Fevziu: Berisha e ka derën e hapur tek Opinion, por nuk vjen vetë

27 Prill 2016, 18:36Politika TEMA

Lapsi.al ngre pyetjen pse Sali Berisha është zhdukur nga televizionet kryesore në vend.

Sipas saj, Berisha është super i ndjekur kur del në televizor, dhe madje edhe më i ndjekur se Champions League.

“Të martën në mbrëmje, si gjithnjë kur shfaqet në ekrane, Sali Berisha ka bërë deklatata të forta për armatosjen, për Shullazin, për Arben Frrokun etj. në emisionin Studio e hapur të Eni Vasilit.

Por pavarësisht nga audienca e lartë që ai pati edhe mbrëmë pavarësisht gjysëmfinales së Ligës së Kampioneve (Berisha ka veçorinë që e shohin njësoj edhe ata që e dashurojnë edhe ata që e urrejnë), një fakt bën përshtypje: prej kohësh ish kryeministri nuk shfaqet më në emisionet kryesore të televizioneve më të mëdha në vend.

Ndërsa kur ishte në krye të qeverisë ai ishte i kudondodhur në Klan, doli dy herë në Top Story, po ashtu dhe dhe në Vizion Plus, tani, që pas zgjedhjeve, ai është bërë mysafir vetëm i televizioneve locale”, shkruan Lapsi.

Por, këtij shkrimi i është përgjigjur faqja e emisionit të Blendi Fevziut.

Sipas saj, Berisha është ftuar në Klan dy herë brenda dy muajve të fundit dhe e ka derën e hapur për të qenë në emisionin Opinion.

“Vetëm në dy muajt e fundit, ish-kryeministri Berisha është ftuar dy herë në TV Klan.

Në emisionin “Zonë e Lirë” me datë 4 mars 2016 dhe me datë 3 prill 2016 tek e Diela Shqiptare në finalen e “Poëer Kids”.

Vlen të kujtohet, se z.Berisha ka një ftesë të hapur edhe në emisionin Opinion, por që ish-kryeministri ka zgjedhur me dëshirën e tij, të mos jetë pjesë e emisionit”, shkruan faqja e Fevziut.

Kujtojmë që studio e Fevziut ishte e preferuara e Berishës kur ishte kryeministër, por ata u prishën pak para largimit të tij nga pushteti.

Tashmë i preferuari i Fevziut, është Edi Rama.

 

4 komente në “Fevziu: Berisha e ka derën e hapur tek Opinion, por nuk vjen vetë”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Berisha e di bilancin,nepermjet tv.klan,e ndjekin rreth 30% e votuesve,ka filluar ti dergoj “emisaret” e tij ne Top-Channel,per te “bindur” votuesit,per kapjen e pushtetit !

  2. marta says:

    Fevzo kjo tregon se nuk ka doktori nevoje per ju, por keni ju nevoje per doktorin. Fakti qe ka audience do te thote qe mbetet personalitet me ze ne politiken shqiptare. Te lutem mos fto me persona si Stefani dhe Zheji

  3. Treviso says:

    Edi Rama qenka i ftuari i prostitutes se televizionit Klan. Tani dua te di nese i pelqen prostitutes apo Edit.

  4. TURP UAA SA TURP says:

    Fute ne by..th salen … mor njeri i trashe..
    o Fevzi, ne moshet tate me qene kaq ko..qe, i del autobuzit perpara..
    Meru mer cun me gjonat qe don populli jo me ata qe i ka pshty…
    NJEREZ SI PUNA JOTE E KAN LON AT VEN SI “AFRIKE”..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje