Duke nisur nga fëmijët e deri tek më të moshuarit, në gjuhën e burrnisë lulëzojnë sharjet për nënën, motrën, gruan. Ma merr mendja që shqipja është gjuha më e pasur nga familja indoeuropiane për sharje dhe sulme ndaj femrës, veçanërisht, kur atë e ke nënë, motër, bashkëshorte, por edhe thjesht të njohur. Kaq e pasur është gjuha jonë për këto sulme sa edhe kur duam ta fyejmë në asht një burrë i drejtojmë epitete grarishte të kësaj gjinie.
Sot, në Kuvendin e Shqipërisë Ermira Mehmeti u përlot dhe u mundua mes ngashërimës të shpjegojë do përgjime, të cilat u përthithën jo vetëm nga media sllave e Maqedonisë, por gëzuan shikueshmëri të lart fort në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, diasporë, kudo ku flitet shqip. Natyrisht, lexuesit nuk vuajtën të qëllonin në epitete dhe përcaktorë për zonjën, sepse gjuha shqipe gëlon në të tëra nëndialektet e gegnisë a toskërisë. Megjithatë, ai feminilitet që shfaqi ligjvënësja e BDI-së rrëfen trimëri. Burrat që janë vënë në hall të këtillë janë futur nëpër qoshe, duke shpresuar në aksiomën e tre ditëve të harresës. Ka rrëfyer trimëri, sepse luan me rrezikun të riçelë zellin e gjykimit që ndër shqiptarë nuk shteron kurrë, i ndihmuar ky nga pasuria e fyerjeve në gjuhën shqipe.
Një tjetër grua, e cila ka qenë këto ditë në syrin e ciklonit ishte Ema Andrea. Ajo u shpreh, këtë mëkat bëri. Ajo tha diçka që ndoshta ishte kundër rrjedhës së një pjese të politikës dhe ithtarëve të saj. Koloni ndëshkimore e udhëhequr nga do tipa që kanë thyer bukën e mikut. Fjali të mbushura me sharje që gjuha jonë amtare t’i fal pa kursim. Po të kishin vazhduar edhe më do kishte dalë Ema Andrea dashnore e Ali Pashait. Një histeri ndaj një aktore, të cilën po ta quaje “të madhe” pasonte në rrjet një ushtri kundërshtarësh, të cilët si hiena tentojnë të vrasin, zhdukin, sheshtojnë vlerat e dikujt. Kjo vetëm, pse Ema Andrea nuk merr pjesë në arradhën e “Dum babës”, ashtu si u soll ndaj Edi Ramës, vetëm pak muaj më parë. Janë të njëjtët që i kanë prerë besën mikut, të cilët në at’botë e quanin “aktore e madhe” dhe i thurrnin lavde.
Shqiptarët janë gjykues, për gjithçka kanë një opinion. Kjo nuk është e veçantë, sepse qënia njerëzore është e gatuar në këtë farë soji. Kudo gjykojnë, por askund nuk lëshohen si qentë të të mbushin mendjen me sharje, fyerje dhe logjikën e përjashtimit. Të shajnë se nuk të duan, por këtu të shajnë se duan të ndërrosh mendje. Ndaj këto gra janë trime dhe shumë më patriote se lehjet e besëprerëve.
P.S. Dhe tani, o burra suluni në komente si çakej
Po sulem me te shterngue doren, bravo te kjofte.
Kam vetem nje koment per ty. Ke shqipe shume te varfer, te zbehte, pa shije. S’ke cfare i ben, talenti nuk eshte grip,ta marresh nga te tjeret….
Me te vertet esht turp.
Edhe se ndoshta ajo ka gabuar..! (TE KUPTONI SE ESHT NJERI SI TGJITH SHQIPTARET)
Esht rreziku i detyres…
Shqiptari nuk duhet te poshteroj nje femer ne ket menyre…
SGJOHUNI NGA GJUMI “NUK JEMI NE AFGANISTAN”
Me vjen keq per ket person por nuk arris te kuptoj pse e shajne kaq shume..!?
Ndoshta sharjet kan te bejne me anen Politike te ksaj Deputetje..
Por prap nuk dua te besoj “QE SHQIPTARI FYEN KAQ REND”
Kultura e nje njeriu duket vetem nga shkrimet qe ben.
Per mua jan njerez thjesht te revoltuar per gjith problemet qe kalojn Shqiptaret ngado qe jan.
Mendoni valle, se duke ofenduar nje Deputet o Politikan, do ndryshoj gje per ne..!??????????????????????????
JUA GARANTOJ SE NUK NDRYSHON GJE..
“Politikanet Shqiptar” jan kto qe jan.. Dhe kan dal prej nesh.. (Vet i kemi zgjedh).
Me mire se nje fjale OFENDUSE do shkonte mire nje argoment korrekt, per padrejtesit qe behen ndaj pupullit.
Keshtu qe mendoj se duhet ti permbahemi “Emocjoneve te Forta Ofenduese”..
Bera thjesht nje gjykim t’imin, se me vjen keq… skam te bej me kend…
RROFTE SHQIPERIA DHE SHQIPTARET….
Enkel, na e vure priten, por sjam cakall.
Gabimi i pare qe ke bere ne kete shkrim eshte; barazimi qe ben ndermjet dy femrave.
E para eshte politikane, po i besojme lotet e saj, po e besojme se edhe mund te jete nje trik dashakeqes, ndaj saj, por e verteta eshte, qe kjo zonje apo zonjushe, nuk votoi ne KE, per ceshtjen e Kosoves, se i ikte avioni.
Ky veprim i kesaj “politikaneje”, per te mos thene fjalen e fundit, tradheti, te pakten eshte nje papergjeshmeri idjote, nga ana e saj.
Por ti Enkel vazhdon me gabimin tend, kur krahason zonjen Ema Andrea, me tyryfycken e parlamentit maqedonas. Ema Andrea beri tjeter gje, beri ate qe duhet ta bejne te gjithe shqiptaret, intelektualet ne rradhe te pare, por si femer, zonja Andrea, foli edhe ne emer te mijrave nena, qe sot bijte e tyre, dergjen ne varr, per shkak te armeve, qe mbushen shtepite e shqiptareve.
Xhesti i zonjes Andrea, eshte nje alarm, kunder se keqes dhe eshte i paperseritshem, per momentin, kur ajo e tha.
Prandaj as mos u perpiq te dukesh dashamires ndaj llojit femer, se karakteret e ketyre dy femrave, ndryshojne si nata me diten.
:):):)
bukur enkel dhe ti e ke kuptuar kush e ka fajin.
Enkel, sharjet ne shqip jane poezi ne krahasim me sharjet ne sllavisht. Nuk qendron pohimi se ne qenkemi gjuha me pasur me sharje.
Si qakej jo veq si njeri, vetem nje informat te vockel…edhe gjuhet tjera nuk ja lan mangu per fyerje, mirpo tek popujt tjer eshte bile normale perdorimi i fjaleve fyese….heeeem ndoshta jo neper parlamente.
O Enkel ne dac me quaj cakall, ne dac ujk, une po bej nje koment qe me duket krejt modest dhe pa mllef. Znj. Ema Andrea foli dhe beri mire qe foli, nxorri nga goja ate qe i tha truri. Sigurisht nuk jam dakord me lukunine qe perpiqen ta nencmojne e godasin por per mua do kishte qene me mire te mos merrej njeri me te, packa se ajo kur tha ato fjale ndoshta synonte pikerisht kete qe ndodhi. Ne fund te fundit nuk shoh perse fjala e saj ka ndonje vlere me te madhe se ajo e dikujt tjeter, ishte thjesht nje bertitje dhe aq.
Kur vjen tani puna te a eshte Ema Andrea aktore e madhe apo jo, kjo me duket krejt pa lidhje me ate qe bertiti para ca ditesh. Une per vete Ema Andrean nuk e njoh per aktore te madhe dhe nuk mund te pajtohem me ata qe e quajne aktore te madhe vetem perse mori guximin t’i thote fashist dikujt, te cilit tre cereku i shqiptareve edhe pa ato fjale te cilave i referohet Ema Andrea nuk lene epitet pa i vene qe nga kriminel, spiun serb, i shitur etj. etj.
Prandaj o zoti Enkel Demi edhe ti ne ke marre persiper te dalesh palladini zhurnalist i grave ne Shqiperi, do te beje mire sipas mendimit tim, te shkruaje ndonje gje me esenciale lidhur me ato cfare heqin grate ne Shqiperi, dhe te mos merreshe shume me nje aktore qe punet e saj i ka aq ne terezi saqe i del koha te gjuaje me plumba kufomat politike te Shqiperise, qe nuk kuptohet mire per c’aresye mbahen ende sikur jane gjalle per te trembur kalamajte naten kur nuk i ze gjumi dhe perdoren si mjete mesimore per aktore qe jo vetem nuk jane te medhej, po keshtu vec shpresojne te vihen qofte edhe perkohesisht dhe shkurtimisht ne qender te vemendjes se publikut, gje per te cilen vuajne qysh se kane zgjedhur profesionin.
Dhe tani suluni ne komente si cakej…thot demka jon.
Rri i qet , smerret njeri me ty, nuk ja vlen..
Si gjithmon niveli i te shkruarit eshte baraz me zero, duke filluar qe nga llogjika e shtrembet e deri tek ndertimi i fjalive.
Ketu hyn edhe titulli skandaloz si dhe paragjykymi qe ti i ben komentuesve.
Kalofsh nje dit te bukur Z.Demk
P.S. Je me fat qe gjen hapsir ne media.
Dhe tani suluni ne komente si cakej…thot demka jon.
Rri i qet , smerret njeri me ty, nuk ja vlen..
Si gjithmon niveli i te shkruarit eshte baraz me zero, duke filluar qe nga llogjika e shtrembet e deri tek ndertimi i fjalive.
Ketu hyn edhe titulli skandaloz si dhe paragjykymi qe ti i ben komentuesve.
Kalofsh nje dit te bukur Z.Demk
P.S. Je me fat qe gjen hapsir ne media.
BOTOJENI ……………
Bravo ENKE !Po e shkruaj me te medha emrin ashtu si je dhe vet me kte shkrim ! Mos u cudit aspak me kta shqiptar primitiv qe nje femer per ta e ka te ndaluar te tregoj edhe ftyren, nen percen e zez qe injoranca fetare ju ka “falur”prej shekujsh ! E duan ashtu te verber ,te heshtur ,te nenshtruar e bile ka dhe nga ata imam, qe na mesojn si duhet rahur gruaja e pse duhet rahur ! Jo ,kjo gjini per ta esht thjesht nje objekt qe nuk barazohet dot, qe te ken te drejten e tyre per cdo lloj perversiteti e imoraliteti ku qenia mashkull ju a lejon, pa cka se kur shohin nje bukuri, jan kta qe jargosen me shum e xhelozia primitive nuk i len te ken mendje te paster ! I ke then te tera ne kto pak rejeshta ,sepse kjo tem esht mjaft e gjat, sa cesht edhe koha qe seksin tuaj e moren neper kemb ne ato foltoret inkuizitive burash ambicioz e egoist ! Lotet dhe qendrimi bureror i saj (se bura ska ma) te ben te ndjehesh i vogel shum i vogel para dhimbjes se saj e poshtersis qe u luajt ne kuriz te saj ! Pergezime ………
Z.Demi!mos ke frike se “ata qe kane prere ne bese mikun” nuk do te sulen sepse nuk do e kuptojne qe e thua per ata sepse nuk e kane prere ne bese mikun por e kane palluar kusheriren dhe kusheririn e kane bere mik.
Ty t’i kemi thene te gjitha
Ky shkrim i shkurter,i nisur gjoja per Ermira Mehmetin,ne fakt eshte per Ema Andrean,dhe reagimet qe shkaktoi thirrja e saj halucinante per lincim publik te Sali Berishes.
Prandaj,edhe “indinjata” qe na paska ndjere zoti Demi nga qendrimet maskiliste te burrave shqiptare ndaj Mermira Mehmetit eshte thjeshte nje hipokrizi e gerditshme,dhe nje shfrytezim po aq i tille per te dale tek Ema Andrea.
Ashtu sic edhe komentova para ca ditesh editorialin e zotit Baze,ku i dilte ne krah Ema Andreas dhe e merrte ne mbrojtje ate.edhe ne kete rast dua t’i kujtoj zotit Demi se po tregohet ,jo vetem nje hipokrit i madh por edhe shume shume cinik.
Sepse,si ka mundesi qe ky zoteri qe,per cudine e madhe te te gjithe atyre qe e njohin,po na ben feministin,duke i dale ne mbrojtje nje zonje,si ka mundesi pra,qe ndersa skandalizohet nga sulmet e “berishisteve” ndaj Ema Andreas,te mos thote anjegje,te heshte,te beje qorrin e shurdhin,ndaj lincimit te perditshem qe i behet nje femre tjeter,ka muaj e muaj te tere,Armina Mevlanit?!
Ka kohe,qe dite per dite,ndonjehere edhe cdo ore te dites,ka raste madje edhe cdo minute,te mos jepen “lajme” denigruese per Armina Mevlanin,me qellim qe ta bejne ate target te komenteve rrugacerore te aradhave te komentuesve anonime ne internet.
Jo vetem qe jepen “scoop-e” te tilla,qe edhe mund tua gjejne justifikimin,si lajme qe jepen nga te gjitha portalet(megjithese,ne asnje portal tjeter,nuk behet me nje intensitet te tille),por edhe ne rubriken e humorit,pothuaj cdo dite Armina Mevlani behet objekt i fyerjeve dhe ofendimeve nga me te rendat.
Kete hipokrizi ia vura ne dukje te zotit te ketij portali,Mero Bazes.Tani po ja ve ne dukje edhe mikut tij te ri Demi,megjithese dikur armiq,aq armiq bile,sa pikerisht per ofendime te tilla,i sapopermenduri ka qelluar me grushte Meron tone (behet fjale per nderin e asaj zonjes qe thoshte se do t’i varte kokepalaret neper palma,nese guxonin te perseritnin nje 21 janar te dyte)!
Pra,po i them publikisht Enkel Demit: a nuk te bejne pershtypje fare ato qe thuhen per Armina Mevlanin?! Apo je dakord me denigrimin dhe poshterimin publik qe po mundohen t’i bejne asaj?!
Po i them Enkel Demit: a nuk eshte hipokrizi,qe ndersa na del ne mbrojtje te nderit te Ema Andreas,hesht per ate te Armina Mevlanit?!
Rasti i Emes ndryshon thelbesisht me ate te Armines. Sepse,ndersa Ema eshte e njohur per qendrimet e forta qe mban ndaj politikaneve,domethene qe perzihet ne pune te politikes,Armina perkundrazi as qe ka shprehur ndonjehere ndonje gje qe te kete te beje me politiken,e aq me pak te mbaje ndonje qendrim te “forte” si ky i Emes.
Keto gjera qe po shkruhen ne mbrojtje te Emes keto dite,vijne pas reagimit te djalit te Sh.Berishes ndaj saj.Aktorja ka bere thirrje publike per poshterim publik te babait te tij.Eshte aktore e njohur.Ai reagoi.Kjo eshte dicka personale.
Ata qe reaguan e qe po reagojne ndaj reagimit te tij,po e bejne kete te motivuar politikisht,per interes politik,per interesin politik te qeverise.E ketu ka ndryshim te madh.Ndryshim esencial.
E megjithate,une edhe mund te isha dakord me mbeshtetesit e Ema Andreas,megjithese ajo eshte femer e pavarur,moderne,qe u del vete per zot qendrimeve te saj, nese keta zoterinj Enkeli dhe te tjere te “indinjuar” te indinjoheshin edhe per sulmet rrugacerore qe i behen cdo dite Armina Mevlanit.
Por,jo.Nuk e bejne.Nuk e bejne se jane hipokrite te ndyre.Jane maskiliste te ndyre.Me te ndyret maskiliste qe mund te kete.
Sepse,ndersa bejne “te indinjuaret” per rastet kur u intereson,kur nuk u intereson jo vetem qe jane krejt te pandjeshem,por i bashkohen korit te sharesve e rrugecerve .ose me heshtjen e tyre,ose duke share drejtperdrejte me fjalet me te ndyra.
E ne fund,dua t’i them zoterise ,se nuk ka njeri qe e njeh ,qofte nga afer e qofte nga televizioni,qe te besoje se nuk eshte maskilist,nga ata me provincialet madje.
Skypion, e nxore ne fokus veten. E morem vesh se kush je.
Skypion ,apo Mark Uk apo kushdo qe je,duhet ta dih se,vertet Armina nuk merret me politikepor,po i shijon ne maksimum parate e bera nga gjaku ishqiptareve nepermjet politikes serbe te bere nga vjehri beseprere.
Ne meshkujt e kemi shume te lehte te poshterojme ne fakt nje femer. Se mjafton ti themi asaj Kurve dhe sado e forte te jete ajo imazhi i saj zvetnitetet sipas epitetit qe pergjithesisht e vene militantet e partive. Dhe kjo eshte e vetmja karte e qelbur e jona. Pa pare se sa vlera ka ajo apo cfare kerkon ajo permes zerit te saj . Se nqs nje femer deputete , aktore , shkrimtare, mesuese cfaredo lloj qofte te thote ate qe mendon nje mashkulli ne publik O BQ , o Kar , O Pederast , etj etj Ajo prape quhet nga Ne …. Kurve ….
Paralelizmi i rastit te E.Mehmetit me E. Andrene mendoje se nuk shkone. Nuk dua te gjykoje ngjarjen e E.Mehmetit ,por veprimi i saj duke mos marre pjese ne votim per KOSOVEN eshte ishemtuar dhe i pafalshem. Partia ku ajo aderon me se paku duhet te kishte mbajtur qendrim te prere deri ne perjashtimin e saj nga politika. Kurse E. Andrea foli qarte,hapur dhe bukur. Deklarata e saj kunder S.B. eshte pershendetur nga pjesa dermuese e opinionit publik shqipetar. Perfundimisht E.ANDREA nuk ka asnji gje te perbashket me rastin e E.M ,perkundrazi eshte shume larte krahasuar me E.M.
Te tille intelektuale i duhen vendit sot si E.ANDREA e cila nuk pyete as majtas dhe as djathtas kur rrezikohet jeta paqesore e popullit e interesat e tije.
e ke Gabim Enkel Demi:Gjuha me e Pasur per Sharje eshte ajo GREKE….POR DUKET se nuk ke pasur rastin ta mesosh Greqishten duke Bere Llace, ose vjele Rrushe….
Tani sa per Ermiren, ajo nese ja do “Zogu”…do tja shtroj kujte do mashkulll::::qe i pelqen,por edhe ti mos na Shite “Moral”; kur vete nuk ke Moral-Kalemi….lol
Si shumë jeshile na paraqitet zonja, anëtare e¨lazdruar e PARTISË ANTISHQIPTARE – BDI për integrim në hale.
Po të ketë një fije njerëzie nuk do i përkiste falangës servis sllavërimi.
Nuk dija qe kjo femer qenka ajo qe nuk votoi sepse i hikte avjoni dhe ndjehem disi i shgenjyer qe e mora ne mbrojtje e tani po kuptoj kte vershim sharjesh qe mendoj se me shum qenka ky burimi i kesaj antipatie komentusish sesa jeta private e saj !Bashkohem me ty horr por sapak me Skypion shkelzen berishen qe kerkon te ver nje shenj barazimi mes ksaj deputetes dhe nje aktoreje lozanjare qe ka zgjedhur te jetoj bukurin e “parajses” me parat e vjedhura te shqiptareve ! Shum i ka djegur ktij Skypionit qe mediat meren me kte Arminen dhe derdh vrer ndaj komentuseve qe nuk marin anen e saj si dhe ndaj Mero Bazes qe nuk i censuron !Do justifikoja kte preokupim, nese ky esht vet Shkelzeni por nese jo ,ky far skypioni qenka simboli i dallkaukut e bythlepirsit me te madh qe njohim ktu nga te gjith llojin e komentusve ! Tjeter Armina, dashnorja e djalit te Kim Jongut shqiptar e tjeter kjo deputete, qe si e till shkermoqi besimin dhe shkateroi cka ka ndertuar, pa notuar me para te dashurish ,e kto kur vijn nga nje burim mjaft i perfolur ei keq diskutuar !Nese ti Skypion nuk je vet Shkelzeni ateher po me ngjan me Izet Haxhin e asaj kohe qe besnikeria ndaj “marshallit” te tij desh i kushtoi jeten !Nese je ai kuadri dursak, qe kam lexuar nje biografi mjaft te dyshimt e te peshtir ,mos i hyp Rosinantit e te behesh Musketjer i familjes , sepse nuk lan dot me shurren tende mutin e saj ! Saper Arminen ,megjithse nuk bej pjes tek ata qe shajn, nese preket nga ata qe e shajn, mir ben te mos provokoj me foto hollivudiane ne hotele dhe uikende holivudianesh !
Nuk ta ka fajin Merua o “kalorsi” berishian …………