Fevziu thotë se lajmi i arrestimit të Frrokut është mbajtur qëllimisht i fshehtë (dhe një pyetje që e “harron”)

29 Prill 2016, 08:05Politika TEMA

Blendi Fevziu aludon se lajmi për ndalimin e Arben Frrokut në Holandë, është mbajtur i fshehtë qëllimisht nga ana e policisë.

Ai ngre një teori naïve, duke thënë se Berishën e ka informuar Holanda.

Në fakt, Berisha mendohet se është informuar pikërisht nga SHISH, gjë që Fevziu e “harron” ta thotë.

Po në rastin Frroku çfarë ka ndodhur konkretisht?! Padyshim që rasti i tij nuk është aq i thjeshtë. Veç një problemi ligjor, çështja Frroku ishte shndruar edhe në një problem politik. Shteti dhe mazhoranca janë akuzuar disa herë se e lanë atë të ikte, se e kanë përdorur në fushatën lokale dhe madje se ndikuan në lirimin e tij. Nisur nga kjo llogjikë ishte qeveria e para që ishte e interesuar të njoftonte ndalimin. Ndalim i bërë pas një vendimi Gjykatë që e njohu atë fajtor. Por shteti heshti 48 orë e madje mohoi nën zë.

Ishte realisht shteti i painformuar? Nuk e dinte që Frroku ishte ndaluar, apo nuk donte ta thoshte këtë?

Që të mendosh se Berisha e dinte përpara shtetit ndalimin e Frrokut, kjo ngjan pak e vërtetë. Sado të paafta të jenë disa institucione, informacioni i parë kalon nga ato.

 Të mendosh që Hollanda informoi fillimisht Berishën dhe pastaj shtetin shqiptar po ashtu ngjan e pavërtetë.

Më e mundshmja është që ndalimi i Frrokut ka dashur të mbahet i fshehtë dhe arsyet për këtë i dinë vetëm ata që heshtën në këtë rast. Siç tentoi të mbahej i fshehtë dhe të zgjidhej pa denoncim kërcënimi ndaj Dhori Kules. Tentativa të tilla, të qëllimshme apo naive, produkt i qëllimshëm apo i paaftësisë, vetëm sa e shtojnë koston e institucioneve dhe rrisin mosbesimin tek ato”, shkruan ai.

 

7 komente në “Fevziu thotë se lajmi i arrestimit të Frrokut është mbajtur qëllimisht i fshehtë (dhe një pyetje që e “harron”)”

  1. nn says:

    jo mo jo…. po sa i zgjuar qe je more djale ……………

    1. Ardian says:

      Wow ! Sa i squt ky mor lale ! E po koka o lesh o tru do mbaje ! Bravo , shum here , Holanda ! Vertet ka njoftuar Berishen sepse ai eshte Ministri i brendeshem , drejtor i policise , shefi i interpolit , shefi i sherbimit inteligjen ! Eh mor Fevzi sa pordhe qe ke mor djale . Ik Fevzi ha no nje pershesh se dhe emisionin ” OPINION ” e ke dhi fare te ka hik prej duresh

  2. Kritiku says:

    Fejvziu eshte simboli i gazetarise shqiptare, injorant, analfabet funksional, fodull dhe i pandreqshem!

  3. genti says:

    hajde kllufa hajde..opo jeni bere te keqen e 55..se kush e informon berishen ne na intereson pak,eshte gjeja me pavlere.ka qene bosi i ketij vendi do kete fije ende..po pse sfoli shteti,pse e lane te ikte,keto jane ca pyetje..se kush eshte sala e morem vesh po kush jeni ju po e marim vesh tani

  4. TuLLaCi says:

    Tani po qe e meriton titullin “Gazet.AR i pavarur” haha
    Nuk e kuptoj pse ke zgjedhur kete profesion? A thua te jete pasioni per gazetarine? Mgjth te falet ne nje shtet ku krimineli ben gjyqtarin, presidenti banakierin dhe kreu akuzes fshehjen e provave…..
    O Blendi me shuaj nje kureshtje, a mund te drejtosh nje emision me figurat e larta te PS qofte dhe njehere te vetme pa perdorur Celular/Tablet?

  5. Kike says:

    Po nje ciraq I sal boles eshte ky

  6. AR says:

    O Fevzo : A mundet te me thuash nga je me origjine?
    PASTAJ FLASIM PER SHQIPERINE E HALLET E SAJ. MBASE NE ORIGJINE JENI NJE NGA SHKAKTARET E KESAJ GJENDJE.
    FRROKU DIHET QE ESHTE MIRDITOR QE SHTETI I TIJ (I JOT) E LA NE MES TE KATER RRUGEVE AKOMA PA U BERE ARENA KOMBETARE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje