“Deklarata e Berishës për armatosjen, një rast për psikanalizën”

28 Prill 2016, 09:56Politika TEMA

Gilman Bakalli shkruan sot sedeklarata e Berishës për armatosjen e popullsisë, është një rast për psikanalizën.

“Berisha i bëri thirrje popullit shqiptar nga foltorja e parlamentit të armatosej në kushtet e një pasigurie të madhe publike për shkak të paaftësisë së qeverisë aktuale për të siguruar hapësirën publike. Ky tekst flet vetë, qartësisht: “ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, ju bëj thirrje për sigurinë e tyre të armatosen, të sigurojnë armë për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri. Ju bëj thirrje, ju bëj thirrje…”

Kjo deklaratë nuk ka nevojë për kurrfarë interpretimi gazetaresk e as nuk mund të jetë objekt studimi për ndonjë shkollë gazetarie apo interpretimi letrar.

Të vetmit që duhet ta studiojnë një deklaratë të tillë janë psikanalistët. Të cilët në këtë rast duhet të merren me motivet që e shtyjnë një person të lëshojë deklarata të tilla në publik”, shkruan ai për gazetën Mapo.

Dhe një nga shpjegimet psikanalitike vjen nga teoricienë psikanalitikë të lojës si Roger Callois, të cilët veçojnë te loja edhe elementin ekstazik dhe delirant të saj. Ato që e luajnë lojën si ekstazë kanë nevojë për kaosin, rrezikun, adrenalinën dhe kërkojnë vazhdimisht emocionin e fortë të rekordit.

Është i njohur tashmë besoj publikisht pasioni i ish-kryeministrit Berisha për të vendosur rekorde në not, në ecje malore, bregdetare apo mbi Mur (kinez). Gjendja e delirit përmes lojës i fshin totalisht kufijtë midis lojës dhe realitetit. Në një diskurs lojcak, ku loja dhe realiteti shkrihen në një, askush s’di ta thotë më me siguri, kur dhe ku e ka seriozisht ish-kryeministri dhe kur e ku po tallet. Përmes lojës, Berisha e zhbën realitetin”, vijon shpjegimin e tij Bakalli.

Sipas tij, Berisha ndoshta nuk e di që kjo lojë mund të përfundojë keq:

“Deklaratat e Berishës i përkasin gjithmonë një zone ku shkrihen në një, loja delirante dhe realiteti. Problemi është se loja si ekstazë nuk njeh fund dhe është inspiruese për udhëheqësit e pushtetshëm. Thonë se Perandori Nero i vuri flakën Romës thjesht për të shijuar bukurinë e flakëve. Për lojën e tij, Roma qe kthyer në një skenë gjigande, ndërsa realiteti në një lojë. Para se ta priste veten në fyt, Nero recitonte Homerin. Ishte padyshim një perandor i lexuar. Jo më pak i kulturuar ishte edhe ai doktori i kampit të përqendrimit, që luante në violonçel para viktimave.

Doktor, a e di mirë se cila është loja që luan me realitetin?”, e mbyll shkrimin e tij Bakalli.

8 komente në ““Deklarata e Berishës për armatosjen, një rast për psikanalizën””

  1. shqipe says:

    O berishe, ta kam thene me kohe; gjej nje psikiater te mire dhe kurohu menderisht me ilace. do gjesh qetesi, me beso

  2. Zhozituta says:

    Pergezime Gilman.

  3. Mendoj deklarata e sali B. nuk eshte dicka spontane per opinionin shqiptare ,
    dhe s’do kerkonte asnji studim bakallizues ,sepse berusha eshte tashme nji pacient i krimit ,
    dhe foli ne gjuhen e tij ,tashme te njohur nga gjithe shqiptaret dhe aspak ,ne gjuhen e psikopateve ,
    pra nuk ka nevoje per PERKTHIM !
    Nji dicka eshte e cuditeshme ne ate shoqeri , qe nji x teme ,si ne kte rast te carit berisha ,do perdridhet nga gojet e shume analisteve gazetareve dhe psikopateve . Perse ?!
    Pra ktu s’kemi te bejme me nji perpjekje per te kufizuar energjine kriminale te sali kriminelit te shqiperise ,
    ne interes te ksaj shoqerie , por me nji sfilate ne pacarelen e medias shqiptare ,
    veshur me sexi ,per ti terhequr vemendjen opinionit maskulin, e krijuar keshtu , si eshte zakon aty , nji “surrat interesant”.
    Un mendoj se Tipi , ka nji surrat te tille , pra eshte mjaft interesant , vecse do duhej te mos shifte shume endra ´ne Kliniken Freud , sepse mundet te ndodhe ,qe nji dite te zgjohesh pacient i i tij ,nderkoh qe berisha eshte qysh ne lindje i dianostikuar si i tille .
    Virusi idiotit eshte ngjites .

  4. ilir says:

    I semuri mendor nuk mundet te gjykoje vetveten per ato qe thote e ben, jane te tjeret ata qe gjykojne……por nje gje eshte e sigurt qe nje dite kur ti behet gjykimi do ta nxjerin te pa fajshem si te semure mendor ( psikopat) dhe ja hodhi Sala…..

    1. psy says:

      ke shume te drejte Ilir..psikiatrit si te deshtuar perpara paranojes, duhet te kene nje kurajo tjeter:t’a vrasin!

  5. toni says:

    Saliu nuk eshte psikopat por skizofren i diagnostikuar dhe i mjekuar qe ne rinine e tij,Dihet qe skizofrenet nuk jane te pergjegjeshem penalisht por duhen mjekuar ne menyre te detyrueshme kur paraqesin rrezikshmeri shoqerore.Saliu kete e di mire prandaj e di qe me e keqja qe mund ti ndodhe eshte shtrimi I tij ne nje spital psikiatrik per tu mjekuar.Pse nuk e shtrojne?
    Te perzgjidhet nje grup ekspertesh psikiater dhe te shqyrtojne bemat dhe sjelljen e Saliut e te dalin me konkluzionin per gjendjen e tij psikike .Ajo ka qene e dokumentuar ne dosjen e tij mjekesore qe ruhej jo ne spitalin psikiatrik por ne ate neurologjik,kartoteka e te cilit cuditerisht u vodh kur Saliu vendosi te hyje ne jeten politike te vendit.Megjithate edhe pa ate dosje nuk eshte ndonje problem te diagnostikosh nje skizofren aq te lexushem per kedo qe ka sado pak njohuri ne fushen e psikiatrise

  6. sali berisha nuk eshte i semure mendor per shpirteror , sepse thjeshte eshte nji Islamist i peshtire ,nji Terrorist ,
    qe pervec shkaterrimit ,vrasjes ,tradhetise nuk e kupton kte bote ,
    pra saliu nuk eshte i s.e.m.u.r.e por nji muzlluman .

    tentativa ,per ti dhene ngjyrime psikopatie sali kriminelit eshte nji perpjekje per ti afruar nji Alibi ktij krimineli te lindur shpellas .91 ne kohen kur kerma e shpelles na e bene president
    mbas largimit te shkerdhates ne presidenc ,
    duhet qe shteti te vendosi denimin me vdekje – menjiher ,
    duke i dhene fund njiher e mire ne kte vend , aludimit mbi ekzekutimin e kriminelit,pra nga shteti
    sidhe njikohesishte mbyll njiher e pergjithmon plagen e hapur te gjakmarrjes ne veri ,e acaruar qellimishte nga po ky kriminel sali berisha ne fillim te viteve

  7. Fakulteti says:

    E jema e saliut ,Sheqere ka qene e semure mentale( e cmendur ne gjuhen e popullit),por Saliu e ka mbajtur per 20 vjet te fshehte gjendjen e nenes se tij,deri sa ajo vdiq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje