Qeveria mbrojti Gërdecin, firma e Petro Koçit: Ishte aksident teknologjik

27 Prill 2016, 20:12Politika TEMA

Qëndrimi i Gardës nuk është i pari në radhën e qëndrimeve të qeverisë Rama ndaj çështjeve të bujshme të qeverisë së mëparshme. Një qëndrim të njëjtë ka mbajtur qeveria Rama sikurse qeveria Berisha edhe për çështjen e Gërdecit.

Në ankimimin e dorëzuar në gjykatë një vit më parë, një dokument që mban firmën e zv.ministrit të Mbrojtjes, Petro Koçi, tragjedia e Gërdecit përshkruhet të ketë ndodhur për shkak të një aksidenti teknologjik gjatë demontimit të municioneve.

Por ndërsa shkalla e parë Administrative ka vendosur dëmshëprblimin e familjarëve të Hysen Canit edhe nga Ministria e Mbrojtjes, kjo e fundit kërkon që të rrëzohet ky vendim pasi, sipas saj, ky dëm ka ardhur nga kompania “Albademil” dhe amerikania “Sac”.

Ashtu si edhe në qëndrimin e Gardës, Ministria e Mbrojtjes sjell si arsyetim faktin që ekziston një VKM i kohës së Berishës që i ka dëmshpërblyer këto familje të dëmtuara, çka do të thotë sipas Ministrisë së Mbrojtjes se ato janë trajtuar njëherë me ndihmë financiare.

Nuk rezulton në asnjë dokument, thuhet tek apelimi, që Ministria e Mbrojtjes të jetë implikuar apo të jetë pjesëmarrëse në ndonjë nga kontratat dhe gjykata në vendimin penal i ka gjetur fajtorët përkatës. Rezulton, thuhet më tej, se Ministria e Mbrojtjes, si person juridik, nuk është gjetur me faj për veprimet dhe mosveprimet e saj.

Por, edhe pse politikisht është lakuar mënyra sesi është lidhur kontrata për demontimin, gjyqësisht Ministria e Mbrojtjes ngul këmbë se ajo i ka shitur një sasi  municionesh të dala jashtë përdorimit shoqërisë amerikane “Sac”, e cila meqënëse nuk mund të krijonte aktivitet në Shqipëri krijuan “Albademil”./ TCH

8 komente në “Qeveria mbrojti Gërdecin, firma e Petro Koçit: Ishte aksident teknologjik”

  1. Web says:

    Dihet boterosht qendrimi i qeverise per gerdecin. Kjo eshte ceshtje teknike. Familjet jane demshperblyer njehere. Pak apo shume eshte tjeter gje. Nuk mund te demshperblehen nga dy ente te ndryshme

  2. chuck says:

    a mer popull legen……edhe une jam legeni i pare…..ne vend te rrija ne shqiperi dhe te luftoja me ju, morra rruget e europes per nje jete me te mire…..ju lumte palla o “rilindesa” mire na e beni….se na keni gjet ne qe jemi legena…… o zot……

  3. GJUHA JONE SA E MIRE says:

    Clidhje ka demshperblimi ktu?
    Ceshtja eshte qe “PSE NDODHI”..!?
    Kush punonte aty..!?

    NDOSHTA KALAMOJ..!?
    O PERSONA TE PAKUALIFIKUAR..!?
    KUSH E KISHTE NEN MBIKQYRJE..!?
    NJEREZIT QE DREJTONIN PUNEN NE GERDEC DUHEN TE HETOHEN NGA I PARI DERI KE I FUNIT..
    NUK MBYLLEN AKSIDENTET ME PARE… ASHTU ESHT SHUM E THJESHT…
    PASTAJ DUKET QARTE QE SA ME LARG TE SHKOJ SITUATA SA ME SHUM TE KALOJN VITET CESHTJA SBEHET.
    HEKURI RRIFET KUR ESHT I NXEHTE.
    NUK KA FAJ POPULLI..
    POR “FAMILJA Berisha”
    edhe tani ne ket koh qe flasim ata kan ne dor gjykatat dhe prokurorin..
    EDI RAMA……….. HAPI CESHTJET NE PARLAMENT.
    1-) 97-ata
    2-) Gerdeci
    3-) 21 Janari
    jane me te rendesishmet.
    Por ka dhe, shume e shume te tjera…

  4. Bazarhesap says:

    hahahhaahahhaah Rilindja nje tufe kauresh te pabese pritni se skeni pare gje akoma.
    p.s Opsionet e shqiptarve helmi (PS) pushkatim (PD)

  5. Petro Koqja says:

    Gjatovillo 2 metrosh pallosh corapekuqi Edvin Bojaxhiu me gjithe legenat qe e rrethojne e jane ne pusht-et, po tallin k*** me kete popull. Ju lumte se keshtu i keni luajtur fene ketij mileti qyrrash, q** nonen te te thote babe, vazhdoni ore legena pas qafe e keni, por nga perendia se nga mileti jetoni edhe 1 mije vjet.

  6. hasani says:

    Shkresa nuk ben fjale per mosdemshperblimin e familjareve te viktimave, por qe viktimat te demshperblehen nga autoret e ngjarjes dhe jo nga parate e shtetit. Pra duke filluar nga Shkelzen Berisha, etj! Mos e deformoni ate qe ka thene dikush ne nje qendrim shume zyrtar!

  7. Shkodrani ! says:

    Ketu nuk bahet fjale per demshperblimin por fakti qe edhe qeveria e sotme e quan AKSIDENT TEKNOLLOGJIK .Me prit tjeter gja duke qeveris me Meten bashke asht naivitet I madh .. ROPT KU TI KENI SE E MORET ne qafe kete vend !

  8. Kulaku i demokracise, ish ushtarak says:

    Tragjedia e Gerdecit NUK ISHTE AKSIDENT TEKNOLOGJIK,por KRIM SHTETEROR!
    Ne Gerdec nuk u perdor asnje teknologji pervec punes se skllecerve gra e femije,pa asnje aftesi dhe njohuri per kete pune te rrezikeshme vdekjeprurese!
    Ne Gerdec u shkelen te gjitha rregullat e demontimit,se ne Shqiperi ai demontim duhet te ishte bere medoemos ne Uzinat Ushtarake,qe ishin dhe jane te specializuara per kete pune!
    Sali Berisha,qe firmosi nev emer te qeverise per kete KRIM TE MADH,duhet te shkoje ne gjyq,bashke me Petro Kocin,kete injorant te rrezikshem qe eshte vene ne sherbim te mafies se Berishes!
    Keshtu u quajt edhe GRUSHTI I SHTETIT I 14 SHTATORIT 1998,por te gjitha keto jane MASHTRIME DHE KRIME SHTETERORE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje