supermarket në qytetin belg Charleroi, kur takoi burrin e saj të ardhshëm Osama Rayyan i cili ishte me origjinë tuniziane. Ajo ka pranuar së në momentin që është zhvendosur në Siri, e ka kuptuar se premtimet e ISIS-it nuk ishin asgjë tjetër veçse gënjeshtra.

“Nuk jam detyruar me forcë të konvertohem në myslimane, por thjesht më kanë bindur për këtë. Thjesht më është shpëlarë truri, sikur kur mundoheni të ndalni një ujëvarë”, ka deklaruar Passoni.

Nëna e dy fëmijëve, thotë se ishte dashuruar me atë dhe ishte pajtuar të zhvendoset në Tunizi për të përfunduar në Siri. Nga viti 2014 deri në mars të vitit 2015, ata kanë jetuar në al-Bab afër qytetit Aleppo.

“Kam shkuar atje vullnetarisht dhe me dëshirë, jam konvertuar në myslimane dhe më pas jam radikalizuar, dhe u binda se kalifati se është i vetmi vend ku unë dhe familja ime mund të jetojmë”, ka shtuar ajo.

“Sapo kam arritur atje më është dashur të di kuptimin e terrorit”.

Ajo ishte mbyllur në një shtëpi ku gjatë gjithë ditës vetëm pastronte dhe gatuante, dhe lejohej të largohej nga shtëpia e veshur me burka dhe e shoqëruar nga burri i saj.

Passoni kishte marrë me vete djalin 4-vjeç që e ka nga një marrëdhënie e mëparshme, por edhe fëmijën tjetër që e kishte me burrin e saj të ri.

Por ajo shumë shpejt u bind se ky nuk ishte vendi ku ajo dëshironte të rriste fëmijët e saj.

Dhe pas shumë sfidave ajo ka arritur t’i ikë kthetrave të ISIS, ndërsa burri i saj besohet se ende jeton në Siri.

1 komente në “Rrëfimi rrëqethës i belges që u konvertua në myslimane dhe pranoi të jetojë nën kthetrat e ISIS-it”

  1. A says:

    Mire qe e ke kuptuar dhe gjithashtu qe ke arritur te ikesh nga ky ferre mbi toke. Islamiket muslimanet rradikal kur vine ne Evrope shumica nuk duan te integrohen me vendet e Evropes, por bejne dhe shantazh per te realizuar dhe zbatuar menyren e jetes se tyre nga vendet qe vine.
    Ishte nje dicka interesante, nje lagje ne Bruksel, eshte e mbushur vetem me rrace arabe islamike muslimane dhe bile vendalinj belget nuk futen dot sepse keto as meshkuj dhe as femra nuk jane integru me menyren e jetes ne Belgjike, po vazhdojne menyren e tyre te jeteses dhe te zakoneve te tyre.
    Por, ka ndodhe nje dicka, ne kete lagje arabe islamike ne zemer te Brukselit futen vetem shqiptaret si meshkuj dhe femra te veshur si vishemi ne ne pergjithesi, por duke patur disa shenja kombetare shqiptare si ngjyrat kuq e zi, shkrime Shqiperia, Albania dhe portreti i Gjergj Kastriotit ne veshjet e tyre dhe blejne si per shembull ushqime, duke filluar nga byreket, etj. Por nga keto trima arab kur shohin se mbi supet e shqiptareve mbartin keto simbole kombetare nuk ja mban ti cenojne, sepse e kane provuar dhe kane dalur te humbur rende. Kjo ndodhe sepse shqiptaret i konsiderojne keto lloj vemjesh arab si pune jevgjish dhe i kane treguar vendin qe ne fillim.
    Politika e Bashkimit Evropian dhe disa shteteve anetare duke filluar nga Gjermania, Franca nuk jane nivelin e duhur politik prej vitesh, prandaj dhe ndodhin keto lloj ngjarjesh sepse politikanet dhe qeveritaret e tyre nuk kane staturen e duhur drejtuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje