Nikoll Lesi thotë se nëse Donald Trump zgjidhet president i SHBA-së, mund të shkarkohet brenda janarit nga parlamenti.
Një hipotezë që duket si fantazi e shfrenuar.
Ja çfarë shkruan Lesi në gazetën e vet Koha Jonë:
“Duket se Donald Trump nuk ka të ndalur drejt kandidimit në Kongresin Republikan. Edhe dje fitoi në pesë shtete si Konetikat, Merilend, Delauer, dhe Rod Ajlend. Dhe pak javë, e nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli në kampin republikan, kandidimi i Trump po merr vulë zyrtare si kandidat për President. Përballë po i vjen Hillary Clinton, një grua me një eksperiencë të vyer shtetrore dhe gruaja e ish-presidentit të famshëm Bill Clinton. Të henën e parë të nentorit, me 8 nentor të këtij viti, janë zgjedhjet presidenciale në Amerikë. Ndërkohë gjithë bota rri me veshë e sy nga Washingtoni se kush do të jetë presidenti dhe presidenca. Do të jetë një vazhdimësi me një ngritje cilësore demokrate në administrimin e pushtetit nga Hillary apo një përmbysje e traditës prej Donald Trump. Akoma herët për të thënë diçka të saktë, por duket se bota e cila është në një krizë të thellë ekonomike e përballë një shthurje të balancave gjeostrategjike si dhe rrezikut të madh ISIS e një paniku të civilizimit perendimor, ka mundësi të ketë lider Donald Trump. Mundet që media ta ketë nxjerrë imazhin e tij me tone sarkastike dhe frikësuese, për njëmijë arësye, por falë eksperiencës në botën e biznesit e aq me shumë në politikë prej një viti, ai Trumpi i “tmerrshëm”, ka mundësi te jetë një zgjidhje amerikane. Zgjidhje të mërzitur nga tradita, nga thellimi i krizës ekonomike e sociale amerikane e botërore, nga mostregimi i muskujve amerikanë që prej kohës së Bushit të II-të ndaj botës e cila ka lëvizur në sensin e aleancave dhe balancave ushtarake dhe ekonomike, zgjidhje për të frenuar rrezikun e fondamentalizmit islamik, zgjidhje për një paqe me Rusinë, të cilën Europa e ka rrethuar si një luan në kafaz, por luanit sa më shumë i rrethohet laku bëhet më i dhunshëm dhe shqyen edhe kafazin me luftë.
E gjithë bota shikon duelin në Amerikë mes kandidatëve dhe nuk flet, të paktën hapur. Mund të përdorin çdo mekanizëm nën rrogoz, porse hapur nuk thonë asnjë fjalë, sepse është populli amerikan që vendos. Vota është mbi këdo, edhe sikur të jetë fashist për dikë, por për popullin kur votohet ,ai respektohet. Pra dueli Clinton-Trump duket se po shkon drejt 8 nentorit, dita e votimeve. Ndonëse prapë nuk i dihet. Atje nuk shkon kënga e Ramës “jetojmë në Tironë!”. Atje është Washington, vendi ku drejton jo vetëm Amerikën, por botën.
Por ç’ndodh në Tiranë? Dihet tashmë se kryeministri Rama ka folur hapur dhe egër kundër kandidatit Donald Trump. Taktikisht për të marrë “vizën” për në Shtëpinë e Bardhë, personalisht luajti mirë dhe hyri brenda. Takoi Obamën, bëri foto, firmosi diçka tek zv/presidenti për muxhahedinët dhe u kthye në Tiranë. Çdo politikan shqiptar e ka endërr një takim me presidentin amerikan. E ka bërë Berisha, edhe Meta, e bëri edhe Rama. Normale në një lojë politike rajonale dhe brenda një demokracie parlamentare me synim europian. Por fakti që kryeministri bëri deklarata të forta kundër Trump duke e quajtur rrezik për demokracinë botërore dhe sidomos për raportet me Shqipërinë mendoj se fati politik i Ramës do të jetë pas datës 8 nentor, ditë kur zhvillohen zgjedhjet presidenciale në SHBA. Nëse fiton Clinton vazhdon i qetë Rama drejtimin e qeverisë. Bile mund të marrë edhe një tjetër ftesë të takojë në Shtëpinë e Bardhë të parën femër presidente. Por nëse vota shkon tek Trump, cili do të jetë fati politik i Edi Ramës. E vështirë për ta parashikuar, por një gjë dihet se parlamenti shqiptar pa ardhur Viti i Ri e shkarkon. Me çdo mënyrë dhe rrugë ! Ndaj duket se po nxiton këto muaj kryeministri të mbarojë punë me kundërshtarët përballë dhe brenda koalicionit qeverisës që t’i palosë, mundësisht edhe më burg, në mënyrë që të mos ketë edhe Donald Trump përballë , por edhe “trumpistët” në parlament .
Nëse fiton Hillary Clinton kryeministri do jetë me pushime në Majami. Nëse fiton Donald Trump nuk ka ishull që e mban në territor”!
Comments are closed.
Pse duket si morr i kuqe ky LESI?
Trump u deklarua kunder nderhyrjes se Natos ne ngjarjet e Kosoves. Ndaj e tha apo nuk e tha Rama, te miren apo te keqen per Donsldin, nuk ka aspak rendesi . Me ardhjen e Trumpit, humbet’edhe’Kosova edhe Shqiperia. Atehere a nuk ia vlen qofte efhe nje bickim nga udheheqesi i nje vendi te vogel qe me ardhjen e tij ne pushtet e di se c’e pret vendin qe drejton?
Rama foli si drejtues i PERGJEGJSHEM, qe mendon me shume per vendin qe drejton, se sa per karrigen personale.
undefined
Les leshi.
Nikoll, gjithe kohen te kame ndjekur, ne gazeten tuaj, pore sote jame habitur, me kete shkrim. Jetoi prej me shume se 23 vitesh ne Amerike, kame, lexuar, pare e degjuar, polemika, sharje e fyerje midis politikaneve, ne senat e kongres, kure jane ne fushata zgjedhjesh, pore mendiin e lire askush nuke e pengon. Amerika eshte simboli i paqes, lirise dhe demokracise me te perparuar ne bote, ku duhet te marin shembull gjithe shtetet e tjera K ame pare karikatura te presidenteve neper rruge, Pore askush, seshte denuar, persekutuar. Ne demokraci mendimi eshte i lire. Kandidati per president zoti Tramp, eshte i sukseshem ne biznes dhe mundet te jete edhe ne politike, pore disa deklarata te tija, sic eshte qendrimi ndaj mislimaneve, ku njehere tha, tu varim nje medaljon ne qafe, qe te njihen, heren tjeter tha tu ndalohet, apo kufizohet hyrja ne Amerike njgjalli pakenaqesi ne milona njerez brenda amarikes dhe mori kritika, te shumta. S i bashkekombas edhe une jame kritik ndaj deklarates qe fajesoi Ameriken ne luften ndaj Serbise, Nderkohe qe Milloshevici vriste, diqte e debonte kosovaret, nuke paska te drejte kryeministri i nje vendi te kritikoje kandidate te ketille per president, kushdoqofte ai. Ndersa gjukimi tuaj se po fitoi Zoti D. Tramp dhe Rama sdo gjeje vend ku te futet, eshte sa qesharak, aq dhe papjekuri, e nje gazetari e shkrimtari si ju, zoti Lesi. Mose ki merak, nese fiton Trampi, jo vetem mardhenjet midis Amerikes dhe SHqiperise nuke dobesohen, perkundrazi dote forcohen, pore kryeministri Rama, dota vizitoi SHtepine e Bardhe. Nuke mendojene amerikanet si Cupi, si ai spiuni i vogel, qe bredh sa ne nje parti ne tjetren dhe si ju i dashur Lesi, qe ben nje deduksjon te tille, i cili eshte jashte cdo raliteti . SHpresoi te mose besh deklarata te tilla ne te ardhmen.
Ke te drejte, te kishte Trumph( gjerman-skocez) trurin dhe mendjen e nje shpellari nga bjeshket e nemura do ta besoja, thjesht ky Nikolla manifeston ate njeriun shtazarak e mesjetar kur mendon ne kete menyre.