Garda justifikon “21 Janarin”: U detyruam të përdorim armët

27 Prill 2016, 15:40Politika TEMA

Me gjithë polemikat e ashpra për 4 viktimat e demonstratës së 21 Janarit, kur vjen puna në gjykatë për dëmshpërblimin e familjarëve të tyre, si të djeshmit edhe të sotmit bien dakord në një qëndrim. “Garda u detyrua të përdorte armët e zjarrit pas shpërthimit të portës hyrëse”.

Ky nuk është një konstatim i opozitës, me të cilin jemi mësuar, por i Gardës së Republikës, që Top Channel disponon. Përmes këtij dokumenti kundërshtohen në Gjykatën Administrative, paditë e familjarëve të të ndjerit Faik Myrtaj dhe të familjarëve të Ziver Veizit.

Së pari, Garda kërkon rrëzimin e padisë duke kujtuar se, në korrik të 2014-s, kryeministri Rama ka urdhëruar ngritjen e një grupi për vlerësimin e dëmit dhe, për sa kohë ka nisur një proces i tillë, paditësit duhet të prisnin një përgjigje. Duke shpjeguar vendimin e Gjykatës së Apelit, Garda citon se sulmi i protestuesve ka qenë i ashpër dhe efektivët e Gardës legjitimoheshin në përdorimin e armëve.

“Mendojmë se Garda e Republikës nuk mund të përgjigjet për këtë dëm, pasi nëse efektivët e policisë do të kryenin detyrën më 21 janar 2011 duke shpërndarë turmën, atëherë sigurisht nuk do të kishte qenë e nevojshme që Garda të përdorte armët, e si pasojë e këtij përdorimi të vinin viktimat. Në asnjë rast nuk duhet të harrohet tensioni, stresi dhe goditjet që kanë qenë të vazhdueshme. Përgjegjës për këtë situatë është po aq, në mos më shumë sesa Garda, Policia e Shtetit, pasi paaftësia për menaxhimin e demonstruesve solli viktimat”.

Më tej, Garda e Republikës kërkon që të rrëzohet kërkesa, duke iu referuar precedentit të 2001-shit në Genova, kur një protestues u vra nga Karabinieria gjatë takimit të G8-s.

“Momenti i parë që del nga ky gjykim është ai, që familjarët e viktimës i adresohen shtetit italian për pagimin e dëmeve, dhe jo Karabinierisë apo Policisë së Shtetit italian”.

Garda argumenton më tej duke iu referuar edhe dosjes “Gërdeci”, pasi sipas këtij institucioni, nga praktika e deritanishme është operuar me vendime të Këshillit të Ministrave për dhënie ndihme. “Ky kërkim është i pabazuar, – e mbyll qëndrimin e saj Garda, – dhe në rast se gjykata e pranon padinë, vendimi nuk mund të ekzekutohet, pasi Garda dhe Ministria e Brendshme e kanë miratuar buxhetin për 2016-n dhe ai nuk mund të ndryshojë”.

15 komente në “Garda justifikon “21 Janarin”: U detyruam të përdorim armët”

  1. NjeQytetarOptmist says:

    Sipas citatit I bie qe ne qofte se Ju nderhyni smbani pergjegjesi ne qoftese ka viktima..bukur shume..

    1. adi says:

      kot me pyet
      nuk eshte garda qe varet nga rilindja???????
      edhe keta varen nga reforma ne drejtesi???????
      skemi pare asgje akoma!!!!!

    2. riza says:

      Ju jeni krejt budallenj more gardiste! Ne Shqiperi nuk ka sistem ligjor si ne Angli (Common Law / Judge-made law dhe equity) sepse ne kemi kod penal dhe kod civil. Pra ligjet nuk bazohen tek precedentet dhe çdo rast gjyqsor, sadoqe mund te kete ndodhur edhe me pare, do te gjykohet nga fillimi. Fjala vjen, nese nje njeri per gjakmarrje vret dike, kjo nuk do te thote se ai do te denohet po aq sa edhe te tjeret perpara tij per te njejten veper penale sepse shqyrtohet rasti i tij dhe vetem i tij.
      Gabimi tjeter i juaj eshte se edhe sikur ne Itali te kete ndodhur ashtu siç thoni ju, prapseprap kjo nuk ka te beje me ne. Shqiperia eshte vend i pavarur….dhe ju jeni disa nga ata qe e mbrojne pavaresine e saj!!!! prandaj ne nuk i nenshtrohemi ligjeve italiane dhe as nuk marrim shembull nga to. (le pastaj se edhe sikur te ishin ne Itali, edhe atje, ky do te shqyrtohej si rast i veçante sepse as Italia nuk ka Common Law dhe Equity.
      Keni thene gjithçka perveç diçkaje: se ju i jeni permbajtur pike per pike rregullores suaj; se nuk keni bere asnje manipulim me armet; se nuk i keni bere asnje rezistence prokurorise se pergjithshme; se nuk keni penguar grumbullimin e provave etj etj.

  2. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    Sa herë leh Saliu
    E vulosin GjinGjonët
    Aq herë këta plehra
    i rivrasin të rënët ?

    1. Shahisti says:

      O Gopisto, per sa kohe merreshe me punet e pidhit kisha respekt shume t’modh per ty e thosha nje ku e ke nji NSHRAKs per s’mari, nj;ashtu mo si ato te 1965 – 1970s kur bojsha praktiken me gjimnazin. Qysh kur ke fillu me u mor me politik, m’fal. po e ke dhi fare/ Po deshe, kthehu n’identitet vllajo, merru me plaçken mo mir, ose nrro nickun, prej Gopisti i NSHRAK-ut, boje Analisti i Shahin Matrakut. Respekt shume t’nolt pri meje.

      1. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:

        Si urno plako ?

  3. caku says:

    po, qeveria eshte e detyruar ti demshperbleje deri ne nje. Gramoz Sako mos me thuaj qe garda u detyrua te hapte zjarr, se te kujtoj daten 13 Shtator 1998 porta veriore e kryeministrise.

  4. Asper says:

    Kush garde, ajo e Pinocetit?

  5. D says:

    “Do jua bej prape po dolet ne shesh” tha Saliu te nesermen ne television.

  6. darmian says:

    Po ato qe shtine, i keni bere drejtues te Partise Socialiste ne Burrel more te mjere …………. e dilni i shisni miletit perralla me mbret!
    Tju kishte prere aq shume barku, nuk i conit njerezit mish per top, e vet nuk e kalonit uren e Piramides!!!!

  7. Treviso says:

    Garda krahason vrasjet e 21janarit me ngjarjen e Genoves, por sipas idese se tyre.
    Garda le te jape vidjot e bere gjate protestes se 21 Janarit dhe vidjot e Genoves ne 2001 dhe te vlersohet. Po te kishte qene pozicioni i 21 Janarit me ate te Genoves do ishin vrare me mijra qytetare. Domethane do ishte bere kasaphane. Ky eshte mendimi im.

  8. Shahisti says:

    Tashti me falni, po une propozoj qe Garda e Republikes te mos mbaje arme, keshtuqe sa here te dalin turmat ne protesta te jete e garantuar qe asnje nga protestuesit nuk vritet. Tani, po u vra ndonje gardist ç’i’q’i t’emen.

    1. Majmuni says:

      Per sa i perket genoves desha tju kujtoje ju te forteve te gardes qe carabinieri qe vrau Carlo Gulianin u denua bashke me gjithe stafin drejtus te policise dhe te karabinierve per ate qe ndodhi dhe ne shkollen Diaz prandaj mos hani mut kot mos krahasoni drejtesine italiane me ata injorantet e korruptuar qe shesin dhe familjen per para.

  9. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Te thuash kete justifikim,eshte vrasje per here te dyte !
    Hapja e zjarrit eshte realizuar mbasi gjendja po shkonte drejt qetesimit,te vrarit nuk paraqiten rrezik,ishin me duar ne xhepa !
    Ajo ishte nje akmarrrje berishjane,mbas qetesimit te situates,per te treguar “forcen”,te tjerat jane te papranushme.
    Cfare u rezikua,dera e kryeministrise ?!!!!!
    Nje xhmenduri,prej komunisti.

  10. i huaji says:

    vaja,keto qeveri te ndyra e cvlersojn garden e vet,turp per nje popull qe nuk di te ndertoj shtet dhe njollisin nderin e kombit per llogari te tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje