Deri ku do të shkojë islamizimi i Turqisë?

28 Prill 2016, 19:23Bota TEMA

Pas propozimit të kryetarit të Parlamentit turk, që të bëhet ndryshimi i Kushtetutës dhe të futet feja në të, është hapur një debat i gjerë në Turqi. Kjo i ka thelluar përçarjet në këtë vend.

“Në ndarjen e shtetit nga feja ndikojnë dy parime”, mendon studiuesja e fesë islame, Kathrin Eith nga Universiteti në Halle/Gjermani. “Feja islame me elementet sunite është përkufizuar si një lloj feje shtetërore dhe Sharia, e drejta e fesë islame, e cila përcakton anët e drejtësisë.”

Drejtori i zyrës së fondacionit Friedrich-Naumann në Stamboll mendon se pas iniciativës së presidentit të Parlamentit turk Ismail Kahraman, qëndron një test politik. “Brenda partisë në pushtet AKP, ekzistojnë forca të cilat synojnë që orientimi islamik të jetë jo vetëm pjesë e partisë, por edhe e gjithë Turqisë”, mendon Hans-Georg Fleck. Por ai mendon se shumica në AKP nuk do ta hapë këtë debat, sepse “tani në rendin e ditës janë tema të tjera me rëndësi”.

Kryetari i Parlamentit Kahraman, në një konferencë në Stamboll, ka kërkuar një reformë kushtetuese: “Ne jemi vend mysliman. Ndaj duhet të kemi një Kushtetutë fetare”. Me këtë deklaratë ai i ka shokuar kemalistët në vend, të cilët duan të kenë një shtet laik. Në preambulën e Kushtetutës thuhet: “Ndjenjat e shenjta fetare nuk lejohet të luajnë asnjë rol në çështjet e shtetit dhe në politikë”. Ky është një prej parimeve të Republikës së krijuar në kohën e Kemal Ataturkut në vitin 1923.

Shteti i ri turk ka zbatuar në mënyrë strikte parimet e shtetit në vitet 1930 dhe 1940. Udhëtimet në Mekë dhe mësimi i fesë në shkolla ishin të ndaluara, sikurse edhe shamia e kokës në vendet publike. Në Turqi ende vlen ndarja strikte e shtetit nga feja dhe ky konsiderohet si një parim i paprekshëm.

Islamizmi në vend të sekularizmit?

Karahman mendon se tani ka ardhur koha për futjen e fesë islame në politikë. Pas fitores së shumicës absolute nga AKP-ja në zgjedhjet e kaluara parlamentare, në nëntor të vitit të kaluar, presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe ithtarët e tij kërkojnë reformën e Kushtetutës.

Këto propozime i ka kritikuar ashpër lideri i opozitës Kemal Kilicdaroglu: “Sekularizmi është një parim i paqes”, shkruan kryetari i partisë së qendrës së majtë, CHP, në “Twitter”. “Nuk do të na befasonte sikur ata, që nuk duan paqe, ta shkelin këtë parim.”

Kahraman ka hasur në kritika edhe brenda partisë së tij. Drejtori i Komisionit Kushtetues nga radhët e AKP-së, Mustafa Sentop, tha se sekularizmi duhet të mbetet si parim kryesor. “Kryetari i Parlamentit është i pavarur. Ai po flet në emër të tij dhe jo në emër të partisë.”

Rruga drejt një “Turqie të re”

Një pallat presidencial, më pak alkool, më shumë shami koke në vendet publike – feja islame duket se është kthyer heshturazi në jetën publike në Turqi. Ndërsa tani kërkohet çimentimi i saj në Kushtetutë?

“Shumë zgjedhës të AKP-së janë të mendimit se shteti duhet ta respektojë fenë e qytetarëve të vet”, mendon Hans-Georg Fleck. “Kur Karahman thotë se Turqia ka një popullatë fetare dhe kërkon ndryshimin e Kushtetutës, kjo me siguri që nuk është gabim. Por kjo nuk do të thotë se duhet të rrënohen bazat e shtetit kemalist.

“Përçarje të thella në shoqëri”

Tendencat e islamizimit ekzistojnë edhe në shoqëri. Ajo që ka filluar ngadalë në vitin 2012, me shfuqizimin gradualisht të ndalimit të shamisë së kokës për studente, deputete dhe avokate, është vazhduar me rregullat më të ashpra për përdorimin e alkoolit dhe cigareve, ndërtimin e xhamive dhe ngritjen e shkollave të Kuranit.

Kathrin Eith mendon se këto zhvillime sjellin shumë rreziqe. Turqia mbase nuk do të bëhet kurrë një republikë islamike si Irani, por kjo mund të thellojë polarizimet në shoqëri: “Unë shoh një thellim të përçarjeve në shoqëri, në pjesët e orientuara ndaj Perëndimit dhe atyre që kërkojnë aplikimin e jetesës sipas tradiatave fetare islame”.

9 komente në “Deri ku do të shkojë islamizimi i Turqisë?”

  1. Zigur Qarri says:

    Turqi, kryeministri Davutoglu premton: Laiciteti, në themel të Kushtetutës së re.
    Vetëm dy ditë pas deklaratave polemizuese të kryeparlamentarit turk, Ismail Kahraman, i cili pohoi se Turqia,
    duke qenë një vend mysliman duhet të ketë një Kushtetutë islamike, ka ardhur edhe reagimi i parë zyrtar i Ankarasë zyrtare.
    Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka thënë se Kushtetuta e re e vendit do të përmbushë plotësisht parimin e laicizmit.
    Ai tha se çështjet e laicitetit dhe demokracisë së Turqisë nuk janë aspak “temë debati”.
    Turqia është një vend anëtar i NATO-s dhe aspiron për t’iu bashkuar Bashkimit Europian, teksa blloku 28-anëtarësh e ka konsideruar
    gjithnjë vendin euroaziatik si një model të demokracisë laike në botën islamike.
    Por, kritikët e qeverisë së sotme i frikësohen faktit se, themelet e shtetit modern laik janë duke u gërryer.
    Partitë opozitare janë të shqetësuara gjithashtu se Kushtetuta e re mund të përqëndrojë më shumë pushtet në
    duart e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili prej kur është zgjedhur në këtë post ka kërkuar një Presidencë me pushtet ekzekutiv,
    për të zëvendësuar në këtë mënyrë sistemin aktual parlamentar.
    Në fjalimin e mbajtur të mërkurën, kryeministri Davutoglu tha se “laiciteti do të shfaqet te Kushtetuta e re e draftuar, si një parim që garanton lirinë e besimit për qytetarët, duke e mbajtur kështu shtetin në një distancë të barazlarguar nga të gjitha grupet e besimeve”.
    Megjithatë, edhe vet Kahraman, i cili të hënën kërkoi ndryshimin me Kushtetutë të shtetit laik për ta zëvendësuar me shtet islamik, shtoi më vonë se komentet e tij ishin “pikëpamje personale”.

    1. Klimax says:

      Hahahahaha! Nuk po na zinte gjumi, more Zike turkoshaku, por ja, me “analizen” tende e qetesove gjith bota mbare!!!!!!!!!
      Aty vazhdo te qendrosh, ne topet e Erdoganit, andej nga nisi dhe udhetimi i jetes tende, dhe na njofto here pas here se behemi merak per Sulltanin tend!
      Hahahahahaha! “Premton laicitetin”!!!!! Idiot i lindur! Nuk e kupton akoma Zike zhapiku qe Erdogan ka flakur prej kohesh ne koshin e plehrave Ataturkun bashke me kushtetuten e tij!

    2. anticensurë 5432341 says:

      zike më vjen keq të ta them,por në këtë rast un po mbështes këtë klizmën greke!!
      zike nëse do ti mbushësh mëndjen vetes!?mendo ose dhe mund të ulërish ato që mendon,por nqs po përpiqesh të na mashtrosh ne!?është një gabim i madh tëndi!!gabim sepse po tregon që je,në mos një turk me origjinë në patstër,një turk për shpirt!!
      të thuash se davutogllu tha këtë e atë!?është si të thuash se nishani siguroi shqiptarët për këtë apo atë,në një kohë që berisha ka koburen në dorë!
      zike ti e di fare mirë se davutoglluja dhe turrli legenash në partinë e erdoganit nuk kanë të drejtë fjale më shumë se ajo që ju suflon erdogani!!që turqia po shkon drejt islamizmit!?këtë mos e vër në dyshim,sado që të kujtosh se je në ëndër!!megjithëse mua më duket se ti nuk kujton të jesh në ëndër!!ti ëndëron që të këthehet në një shtet islamik!!nuk e di për çfar dritshkurtësie mendon se është më mirë,por të them se je gabim!!si ti dhe shumë të tjerë!!kjo shkarje drejt islamizimit të politikës,drejt futjes së fesë në drejtimin e shtetit do ti sjellë probleme turqisë!!
      probleme të brëndëshme dhe të jashtëme!!
      të brëndëshmet:
      do të ketë probleme ndërmjet asaj shterese të formuar gjat(ka egzistuar dhe më parë) këtyre 80 viteve të shtetit qemalist,laik,dhe shtresës regresive asaj fetare!!janë dy shtersa që kanë një dallim të madh kulturor ndërmjet tyre!!e para shumë lartë,e arsimuar dhe e hapur ndaj botës,dhe e dyta e paarsimuar dhe e mbyllur në besimin e verbër!!kjo mund të çojë deri në luftë civile!!
      do të ketë probleme,shumë shumë më të mëdha, me minoritetin kurd i cili do të përpiqet të korigjojë gabimin që bëri në fillim të shekullit të kaluar duke ndihmuar turqinë,duke e llogaritur veten vetë si besimtar dhe jo si etni në atë kohë!ata do të përpiqen të ngrenë shtetin e tyre!!për ta periudhë më të mirë nuk do të ketë në jetë të jetëve!!i vetmi shtet i qëndrueshëm që do të mbetet nëse turqia fillon luftë civile,do të jetë irani!!këstu ata mendojnë se do të kenë mundësinë të bashkojnë shtetin e të shpërndarë në tre shtete që gjënden në luftë!irak siri e turqi nëse vazhdon kështu!!përfytyroje njëherë!!
      ti dhe shumë të tjerë flisni për qënjen në nato dhe zhvillimin që ka aritur turqia këto dy dekadat e fundit!?
      zike ke një mendim të gabuar,pothuajse të pa bazuea rnë llogjikë dhe në njohjen e historisë!!
      zike ALEANCAT NDRYSHOJNË ME KOHËN!!
      këtë duhet ta fiksosh mirë në kokë!!
      nuk ka aleancë të përherëshme,armiqsi të përherëshme!!ajo që sotë mund të jetë aleancë nesër mund të këthehet në armiqësi!
      nëse erdogani,lëri pordhët me davutogllu e marioneta të tjera,vazhdon këtë politikë që po bën!?ai do të jetë bashari ose gadafi i radhës!!jo nga perëndimi por nga turqit do të kërkohet të rrëzohet!!nëse ata nuk do të kenë guximi ta bëjnë do të detyrohen!turqa do të këthehet në një iran të pas ’79ës!!largimi nga NATO,pavrsisht se një pjesë tuaja mendojnë se është e pa mundur për shkak të rusit,dhe një bllokadë ekonomike do ta bënte turqinë të këthehej në nivelin e viteve kur mustafa qemali bëri reformat laike!!mungesa e tregjeve të shitjes dhe e lëndëve të para do ta gjynjëzonin turqinë jashtëzakonisht shpejt!!
      zike turqia është e fortë sepse ka të fortët në krahë të saj!!përndryshe ajo është shumë larg të të qënit e fuqishme!!nga viti 2012 deri në qershor 2015,për tre vjet,turqia shkoi nga 8% rritje ekonomike në 1.5%!falë manovrës së ndyrë të erdoganit dhe mefshtësisë së merkel turqia mund të përfitojë diçka!!por kjo diçka po i bllokohet nga dita në ditë!!dhe kjo falë makutërisë së erdoganit dhe kukullës që flet në emër të tij davutogllu!!deliri i tij e ka shtyrë të kujtojë se nuk ka perëndi që e ndal!!prandaj kërkon këtë e atë me dhunë nga europa,prandaj lëshon zagarët e tij për të shaktërruar dhe ligjërisht dhe atë laicitet që ka mbetur në turqi!!
      një lëvizje e të çmëndurit të bosforit mund të jetë dhe kjo shashkë që lëshuan tashti!propozimi për një kushtetutë islamik mund të jetë vetëm një tymnajë thjeshtë për ta ndërruar qeverisjen nga parlamentare në presidenciale!dhe në një fazë të dytë të shkatërrojnë tërësisht laicitetin e shtetit turk!!kjo kjo lëvizje mund të lehtësonte arritjen e qëllimit të parë të erdoganit!!turqit do të thoshin”pavarsisht se e bëmë erdoganin sulltan,të paktën shpëtuam laicitetin”!do të ishte një gabim i madh nga ana e turqve dhe vetëm vazhdim i rrugës së pandalshme të erdoganit!!rrugë drejt shkatërrimit të shteit turk!!
      europa dhe amerika pak nga pak mo i marrin masat!!pak nga pak po bllokohen kufijtë dhe po lidhen aleancat e reja!!në këto aleanca mund të humbë diçka ukraina,por në fund të fundit nuk do të ket probleme europa dhe amerika!!thënjet e trampit se amerika aleatë ka europë,rus e kinë,uk janë thënje vetëm të tij!!janë fjalë të dala nga bisedimet që bëjnë qarqet ekonomike amerikane,botërore!ai vetëm i ka nxjerrë para kohe!por të thëna nga një i “çmëndur” si ai,pak vetëve ju kanë rënë në mënd!!
      zike turqia dhe turqit progresiv po nuk reaguan ndaj çmëndurisë erdoganiane,do të përfundojnë në humerë!!për fat të mirë ne jei larg,por për fat të keq të debilave që kemi në qeverisje,distanca shkurtohet pak!!sidoqoftë ne duhet të largohemi gjithnjë e më tepër nga ndikimi turk!sidomos ky erdoganian!!
      përshëndetje zike dhe hap sytë!!këtë ta them se të dua të mirën!qofsh shqiptar a turk!!për mua nuk ka rëndësi!!e rëndësishme është që të ecim përpara!!me këto që thotë erdogani dhe mënyre¨n e dobët që perpiqesh ta mbulosh ti!?ne shkojmë vetëm përpara!?të kuptohemi 9.8m/s!!
      besoj se e di çdo të thotë??
      zike,europa dhe amerika bëjnë pa turqinë,por jo turqia pa to!!

  2. Jeronim de Rada says:

    Edhe ne Turqi mund te filloje nje lufte civile…

  3. tfgs1 says:

    Allah uakbar,ade edhe ne Shqiperi muslimon brodhers kap shifren 90%dylbera……………..

  4. KASTRIOTI says:

    QEMALZMI HAPI PERSPEKTIVEN E TURQISE SI SHTET I QENDRUESHEM E MODERN.LARGIMI NGA PARIMET SEKULARISTE TE TIJ , DO TE HAPE KUTINE E PANDORES PER KETE VEND.

    1. Arben says:

      DO TE RILINDE PERIUDHEN E NDRITUR OSMANE.

  5. akili says:

    Ataturku me reformat e tij proeuropiane dhe laike e shpetoi nga rrenimi ate qe kishte mbetur nga germadha Otomane. Nese themelet mbi te cilat u ngrit Republika Turke si jane sekularizmi dhe laiciteti preken atehere anarkiadhe destabiliteti do perjapen ne gjithe vendin dhe siria do jete lule para asaj qe mund te ndodhe aty. Islamizimi dhe ekstremizmi fetar shoqeruar me perplasje shoqerore dhe etnike mes grupeve kemaliste kunder atyre konservatore-islamike si edhe ceshtja kurqe qe i qendron si shpata e Damokleut paqes dhe bashkjeteses ne Turqi do jene shkaku i shperthimit te kesaj perzierieje shperthyese. Kam frike se Turqia do jete permbyllja me e dhimbeshme e “Pranveres” se ashtequajtur Arabe per vete implikimet e lidershipit te sotem te Ankarase me komponentet me te rrezikshem te kesaj levizjeje te Islamit Politik qe perfitoi nga levizjet demokratike kunder regjimeve autokratike per te perfituar politikisht qe te merrnin pushtetin e me pas te vendosnin ligjet Islamike perkunder deshires se popujve. Vellazeria Islamike ne Turqi perfaqesohet nga AKP-ja dhe udheheqesi i saj Erdogan i cili po e con shoqerine drejt konfrontimit .Konfrontim prej te cilit do ndodhin shume fatkeqesi e qe pa nje ndehyrje te forte te ushtarakeve do rezultoje ne nje gjakqerdhje masive pikerisht ne kufijte e Evropes. Edhe parashikimet me te erreta nuk do te arrijne dot menxyren qe do kaloje ky vend shume shpejt…

  6. Arben says:

    DO TE RILINDE PERANDORIA E NDRITUR OSMANE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje