Trump: Politika e jashtme e Obamës “katastrofë totale”, do shkrij IS dhe do legalizoj torturën

27 Prill 2016, 22:02Bota TEMA

Donald Trump ka mbajtur një fjalim për politikën e tij të jashtme, nëse zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara.

Trump, favorit për nominimin e Partisë Republikane në garën presidenciale 2016, ka thënë se do të ndjekë politikën: “Amerika në vend të parë”.

“Politika ime e jashtme do t’i vë interesat e popullit amerikan dhe sigurinë amerikane mbi të gjitha. Ky do të jetë themeli i çdo vendimi që do të marr”, ka thënë Trump.

Ai ka thënë se politika e jashtme e presidentit aktual, Barack Obama, është “katastrofë totale” dhe se “nuk ka vizion, nuk ka qëllim, nuk ka drejtim, nuk ka strategji”.

Trump ka thënë se do të dobësonte grupin militant Shteti Islamik duke i ndërprerë qasjen në naftë.

Ai po ashtu ka thënë se mbështet torturën me ujë dhe metoda të tjera të rënda të marrjes në pyetje kundër Shtetit Islamik.

Trump ka bërë thirrje për rivlerësimin e marrëdhënieve me disa aleatë të ngushtë të Uashingtonit, raporton REL.

“Aleatët tanë nuk janë duke bërë pjesën e tyre të punës. Ata duhet të kontribuojnë në kostot financiare, politike dhe njerëzore. Por, shumë prej tyre thjesht nuk e bëjnë”, ka thënë Trump, duke premtuar se do të përmirësojë lidhjet me Rusinë dhe Kinën.

4 komente në “Trump: Politika e jashtme e Obamës “katastrofë totale”, do shkrij IS dhe do legalizoj torturën”

  1. sit... back..and relaks →→→ says:

    pse kur u hoq waterboard? apo trump do e beje live ne tv tani?

  2. shqipe says:

    O Trump qenke trap fare. Si Russia dhe Kina duan tju kene posht vetes Ju amerikaneve dhe ne europianeve.
    Provoje miqesin me russin dhe do ta shikosh te sateme

  3. loni says:

    me rusine eeeee trump,,,pak si e cuditshme sepse amerika gjasme eshte demokracia qe duhet marre shembull e gjithe bota,por me keto deklarata marredheniete shkelqyera me putinin e rusine sikur eshte pak hipokrite,sepse demokracia juaj nuk i do diktatoret dhe autokratet,keshtu nuk e quani putinin ju amerikanet bashk me demokracine tuaj hipokrite,edhe assadi shum i mire eshte,cfar ka ai me pak nga putini,te pakten asadi nuk e ka kercenuar kurre europen apo ameriken sic ben rusia gjithmone,apo hipokriza amerikane nuk ka fund,ju ishit ata qe i puthet doren armikut tuaj 60 vjecar fidel kastros dhe e quajtet momente historike,me pak fjale lepini atje ku beshtyni,vet trump e thote per interesat e amerikes do shkaterroje gjithcka,por kujdes se edhe hitleri ashtu thoshte,raijti i trete,por beri nje gjermani te kolonizuar,me ment e tua trump amerika do shperbehet,dhe do jesh njeriu i pare si shkaterruesi i vendit tend,asnje ndryshim nga sala jone,ti kishe sukses ne biznes,por nuk do te thote qe edhe ne politike do jesh i tille,edhe saliu jone kishte sukses ne servilizem ne kohen e diktatures,por ne politike ishte komplet koqe derisa e shperbeu shqiperine,qofsha i gabuar trump por me deklaratat e tua qe ti ben cdo here tregon qe do jesh nje politikan i deshtuar,turp per ty trump qe do ti ngjash boris jelsing te rusise qe mbahet mend si nje nga shkaterruesit e rusise moderne.

  4. ela says:

    …mbi te gjitha do shtypi Ramen si insekt, ndaj i uroj me zemer FITORE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje