Rama shkarkon zv.drejtorin e SHISH, Ylli Alushi

27 Prill 2016, 18:25Politika TEMA

Zëvendësndrejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Ylli Alushi është shkarkuar nga detyra.

Burime të Lapsi.al thonë se shkarkimi i tij është bërë me propozim të kryeministrit Edi Rama dhe është dekretuar nga presidenti Bujar Nishani.

Arsyet e këtij shkarkimi nuk dihen ende.

Detyrën e nëndrejtorit të SHISH ai e mbante që prej vitit 2003. Më poshtë një CV e shkurtër e tij.

Ylli Alushi ka lindur më datë  29 gusht 1956, në Skrapar.

Ai ka përfunduar studimet e larta në Akademinë Ushtarake, në vitin 1980, ku është titulluar oficer, ndërsa në periudhën 1982 – 1984 ka mbaruar studimet për Kundërzbulim në Akademinë e Rendit Publik.

Në vitin 1999, ai përfundon edhe studimet në Fakultetin e Drejtësisë. Nga viti 1980 deri në vitin 1991, ai ka patur një karrierë të pasur ushtarake, duke punuar në sektorë të ndryshëm të Ushtrisë. Në vitin 1991, ai i futet rrugës së shoqërisë civile, duke punuar me Kryqin e Kuq Shqiptar si Shef i Marrëdhënieve me Jashtë.

Nga viti 1992 deri në vitin 1996, ai punon në Shërbimin Informativ të Ushtrisë, duke kryer detyra me rëndësi. Nga viti 1996 deri në vitin 2002, ai drejton sektorë të rëndësishëm në Kryqin e Kuq Shqiptar.

Që prej vitit 2003, me një dekret të Presidentit të Republikës, ai emërohet Zëvendësdrejtor i SHISH-it.

Në mars 2004, z. Alushi ka marrë titullin Avokat, akorduar nga Dhoma e Avokatëve Tiranë.

Në vitin 2009 kryen studimet master në Universitetin e Evropës Juglindore – Tetovë, me temë: “Terrorizmi ndërkombëtar – një nga sfidat globale.”.

Alushi njeh dhe flet mjaft mirë gjuhët: anglisht, frëngjisht, italisht dhe serbokroatisht.

Ai është i martuar dhe baba i dy vajzave.

16 komente në “Rama shkarkon zv.drejtorin e SHISH, Ylli Alushi”

  1. Bjorni says:

    Na mbeti LSI pa drejtues madhor ne SHISH, ky palloshi ishte strumullari i te keqijave ne ate institucion diten me Vishon e naten kunder Vishos, shiti e nxori gjithe fare materialesh kunder sepse e rrejti menja se do bohej drejtori i madhe me legeni burre..

  2. sahit bej nurellarri says:

    dine dy fjale sebisht nga filmat e jugosllavit ne kohe te Dulles dhe e vendosin ne CV qe dine serbo-kroatisht…

    Hajde shqipo hajde….

  3. tfgs1 says:

    nje sunit drejtor i ”kryqit te kuq”….!!!!??FATALE!

    1. bonbon says:

      Se mos harrosh pa na e marr ne goje ndonje dite.

  4. Futja koti.... says:

    Ne ato gjuhet e huaja qe “i njeh dhe i flet mjaft mire”,shtojini qe di dhe pak …..cobance.
    Pika qe s’u bie!Masterin ne Universiteti i Tetoves-thote gazetari -ne vitin 99.Ai universitet eshte xhan o Kristali.Mjafton kaq qe te kuptosh se ky eshte nje person i teri fiktiv.As ushtarak,as jurist,as avokat,pa le zoterues gjuhesh jo e jo.Kushedi se per cfare konjukture ka arritur te mbijetoje deri tani si trashegimi e injorances se shkuar.

  5. Luani usa says:

    Kryeministri Edi Rama e ka shkarkuar z/drejtori e SHISH-it Ylli Alushi per shkak te informative te dhene z.Sali Berisha ne te cilen z.Sali Berisha ne media elektronike informonte te gjitha te dhenat sekrete e SHISH-it nga ish z/drejtori I SHISH-it Ylli Alushi…!

    1. loli says:

      po shume mire paska bere, meqw keto te dhena inkriminojne qeverine dhe qeveritaret dhe askush sdo tja dije

    2. loli says:

      po dhe info ca ishte?? qe shullazi komandon sajmirin…
      sh mire e ka bere qe e ka nxjerre kur sja varr njeri per keto gjera

  6. SHQIPTARE DHE TE DHJERE says:

    Vetem ne Shqiperi mund te gjesh nje njeri qe eshte edhe ushtarak, edhe spiun, edhe avokat, edhe pa shih, pa shih drejtues i Kryqit te Kuq. Hajde Realitet me koke poshte hajde.

  7. adriana says:

    Te tille njerez duhen qeruar ,kush eshte ky mo qe iformonte kriminelin sali lojen kujt bente ,prandaj nuke shkojne punet aq mire se ka KETA KELYSH SALA

    1. loli says:

      po shume mire paska bere, meqw keto te dhena inkriminojne qeverine dhe qeveritaret dhe askush sdo tja dije

  8. Che Guevara says:

    Ky ushtar i bindur i rrjetit dizinmformativ te “qytetarit digjital” te Perbindshit Sali Berisha, nuk besoj se ka punuar pa bekimin e Ilir Metes, te cilit po i iken nje nga nje kolonat mbeshtetese te tij, si ky Yll fare, Taku, krahu i djathte dhe mentari jurist e trim mbi trima, i semure, qe t’i lutemi Zotit t’i shpetoje jeten per te dhe, kur t’i vije koha per te…folur se cfare di dhe s’di pak.
    Si mund te behet reforma ne drejtesi pa reformuar rrenjesisht SHISH, ne te cilin “punojne” ende njerez me rekorde kriminale??!

  9. XXXL says:

    Ylli Alushi ky fshatari spiun (qe vinte nga Kryqi i Kuq shqiptar ne SHISH) apo maloku sic i quan Ilir Kokekatrori bashkefshataret e tij skraparllinj qe e kane ne gen spiunllekun, na zoteron me 4 gjuhe te hyaja me shkrim e me kendim, por Masterin e ka mbrojtur ne gjuhen shqipe ne Fshatin Tetove. Skraparllinjte jane aq spiune dhe te pabese sa vete diktori Enver shefin e rojeve te tij e kishte nga Skrapori nje derr injoranti dhe katil me emrin Sulo Gradeci, ky me vone ne kete detyre vuri nje spiun tjeter bashkefshatarin derrin tjeter qe quhet Behar Koqja. Keta jane Skraparllinjte dhe hajrin qytetaret po ja shohin me Ilir Floririn qe ka lindur ne kasollen e dhive.

  10. Petrit says:

    Per ju qe shkruani pa e njohur Ylli Alushin.
    Nje djale i perkryer e nje patriot qe e do Shqiperine me shume se ju qe po e shani pa e njohur. Kam mbaruar ne te njejtin vit Akademine Ushtarake me Yllin. Ishte me i talentuari nga ne. Me nje gjuhe angleze te persosur qe student, dhe me nje kulture qytetare qe rrallehere do ta kene pushtetaret tane. Nje sportist i talentuar dhe nje djale me zemer te madhe. Nje shok i mire qe ka pasur e ka te gjithe respektin e shokeve qe e kane njohur. Nuk besoj se ka bere ndonje te keqe ne SHIK-n qe ka bere kete emer te keq. Kuptojeni o njere te mire se Ylli Alushi kurre nuk mund te behej “ushtar” i bindur digital i kriminelit Sali. Nuk ja lejonte statura e tij, karakteri i tij i nje ushtaraku qe kishte si busull Shqiperine e jo Saline. Ndoshta ishte koha per tu larguar, se te gjithe do largohen e ndryshojne punet qe bejne. Por ky njeri i mire e i zoti meriton mirenjohjen me te mire nga te gjithe ne, dhe sherbimi yne informativ ka humbur ndoshta nje nga profesioniste dhe njerezit me te ekuilibruar qe i kane sherbyer Shqiperise e jo klaneve te pushtetit. Mirenjohje per ty o shok i mire dhe te uroj gjithe te mirat ty e familjes tende.
    Petriti

  11. Ciro says:

    Duhet te perjetoje dhe ai si koleget e tij ndjenjen e largimit nga detyra , se deri tani ai vetem ka firmosur largimet per koleget.
    Radhe e doli I thone nga Jugu kesaj,
    Intelektuali me vlera nuk eshte I pazevendesueshem.
    Uroj qe Zoti Alushi ta kaloje pa stress kete moment.

  12. hava says:

    Z.Alushi tani do e provoje ndjenjen qe koleget e tij ka vite qe e perjetojne nga ai.
    Ai vetem ka firmosur largimin nga Istitucioni per specialiste te afte dhe te ndershem.

    Ndoshta I kane rezervuar ndonje vend ata per te cilet ka punuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje