Erjon Braçe: Groposja e “21 Janarit ” legjitimon shkrirjen e Gjykatës së Lartë

28 Prill 2016, 13:54Politika TEMA

Deputeti socialist Erjon  Braçe e quan të turpshëm vendimin e Gjykatës së Lartë për dosjen e 21 Janarit.

Nga foltorja e Kuvendit, Braçe tha se kjo kastë gjyqtarësh e korruptuar të imponojë shoqërisë shqiptare vendimin e saj, sipas të cilit, 4 qytetarë në mes të bulevardit janë vrarë pa dashje.

Unë nuk mund të bëj sikur nuk ka ndodhur gjë të hënën.

Bëhet fjalë për shqyrtimin e cështjes së 21 janarit, krimit shtetëror të 21 janarit.

Është vendimi që përmbyll një kalvar të gjatë shqyrtimi në insitutionet e drejtësisë , apo dhe gjykimi pot ë doni, por vetëm gjykim  nuk është bërë të vrasjeve shtetërore të 21 Janarit. E kam thënë dhe atë ditë ata gjyqtarë nuk janë as të lartë as të ulët.

Ata nuk janë gjyqtarë.

Unë nuk mund ta pranoj, jo si deputet, as si jurist por nuk  mund ta pranoj as si qytetar që kjo kastë gjyqtarësh e korruptuar të imponojë shoqërisë shqiptare vendimin e saj sipas të cilit 4 qytetarë në mes të bulevardit janë vrarë pa dashje. Nuk mund të ketë vrasje pa dashje dhe plumbin ta marrësh në gjoks, në ballë.

Nuk  mund të ketë vrasje pa dashje e një structure të armatosur shtetërore sic është garda e Republikës.

Nuk mund të ketë vrasje pa dashje kur jepet urdhër për të qëlluar, për me tepër në turmë. Këta nuk mund t’I imponojnë askujt në këtë vend alibinë e tyre.

Është e rëndë shumë e rëndë. Dhe nëse ka një rast që mund të legjitimojë shkrirjen e Gjykatës së fakit të Tiranës, Apelit dhe Gjykatës së Lartë është ky.

Është e turpshme që janë vrarë 4 njerëz në mes të bulevardit dhe gjykata të vendosë që asnjëri të mos jetë në burg. Është e turpshme” deklaroi deputeti socialist.

Seanca e sotme parlamentare u bojkotua nga opozita.

5 komente në “Erjon Braçe: Groposja e “21 Janarit ” legjitimon shkrirjen e Gjykatës së Lartë”

  1. Brahoo says:

    Do ta shqyrtojme Braçe.
    Ketu jemi,po e bisedojme me Gramozin dhe Meten.
    Ate rethimin ulerites te pyllit ta zgjidhem. E rrethuam dhe pjesen qe kishte mbetur pa rethuar.

  2. loli says:

    si jurist qe je duhet te dishe qe nuk ka vrasje pa dashje, por ka nga pakujdesia, e cila ndahen ne neglizhece dhe vetebesim te teperuar qe ne cdo raste jane perseri te denueshme

  3. Palush Vata says:

    Ore po nuk ke turp ti dhe gjithe te tjeret!! Akoma me justifikime!!! Reforma ne drejtesi, qe duhet te ishte reforma e pare e qeverise tone, a mund te ma shpjegosh ti zoti Brace pse u la per ne fund te mandatit??? Mua mu vra nje mik/vella aty ne shesh dhe fatin e tij mund ta kisha pasur edhe une edhe ti, (megjithese ty personalisht nuk te ze plumbi se del huq) kushdo nga ata qe ishte ne shesh. Humbem 4 njerez te mire sikur mund te kishim humbur edhe me shume dhe ju paturpesisht vetem shfajesoheni madje shkoni edhe me larg coni nje jurist te papergjegjshem ne gjykate qe thote qe Garda beri mire qe qelloi. Edhe per kete fajin Saliu!!!! Ju ja jepni ne dore argumentat Saliut qe te mbrohet dhe pastaj harxhoni kohe duke gjetur justifikime. Mbani premtimin qe keni bere (jo ti por Kryeministri) ne shtepine e te ndjereve se nuk do gjeni rehat pa e zgjidhur JU kete ceshtje. Mandati i pare iku me fajin e ka Saliu.

  4. dilinxhiu says:

    Nuk zbardhet 21 janari sepse Palloshit te gjate ia mban gishtin prapa ai qe i thoshte demostruesve “kokepalare” !
    Kaq gje duhet ta kuptoni !

  5. Treviso says:

    Zoti Braçe, pse vetem per ju jane ankimet ndaj drejtesise?
    Si e pritikryetari i parlamentit kete vendim? Psenuk behet i gjalle pas ketije vendimi? A e diniju se pas presidentit vjen kryetari i parlamentit per sistemin e drejtesise? Apo dhe kryetari i parlamentit eshte radhitur me idete e presidentit te shtetit, qe eshte pjelle e skuadres mafjose?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje