Rrëfimi i sportistes: Si më ndiqte Feçor Shehu t’i shkoja në shtrat, nuk m’u shqit as kur u martova në Durrës

28 Prill 2016, 09:05Politika TEMA

Pina D., ish-kampionia e atletikës e viteve ’60, motra e njërës prej artisteve më në zë të kinematografisë shqiptare, e ka cilësuar maniak seksual Feçor Shehun, ish-ministrin e Brendshëm të dënuar për veprimtari armiqësore.

Në procesin hetimor të fillimviteve ’80, ajo ka dëshmuar para hetuesve Pelivan Luçi e Florian Koloneci një histori të padëgjuar për sjelljet monstruoze të ish-kreut të Sigurimit të Shtetit ndaj femrave.

“Feçor Shehu më ka përndjekur këmba-këmbës 20 vite me radhë për t’i shkuar në shtrat”, ka pohuar ish-kampionia, duke sjellë një kronologji ngjarjesh nga raportet misterioze me ish-ministrin qysh nga koha kur ajo shkëlqente në fushën e sportit e deri në momentet kur Feçori u shkarkua nga detyra.

I joshur nga hiret e sportistes së njohur, ish-kreu i Sigurimit ka bërë të pamundurën të krijojë relata dashurie me kampionen e atletikës, duke shfrytëzuar postin zyrtar, shkruan Panorama, që ka publikuar procesverbalin.

Pina D. në dëshminë e saj thotë se kalvari i përndjekjes nga Shehu ka nisur në vitin 1958 kur është përballur me të në Konferencën e Dytë Kombëtare të Sportistëve e Fizkulturistëve të Shqipërisë, që zhvillohej në Tiranë dhe ka vijuar pastaj për vite me radhë.

“Ai nuk m’u shqit as kur u martova në Durrës”, vë në dukje ajo duke zbuluar një episod të çuditshëm, që lidhet me arrestimin e të shoqit me porosi të tij. Saga e torturës 20-vjeçare që ka përjetuar ish-kampionia e atletikës nga përndjekja e zyrtarit të lartë të Sigurimit, është vetëm një nga historitë bastarde për të cilat është shquar Feçor Shehu.

Veçanërisht pas arrestimit të tij në fillimin e viteve ’80, me dhjetëra gra e vajza kanë denoncuar një mori rastesh kur janë gjendur nën përndjekjen e ish-ministrit të Brendshëm. Rasti i Pina D. në morinë e tyre është ndër më të spikaturit.

djekja e zyrtarit të lartë të Sigurimit, është vetëm një nga historitë bastarde për të cilat është shquar Feçor Shehu.

Veçanërisht pas arrestimit të tij në fillimin e viteve ’80, me dhjetëra gra e vajza kanë denoncuar një mori rastesh kur janë gjendur nën përndjekjen e ish-ministrit të Brendshëm. Rasti i Pina D. në morinë e tyre është ndër më të spikaturit.

 

Procesverbali i publikuar nga Panorama

Mbi dëshminë e qytetares Pina D. Tiranë, më 13.6.1983

Ne, hetuesit Pelivan Luçi e Florian Koloneci, hetues në Ministrinë e Brendshme, morëm në pyetje me cilësinë e dëshmitares Pina D., e datëlindjes 1937, me profesion bobinatore në UEM të Durrësit, e padënuar, pa parti, me kombësi e shtetësi shqiptare… Pina D.

Nuk më kujtohet mirë, por duhet të ketë qenë viti 1958, në kohën që zhvillonte punimet konferenca e dytë kombëtare e sportistëve dhe fizkulturistëve të vendit tonë në Tiranë, jam njohur me Feçor Shehun. Njohja ime me të ishte e rastit, unë në këtë konferencë isha e ulur në një radhë me Feçorin dhe karriget i kishim ngjitur. Në fillim, meqenëse nuk e njihja, unë fillova muhabet me të dhe bënim shaka me njëri-tjetrin.

Gjatë një pushimi, një shoqe më tha: Lum si ti me kë po rri e bën muhabet aty! Unë e pyeta se kush ishte. Ajo më tregoi se ishte Feçor Shehu. Mbaj mend që ajo më tha se ai është kryetar i Degës së Brendshme të Tiranës. Pasi mora vesh se kush ishte Feçori, në seancat e tjera të konferencës fillova të qëndroj serioze.

Feçori si duket e kuptoi një gjë të tillë dhe filloi të më ngacmonte duke më thënë se pse rri serioze tani, pse nuk qesh e luan si më përpara. Unë i thashë se nuk kam punë me ju se jeni njerëz të mëdhenj. Ai përsëri filloi të më ngacmonte e më jepte edhe karamele. Gjatë kohës që zhvilloheshin punimet e konferencës, vura re se Feçori filloi të më provokonte.

Ai afrohej tek unë dhe fërkonte krahun e tij te krahu im. Unë, duke e vënë re këtë gjest të tij, largohesha. Ditën e fundit të konferencës Feçori më pyeti se kur do të kthehesha në Shkodër. Unë i thashë se do të iki nesër me autobus. Ai më tha hajde me mua se të çoj sonte në darkë me maqinën time në Shkodër, por hajde vetëm ti. Unë nuk i kundërshtova. Pas kësaj,

Feçori më tha që të pres me makinë në rrugën e hotel “Drinit” (atëherë ishte hotel “Vollga”). Megjithëse unë pranova që të shkoja me Feçorin në Shkodër, prapëseprapë nuk shkova, sepse u tremba, jo vetëm nga qëndrimet e tij gjatë konferencës, por edhe nga ajo që ai kërkoi me insistim që unë të shkoja vetëm pa asnjë nga shoqet apo shokët që kisha, të cilët morën pjesë në konferencë.

Pasi vdiq Hilmi Seiti, si kryetar i Degës së Brendshme në Shkodër erdhi Feçor Shehu. Kur erdhi në Shkodër, Feçori filloi përsëri të më provokojë. Sa herë që më gjente në rrugë, ndalonte e më takonte dhe më kapte dorën e nuk ma lëshonte.

Duke bërë gjoja sikur bisedonte, më fërkonte dorën dhe më thoshte: “Po hajde në zyrën time afër darkës, sepse në degë nuk ka njeri”. Si përgjigje unë i thosha Feçorit që do të vij, por në fakt asnjëherë nuk i shkova.

Pasi unë nuk i shkoja Feçorrit, ai kur më takonte më pas më thoshte se “të prita, por ti nuk erdhe, pse më rrejte, unë të njohë për burrneshë” dhe përsëri kërkonte që unë të shkoja në zyrë e më fërkonte dorën me marifet.

Në të gjitha këto raste unë e kuptoja fare mirë se ai kërkonte t’i krijoja relata dashurie, prandaj dhe nuk i shkoja në zyrë. Edhe pasi u martova dhe shkova në Durrës, sa herë që vija në Shkodër te prindërit e mi, Feçori sa më shikonte më ndalonte e menjëherë kërkonte që unë të shkoja e ta takoja në zyrë.

Ka ndodhur që edhe kur ishte në makinë, Feçori e ndalonte makinën dhe më përsëriste të njëjtat propozime. Koha nuk më kujtohet mirë, por pasi Feçori kishte ardhur në Tiranë e qe bërë zëvendësministër i Punëve të Brendshme, një ditë Dega e Punëve të Brendshme Durrës futi në burg burrin tim, se ai kishte shpërndarë në qendrën e punës së tij letra bixhozi me figura pornografike.

Sapo e mora vesh këtë gjë, unë erdha në Tiranë dhe kërkova takim me Feçor Shehun. Në postbllokun e Ministrisë së Punëve të Brendshme lajmërova se doja të takoja Feçor Shehun. Ky zbriti pas pak e më futi në një zyrë ku bëheshin pritjet e popullit.

Duke qarë, unë i tregova shkakun e ardhjes sime dhe iu luta që të më ndihmonte. Në kohën që unë po qaja dhe ishim vetëm për vetëm, Feçori m’u afrua dhe më puthi. Pas kësaj ai më tha që të ikja se do ta rregullonte ai këtë punë. Sa herë që të kesh nevojë, shtoi Feçori, hajde tek unë se do të të ndihmoj.

Unë u largova e mbasi zbrita nga treni në Durrës dhe po shkoja për në shtëpi, pashë se edhe burri im po vinte në shtëpi se e kishin liruar. Në vitin 1967, koha ekzakt nuk më kujtohet, unë isha grumbulluar me ekipin kombëtar të atletikës, sepse do të shkonim në Kampionatin Europian në Hungari.

Dy ditë para se të niseshim, erdhi në Korçë Tahir Malo, i cili do të na shoqëronte. Në këtë kohë u komunikuan edhe emrat e personave që do të shkonin jashtë. Në këtë listë nuk ishte emri im. Për këtë gjë unë fillova të qaj dhe menjëherë u nisa për në Tiranë. Për të ardhur në Tiranë më ndihmoi Tahiri.

Sa erdha këtu, unë kërkova takim me Feçor Shehun duke sqaruar oficerin e postbllokut se si e kisha punën. Ai mori në telefon Feçorin, i cili tha që unë ta prisja. Si prita pak, erdhën dy punonjës të Ministrisë e më çuan në zyrën e vizave që është në rrugën ku është hotel “Drini”.

Atje më qetësuan duke më thënë se ty do të ta japim pasaportën. Njëri nga ata ngarkoi shokun tjetër që të bëheshin shpejt e shpejt dokumentet e mia, pasi të gjitha dokumentet e pjesëtarëve të tjerë të ekipit qenë përfunduar.

Mbasi kaluan tri-katër orë, mua ma dhanë pasaportën në postbllokun e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nga të gjitha këto, kuptova se Feçori bëri çmos që unë të shkoja jashtë shtetit…

Feçor Shehun e kam takuar për herë të fundit gjatë kohës që ishte ministër i Punëve të Brendshme e, me sa më kujtohet, ka qenë rreth një vit më para se ai të shkarkohej si ministër. Ky takim ka ndodhur kështu: Ishte kohë vere dhe unë doja të vija nga Durrësi në Tiranë.

Meqenëse treni ishte nisur, unë dola në rrugën e plepave për të gjetur makinë. Dikur kaloi një makinë “Fiat” e shoferi më mori. Rrugës ai ecte me shpejtësi të madhe. Gjatë rrugës na parakaloi një veturë gaz. Sa na parakaloi, dikush dha sinjal që të ndalonte makina ku isha unë. Shoferi ndaloi menjëherë.

Nga makina që na ndaloi doli Feçor Shehu dhe urdhëroi që të zbrisnim. Ne zbritëm dhe Feçori filloi t’i fliste shoferit se pse ecte me shpejtësi. Pastaj kur më pa mua, i tha shoferit të makinës ku isha unë që të ikte, kurse mua më tha se do të rri me ty deri sa të të gjej makinë.

Në këtë kohë unë isha mbështetur pranë një muri që ishte anës rrugës në një kthesë diku në rrugën Tiranë- Durrës. Feçori u afrua afër meje dhe duke parë që unë kisha veshur një fustan pa mëngë, filloi të më fërkonte krahun e më tha: Pina, qenke bërë si dash! Kur pashë këtë dhe konstatova që ai binte era raki, u largova pak.

Pas pak aty kaloi një kamion frigoriferik që vinte nga Tirana në Durrës. Feçori e ndaloi dhe e pyeti ku shkonte. Shoferi i tha se po çonte peshk në Durrës. Ç’është kjo punë, peshk nga Tirana në Durrësin e peshkut?! -i tha Feçori.

Pastaj, duke i folur shoferit të frigoriferit, i tha: E di ti atë fjalën e urtë që thotë për peshkun që qelbet nga koka. Edhe këtu te ne peshku është qelbur nga koka. Unë u çudita si i tha këto fjalë ai që ishte ministër i Brendshëm, sepse e kuptova që ai këto fjalë i thoshte për udhëheqjen e Partisë. Pas kësaj ai u largua dhe unë gjeta një makinë tjetër dhe erdha në Tiranë.

Dëshmitarja Pina D.

Hetuesit Florian Kolaneci, Pelivan Luçi

23 komente në “Rrëfimi i sportistes: Si më ndiqte Feçor Shehu t’i shkoja në shtrat, nuk m’u shqit as kur u martova në Durrës”

  1. Beni says:

    Pina Dhamos nuk kishe nevoj ti shkoje mbrapa se te vinte Pina nga mbrapa, por interesante eshte fakti qe sistemi i atershem deshmitaret e para kishte kurvat e qytetit.

    1. Tarrasi . says:

      O Beni te shkerdhefshin gjithe fisin Fecorret se ashtu e meriton.

      Keta njerez kane hequr te zite e ullrit deri ne burgje e internime vetem e vetem ti nenshtroheshin epsheve te Fecorreve te shtetit.

      Dhe nje here tjeter te shkerdhefshin Fecorret ty dhe gjithe fisin o lapangjoz/llapaqen.

      1. ALBDURRSAKU says:

        BRAVO E MERITONTE

      2. Beni says:

        Tarrasi, motren dhe robt ku ti kesh, librin e shpise mor burr kurve. Ti je nji burre kurve, ashtu sic ka qene edhe kjo kurve, ashtu sic i ka pas edhe gocat kurva. Ku ka qene kjo burgjeve dhe internimeve kjo mor te qifshin motren, nonen, grun e gocen, gjith burgaxhijt e Botes. Edhe nji here, te shkerdhefsha robt mor vellai Tores, ta di kush je te caj prej bythe ne mes te Tiranes, legen moter qire. I del per mbrojtje nji kurve ti legen burre.

    2. xperson says:

      Po pse thoni Pina D kur emri i saj i vertete eshte Gjyzepina Thani ( 1938-2007)

  2. Se mos eshte viktima e vetme zoja Pina ,
    qe kan shfrytezuar komunistet kurvare e perverse .
    Bravo per guximin

    enVERI flitej se preferonte grate e ambasadoreve te huaj ,
    bashke me Gjeneralin Gjin Marku-n benin treshe me gruan e ambasadorit Kinez.
    dmth keshtu kemi nigju kur ishim te vegjel nga bisedat e te medhenjve kur ishin tu pi raki

    1. dfg says:

      Dukesh se e paske pervoje nga mamaja,tezja,halla dhe motrat e tua kete pune!
      Po tani ne shkerdhatokraci,a kane ndopak aktivitet femrat e shtepise tende?
      Domodso eshte rritur cmimi i mishit te bardhe!

      1. e para , dukesh se je dikush qe do me ma mar karin ne goje mua ,
        dhe ulesh si tinzar qe je posh gjunjeve te mi e hap gOjen ,

        sepse nuk mundet te spjegohet kjo histeri o fisi kurves shpelles ,
        kur s’te drejtohet njeri !

        e dyta , dhe thjeshte fare per te kuptuar ate gojoren qe ti kerkon t’me besh mua si pederast qe je ,
        eshte se un e familja ime – s’kemi asgje te perbashket me Fisin tend nenen tende motrat e tua ,gruan tende ,e cte permban pragu ty ,pederast forumesh .

        ne je burre e ke dicka per tu perplasur si burra dil – atje ku flitet e shkruhet direkt se ka me te shiju Karim ne goje me mire se ktu i mcef si lurv ferrash .

      2. X says:

        dgf,
        nji gjo mos e harro ,
        se gabohesh se je tu u mcef ktu pas erresire ,
        nqs te gjej kush je , kam me ta shkerdhy cte permban pragu – mos harro o kurv interneti –

    2. Haaaaa says:

      Po shkruan per motrat e tua,o koqe gomari!
      Per cfare ambasadori kines derdellit ti,sepse Gjin Marku u denua ne 1948,Kina u clirua ne 1949,pra ku e gjete ambasadorin Kines te sat’eme ti,o shpifes zorraxhi???

      1. haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa,

        un vetem per ate kam nigjue ,

        per maman edhe femrat e fisit tat un nuk e di ,
        kte mundet t’na i vertetosh ti vete ktu .
        APO ty ti shkerdhente serbi UDB-ja

    3. mirel says:

      Hajde Pina se vete i paske skusr per ndihme. Po te ishe gruz e mire nuk kerkoje nga fecori vize transferim ne Tirane. Rruges vetem me makina te rastit. Paska qene fecori viktima dhe jo ti

  3. Majmuni says:

    Pelivani me Flor Kolanecin e kane marre ne pyetje ket Pinen!!?? Atehere dihet qe genjen kjo sportistja e mirenjohur!!

  4. capi says:

    Lini te vdekurit rehat, sepse te gjallet jane me te rrezikshem.
    Kam degjuar se Pina D. nuk jeton ?

  5. Durim says:

    Qe Feckor Shehu ka qene pervers, e dine te gjithe, por ne asnje moment nuk paska guxuar ta perdhunoje. Vetem oferta paska bere edhe me gjithe keto raste kur e ka patur ne dore. Ose Pina e shkrete nuk i ka pranuar te gjitha ne hetuesi.
    Kjo shprehja: Cdo peshku qe vjen nga Tirana ne Durres qe ka det ….paska qene edhe i zgjuar, Feckori.

  6. Binjaku says:

    Nje gje nuk e kuptova mire …gjithe jeten ju vu prapa ky Fecori i zi dhe i fuqishem dhe i mori vetem nje puthje…cudi se kjo e shkreta qenka munduar me thene te drejten …e paska kerkuar disa here… Dhe ky nje deponim se ckishte ndodhur per 20 vjet me zonjen Pina !

  7. pronari says:

    Per veprat dhe detyrat e medha te partise fecorrin e kane bere edhe qytetar nderi ne Ballsh.Une nuk e di se cili ishte ai idiot qe i shkoj ne mendje dhe beri nje pune te tille.Lexoj ketu nga komentues emrin e Gjin Markut.Eshte turp.E vetmja gje dhe e vertete eshte se gjeneral Gjin Marku ishte njeri fisik dhe trim.Enver e denoj padrejtesisht si shume te tjere.

  8. Goni says:

    I paska rregullu jeten pines

  9. Viktor says:

    Me sa lexova une ketu, Feçori nuk ia paska futur burrin ne burg, por ia paska liruar… nuk e ka penguar te dale jashte shtetit, por i paska dhene pasaporten… Si mund te besohet qe nje minister paska qendruar ne mes te rruges, i mbeshtetur pas murit dhe paska kerkuar makine ne rruge, (mire qe nuk keni thene me autostop) per ta çuar ne Tirane ?
    Keto hajvanlleqe nuk i bejne as keta ministrat e sotem qe jane legena dhe te propozojne si adoleshente ne rruge, jo me ministri i Brendshem i asaj kohe !
    Gazetare leshi, ai i “Panorames” qe i ka botuar dhe per me teper komentuar keto hajvanlleqe, por me keq akoma ju te “Temes” qe nuk e di pse duhet ta humbisni deri ne kete fare feje profesionalizmin tuaj ?

  10. Na bashkoj kenga popullore says:

    po mjaft me kto kurvlleqe se na shpifet

  11. Hajdar Hajdari says:

    Djema, seksi ka qene eshte dhe do te jete pike e dobet e shume njerezve, kjo as qe diskutohet , keshtu e ka bo zoti at pune, ne kohen e komunizmit sak qe ka pas qejfinj midis pushtetareve komuniste, por ishin te rezervum se shkonin per lesh, por ne keto 25 vite hajde non e zeze, kan pallu maloket e Saliut si kafshe neper tavolinat e zyrave.Pra sa per seksin dhe maredhiniet me femrat, ne keto vite te tranzicionit dhe sidomos gjate viteve te Saliut abuzimi seksual me femrat ka qene shume me i madh ; maloket nuk kishin as frike nga ligji dhe ishin shume abuzatore me femrat se kane mentalitet primitiv, pallojne si qente.Kjo eshte e verteta; po sa per pordhe jo gjate regjimt e jo demokracia, keto jane kot.Ne kohen e Enverit ja u kishte qejfi pushtetareve por kishin firke se mos provokoheshin nga femrat dhe shkonin per lesh me gjithe familjen.

  12. kaurri blu says:

    te gjith kta qe shajn ate koh te diktaturs,duhet ta shajn se njerzit nuk qinin ,se rinija u ca tu i ra me dor,se martohej tjetri 40 vjec dhe s kishte pa pidh me sy,kurse tjetra cvirgjnohej 35 vjece..
    kjo po. per kte gjo duhet shajt enveri se i beri njerzit me tensjon seksual. vdiqen me qi shqiptaret ne koh te komunizmit.
    me kollaj esht te fitosh lloton euromoljon sot ne europ sesa te qije pidh ne koh te enverit.
    ai fecorri vertet qe ka qen qefli femnash por qefliu per at koh ishte ai qe vec sa bente muhabet apo nji puthje.
    po t ishte sot ajo kurva durrsake do ishte nje personazh i zakonshem semafori italjan.thy kar me kunjtal dhe ngre bythet havadan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje