Pronari i "Intech+" reagon pas sulmit të Bashës: Shpifje! E sfidojmë të provojë akuzat

27 Prill 2016, 14:20Politika TEMA
Pronari i "Intech+" reagon pas sulmit të Bashës: Shpifje! E

Pronari dhe administratori i “Intech+” Sokol Sinani ka reaguar pas sulmit të kreut të PD, Lulzim Bashës.

Ai i quan shpifje deklaratat e Bashës dhe e sfidon të vërtetojë para drejtësisë akuzat e tij.

Ja reagimi i Sinanit:

Kryetari i PD, z. Lulzim Basha, ne nje konference per media te mbajtur me date 26 Prill 2016, ndermjet te tjerash, akuzon pa fakte dhe pa prova shoqerine Intech+ sh.p.k., se eshte favorizuar ne tendera publikë, me nje vlere gjithsej 2,252 miliard leke, perkatesisht, 1.5 miliard leke direkt dhe 752 milion leke nepermjet nje subjekti tjeter, sipas tij, si kompani guacke, per rreth 22 milion USD.

E verteta eshte krejtesisht ndryshe.

Ne respekt te pergjegjesise per informimin e opinionit publik, minimalisht, z. Basha do te duhej t’i ishte referuar te dhenave zyrtare nga DP Tatimeve, ku mund te informohej lehtesisht per fitimin dhe xhiron e shoqerise Intech+ sh.p.k.

Natyrshem lind pyetja: Perse z. Basha nuk i referohet ne deklarimet e tij te dhenave te DP Tatimeve per shoqerine Intech+sh.p.k.?

Sigurisht, qe zoteria ne fjale nuk e ben qellimisht dicka te tille, pasi e verteta eshte teresisht ndryshe.

Jo vetem te dhenat per fitimin, por edhe per xhiron, subjekti Intech+ sh.p.k., e ka qartesisht shume here me poshte shifrave te permendura nga zoti Basha.

Kompania Intech+ sh.p.k. hedh poshte si te paverteta te gjitha shpifjet dhe perbaltjen qe vijon ne menyre te perseritur prej muajsh, duke demtuar rende imazhin dhe reputacionin e shoqerise Intech+ sh.p.k. me akuzat e pabaza.

E sfidojme zotin Basha qe t’i drejtohet Organeve te Drejtesise se Republikes se Shqiperise dhe te provoje para Drejtesise akuzat e tij ne lidhje me shoqerine Intech+sh.p.k, qofte edhe per vetem nje procedure prokurimi te favorizuar ne shkelje te ligjit te prokurimit publik.

Ne te kundert, i kerkojme zotit Basha te terheqe mbrapsht te gjitha shpifjet, perndryshe, shoqeria Intech+ sh.p.k., ben me dije se do te padise z. Lulzim Basha per prishje te qellimshme te imazhit dhe reputacionit te shoqerise si subjekt tregetar per shperblimin e demit jashtekontraktor pasuror si dhe demit moral referuar neneve 609, 618/2, 622, 625/b/ç, 640 te Kodit Civil te Republikes se Shqiperise .

Shoqeria Intech+ sh.p.k., sulmohet dhe perbaltet, duke aluduar se gjate vitit 2014 dhe 2015 ka qene e favorizuar politikisht ne aktivitetin e vet, nderkohe, qellimisht harrohet te permenden se sa kontrata dhe prokurime publike ka fituar me te drejte shoqeria Intech+ sh.p.k. gjate qeverisjes se z. Basha ne vitet 2007-2013.

Per sa me siper, po i provojme me fakte z. Basha se vetem, me nje fature ne 29 Dhjetor 2007, subjekti Intech+ sh.p.k. ka faturuar  Qeverine per 114,789,773 Leke, ekuivalent i 1.33 milion USD (bashkangjitur fatura ) .

Pra, eshte shume e qarte qe edhe kur PD ka qene ne qeverisje, shoqeria Intech+ sh.p.k. ka fituar kontrata ne sektorin publik ne vlera te konsiderueshme pa ndikim politik.

Nga ana tjeter, i bejme me dije opinionit publik se Intech+ sh.p.k. eshte nje shoqeri serioze dhe e konsoliduar qe punon ne fushen e teknollogjive inovative prej me shume se 15 vitesh ne tregun shqiptar dhe ate rajonal, dhe ka punuar perhere, si per sektorin publik dhe ate privat ne nivelet ne te cilat vijon pa asnje influence politike.

Ne emer te subjektit Intech+ sh.p.k. i kerkojme z. Basha dhe Partise Demoktratike qe t’i japin fund sulmeve dhe perbaltjes se shoqerise Intech+ sh.p.k., e cila eshte nje kompani teresisht private pa asnje lidhje dhe angazhim politik, pasi po i shkakton subjektit tone tregetar nje demtim te rende te reputacionit dhe imazhit.

Me respekt,

Sokol Sinani

Pronar dhe Administrator i Intech+ sh.p.k.

8 komente në “Pronari i “Intech+” reagon pas sulmit të Bashës: Shpifje! E sfidojmë të provojë akuzat”

  1. majlinda says:

    te lumte Z Sinani, nxirrjani bojen keti llafazani dhe mashtruesi. Publikon shifra fallco qe te besojne njerezit, njesoj si berisha
    dhe basha, genjeshtar dhe mashtrues, thone gjera qe i kane bere vete, dhe ja adresojne te tjereve, kjo eshte moto e tyre, genje, genje se dicka mbetet. Hidhe ne gjyq kete sharlatan, qe per tu bere qejfin te veteve, del e shpif pa pike turpi.

    1. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


      Lulen je
      Lule të thonë
      Nga ato
      Që qelb gjitonë
      Që Argita
      E këputi
      Lule Bytha
      Lule muti!
      ♢○♢○♢○♢○♢

  2. cc says:

    Me te vertete zoti Sinani pse se hedh ne gjygj? Apo ke frike se te del ndonje e palare dhe ty? Leri gazetat, tregohu burre apo sta mban?

  3. Gaspri says:

    Mendoni pra kush kerkon te vije ne pushtet apo te marre karriken e nje kryeministri.

    Keto sjellje jane teper trishtuese. Askush ne Shqiperi nuk mund te punoje i qete nga kjo rrace shpifesish.

    Turp

  4. lulka says:

    futeni ne burg qenin

  5. Justicia says:

    Tju vije turp Z. Sinani,
    Te ishit tamam ta benit si burrat, si basha ne kohe te vet.
    Aq sa mezi merrni ju per nje vit i ka marre luli i vocerr me nje km rruge.
    Turp turp turp per kete rilindje.
    Behu burre zoti Sinani e mos justifiko punen qe keni bere, por demasko keta kriminele, per te cilet behen filma hollivudiane

  6. USA says:

    Nese z.Sinani do e hedhi ne gjygj kete qukapik, duhet te japi llogari edhe per 300 miljon euro te RRUGES SE KOMBIT, qe ja qeroi. Sa here e kerkojne ne gjygj, ose i dhemb Gryka, ose i dhemb k…i, ose p….i i Argites eshte semure. Amani ore aman, vetem lulzimen mos ma gjeje gje. HAHAAAAAA sa kam qesh, e kane bere veten komplet karagjoze ashtu si Shefi i tij, qe me qytetarin Digital, qe shyqyr e ka mesuar cdo te thote, i genjen ato delet qe i shkojne mbrapa. E si i thone, O Legjendar, o Sypatrembur o Skenderbe, etj etj, keshtu duhet tja nxjerresh te palarat. Se dine ato idjote qe ai shkruan aty ato qe ka bere vet…hahahaa cfar njerezish idjote ka ne Facebook. Hahahaaaa…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje