Renato Myrtaj: Provat e mia sekrete për 21 janarin

28 Prill 2016, 12:42Politika TEMA

Nga Entela Resuli

Pesë vite më parë (21 janar 2011), në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, humbën jetën Hekuran Deda, Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj.

U ekzekutuan nga Garda e Republikës kur protesta ishte mbyllur.

Gjykata e Lartë që këtë 25 prill ka rrëzuar rekursin e prokurorisë për dosjen e 21 janarit.

Ajo nuk pranoi kërkesën e Prokurorisë, për të dënuar me 23 vite burg ish-Komandantin e Gardës Ndrea Prendi dhe 25 vjet për gardistin Agim Llupo.

Dosja u shqyrtua në Dhomë të Këshillimit dhe ajo nuk kaloi në seancë gjyqësore.

Në këtë mënyrë, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila dënoi me një vit burg Prendin dhe 3 vjet Llupon, duke i konsideruar si fajtor për vrasje nga pakujdesia.

Renato Myrtaj është djali i Faik Myrtajt.

50-vjeçari Myrtaj la pas dy djem, Bardhoshin dhe Renaton.

Disa muaj pas vrasjes së babait të tij, Bardhoshi, 22 vjeç, vrau veten në fshatin Kreshpan të komunës Cakran të Fierit, ku edhe jetonte.

“Dita” ka folur sot me djalin e vetëm të Faikut, Renaton, i cili ka mbetur pa baba dhe pa vëlla.

Thotë se ka prova që do të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve, por pa qenë shumë konkret dhe i qartë për surprizat mbi të cilat flet…

Mund vetëm të aludohet se ekzistojnë kopje të filmimeve të fshira për atë që ka ndodhur brenda Kryeministrisë në 21 janar.

Renato, 5 vite më parë, babai juaj humbi jetën në mënyre tragjike në bulevard, si ka ndryshuar jeta juaj që atëherë?

Ka ndryshuar shumë. Nuk ma kishte marrë mendja që një ditë do të përballesha me këto situata. Përveç se më iku babai, pa i patur faj askujt, dhe pa i bërë keq asnjë njeriu, humba dhe vëllain pak muaj më pas. Sot, jam pa njerëzit e mi më të dashur, kaq mjafton për të kuptuar se çfarë ka ndryshuar.

Cila është familja juaj momentalisht dhe ku jetoni?

Jetoj në Fier. Sigurisht, jeta vazhdon. Kam një familje të shëndetshme. Vazhdojmë të jetojmë si gjithë të tjerët. Bëjmë një jetë normale, por njolla na ka mbetur. Mundohemi të anashkalojmë thashethemet e njerëzve. Mundohem që nënës t’ia bëj dhimbjen më të lehtë, gjë që nuk po e arrij dot.

Gjykata e Lartë doli disa ditë më parë me një vendim…

Po, ndërsa unë kam lajmëruar daljen e disa fakteve. Janë prova që do të dalin një ditë, ju siguroj se politikës dhe drejtësisë do t’i bjerë tavani mbi kokë. Për momentin janë në dorë të sigurt, janë jashtë vendit. Çdo gjë do të jetë një surprizë si për politikën ashtu edhe për gjyqësorin. Tashmë e kemi kuptuar që politikës i intereson posti dhe leku i pistë. Atje ku u dhëmb më shumë do të preken dhe unë po u eliminova një ditë do të merret vesh se nga kush e kam. Në këtë histori ka dhimbje dhe zhgënjim. Sa për drejtësinë, bëni mirë ta quani bandë mafioze. Nuk gjej fjalë tjetër për ta përshkruar këtë sistem.

Ju flisni për prova që do shkaktojnë tronditje, kur i keni këto prova, pse nuk ia vini në dispozicion organeve përkatëse?

Po kujt t’ia vë në dispozicion, drejtësisë së Sali legenit?! Luajti politika, luajti gjyqësori, tani radha është e jona.

Çfarë do të bëni konkretisht?

Njerëzit e mi, jo unë. Do të ketë surpriza plot, kini durim dhe nuk do ju zhgënjej.

Çfarë provash keni ju që janë parë deri më tani?

Ato janë arma e fisit tim, dikush shpenzoi shumë për to dhe për momentin nuk mund të flas më tepër. Në momentin e duhur do të dalin dhe do i merrni vesh të gjithë. Disa njerëz do të shkatërrohen, disa të tjerëve do u qetësohet pak shpirti.

Renato, kush mendoni se e vrau babain tuaj?

Killerat e Sali legenit. Dëgjoni, kam disa pyetje: Pse manipuluesit e provave vazhdojnë të jenë akoma në punë? Pse vrasësit janë ende të lirë? Pse Garda e Republikës sot kërkon pafajësinë? Gjatë procesit tonë civil garda kërkonte të shfajësohej. Qeveria që erdhi me premtimin për zbardhjen e kësaj çështjeje, e kësaj dosje, sot hesht, si shpjegohet kjo? Unë mendoj se e ka një shpjegim, më beso.

Dhe cili është ky shpjegim, sipas jush?

Sepse drejtësisë dhe politikës i dhëmb shumë për dikë. Një ditë kjo punë do të shkojë deri në fund, edhe po nuk isha unë gjallë, do të faktohet. Kombet e Bashkuara, në qershor do të dalin me një raport. Kanë diçka me vlerë në dorë.

Renato, pse doli atë ditë në protestë babi juaj?

Për një Shqipëri më të mirë. Ai donte një vend më të drejtë. Por paradoksi është se për njeriun që po kërkonte drejtësi, sot nuk bëhet drejtësi! Doli sepse ia kërkoi dhe kryetari asaj kohe, i Partisë Socialiste të Fierit, Xhevit Bushi dhe kryeministri i tanishëm.

Pse ishit kundër PD-së?

Dhe brenda Partisë Demokratike ka njerëz të ndershëm. Nuk quhen të gjithë Lulëzim dhe Sali legeni. PD kishte dhe Sokol. Djalë i të gjitha të mirave dhe që më ka ndihmuar dhe që më hapi sytë.

Ju ka ndihmuar Sokol Olldashi?

Nuk dua të flas shumë për këtë pjesë se nuk dua të penalizohen njerëzit e tij. E kisha mik, kaq mjafton.

Renato, ju vazhdoni të jeni një votues i Partisë Socialiste?

Po vota e fundit atje shkoi. Megjithëse kam kuptuar se pushteti ndahet në tavolinë, votat e popullit si interesojnë askujt.

Jeni i zhgënjyer?

Nga disa po, jam i zhgënjyer.

Ka ndonjë emër në Shqipëri që ju ka ndihmuar realisht?

Ka një, po në krahasim me çka humba, lëmoshë do e quaja.

Kush është?

S’ia vlen. Deri diku kisha simpati, por më doli nga zemra.

E ke fjalën për… Edi Ramen?

Nuk thashë emra, ai ndoshta nuk i di të gjitha. Nuk e fajësoj shumë. Ai urdhëron, por urdhri gjatë rrugës, harrohet.

Renato, Berisha ka bërë thirrje që populli të armatoset, mendoni se ka frikë nga ju?

Ai nuk ka frikë as nga djalli, por një njeri i shitur dhe një njeri që vret popullin e vet nuk e ka për gjë të kërkojë destabilizimin e vendit të tij. Atij vetëm plumbi i bën mirë. Nuk besoj se ka frikë për destabilizimin, por dënimin e këtij vendi do.

Sali legeni është një person që po mban peng opozitën, po mban peng drejtësinë, ka bërë si kukull Presidentin Bujar Nishani, tani do dhe një destabilizim, kjo është e gjitha./DITA

21 komente në “Renato Myrtaj: Provat e mia sekrete për 21 janarin”

  1. Xhozi says:

    Dihet cfare po ndodh. Njerezit e fisit te tij, po pergatitin atentat per te vrare Zenin, por jo ne Shqiperi. Jashte vendit. Gjynaf. Le te merren me Salen.

    1. adri says:

      Nuk ka nevoje per prova. Sali Berisha eshte personi krysor i interesuar qe te mos denohen Vrasesit e 21 Janarit. Sali Berisha eshte i interesuari dhe personi kryesor qe Pengoi arrestimin e garditeve vrases me 22 janar nje dite pas ngjarjes megjithese ishte dhene Urdher nga Prokuroria per Arrestimin e krimineleve. Sali Berisha eshte Personi qe ka qene i interesuar per zhdukjen e provave ( fshirjen e rregjistrimeve te kamerave te kryeministrise qe kishin rregjistruar ngjarjet e 21 Janarit. sali Berisha eshte personi qe duhet denuar me burgim te perjeteshem per gjithcka ka bere te keqe ne kurriz te popullit shqipetar.

  2. e verteta says:

    Po i diti ky, dmth i di dhe Rama. Po pse Rama nuk do denimin e Sali Berishes. Cfare di Saliu per Edramen, ose a eshte dosja Rama, ne tavolinen e Adriatik Llalles, qe e tmerron Ramen e rilindjes komuniste

  3. Beni USA says:

    More djale ri urte dhe mose u hape shume b….. sepse ata qe te thiren baban si ……. ne protesten e 21 Janarit, jane ata qe te ekzekutuan vellan tend qe filloje te kakariste keshtu si puna tende,prandaj mose fole shume se do te zhdukin dhe ty,sepse dihet qe qenet qe lefin nuk te kafshojne,prandaj beje punet pa u ndjere po ke prapanice dhe fakte, dhe mose beje gam-gam se do gjeshe te njejte fate si yt vella

    1. bonbon says:

      Ptuuu serbo-shpellar. Pasi i vrate babain dhe vellain ju e kercenoni me jete edhe djalin e vetem. Z.Baze mblidh IP-te e ketyre qelbesirave dhe ose beji publike ose coja prokurorit se keta bastarde po pergatisen te vrasin edhe Renato Myrtajn.

      1. Beni USA says:

        Ore bonbon po ti qenke komplet Dumdum dhe jo bonbon,po ke dy klase shkolle e dy grame mend lexoje me kujdes komentin dhe do kuptoshe se nuk eshte kercenim ndaje fakirit Renato por nje keshille ndaj tij, per te hapur syte dhe pasur kujdese nga banda e Rilindjes sepse ata ishin ata qe ja thiren (mobilizuan) baban e tij ne protesta per rezimin e Sales dhe ngritjen e Edverit ne vend te sales. Dhe tani qe Rilindja kane dhe aren dhe gurin ne dore (Qevrine) pra kane mundesin qe ta demeshperblejne ate dhe te gjithe familjet e atyre fatekeqeve qe humben jeten ne 21 janar nga plumbat e Gardes,por ne fakte po ndodhe e kunderta,prandaj po e keshilloje te mjerin Renato qe te beje kujdese,sepse shqiptaret i mbajne mende shume mire ato kohe kur i vellai i tije filloje tu kerkonte llogari atyre te Rilindjes per jeten e te jatit ,nuk vonoje shume dhe ndodhi dhe “Vetevrasja ” e tij,pranda more duduk e tru leshe duhet te lexoshe me vemendje komentet para se te filloshe e lefesh o Hihene e zgjebosur dhe ate Serbo-shpellar mbaje per vete se une jame nga Berati sa per dijeni,dhe sa per IP time shko e mere tek Baze ta jape te drejten

  4. fieraku germany says:

    Renato…Nese une do humbisja babain edhe vellain,nuk do prisja asnje dite qe ti vija ne dispozicion provat edhe faktet qe do kisha ne dore.
    Duke thene sali legeni apo luli shkerdhata nuk ndihmon ne asgje per babain edhe vellain.
    Duke thene qe kombet e bashkuara do dalin me raport po prape nuk te ndihmon ne asgje.derisa ke prova dhe fakte,duhen te nxirren tani qe ke dhe nje vendim gjykate ne disfavorin tend.Nese pret qershorin apo gushtin,me mire lere fare edhe mos fol perralla.
    Nuk behet drejtesi duke thene prit gomar te mbije bar,se do shikosh cdo te bej une.

  5. Alben says:

    Te isha une ne vendi e Myrtaj do kisha vrare komplet familjen Berisha!

  6. Po says:

    Mbaji sekret se ashtu tmerrohen te gjithe, loqe popull

  7. Shahisti says:

    Po, po tamam si ne kohen e Enver Gjirokastres kur thoshin “Uji del i paster nga burimi po behet pis poshte” edhe ky i gjori thote Rama i jep urdherat, por urdheri gjate rruges harrohet. Po c’rruge ben urdheri mor i mjeri ti qe te kane rrjepur nga te gjitha anet e tani del e rref gjoksin, jo po ke prova, jo po OKB do te dale me raport, jo po tërrci, jo po vërrci. Yt ate do te kishte bere mire te rrinte ne shtepi ate dite e sot do te ishte gjalle, e mbase do te shante Edi Ramen, per te cilin u be kurban.

  8. maximus says:

    me sa kuptova une keto dokumente dhe prova i ka siguruar nga i ndjeri SOKOL OLLDASHI, prandaj nga kjo mund edhe te shpjegohet aksidenti tragjik i tij., pastaj me keto prova qe ke shko ne hage ose ne srasburg, ça leshin OKB.

  9. kost trebicki says:

    Kritiko more djal pa frike.
    Thuaja partise she popullit me germa te medha hapur çfar mendon Ti per punen dhe per njerezit . Edhe Une fola hapur dhe ua thash te gjitha per Gerdecin. Po ca gjera sekreteme mbeten ne gryke e nuk i thash dot.
    Nje keshille dua te te jap : ” Kujdes kur te dalesh per gjah andej nga Laguna se te del qeni perpara dhe te permbys maqinen ”
    Ose me mire mos dil fare as per gja dhe as per shetitje vetem siç bera Une.

  10. taso kume says:

    ME keto deklarata ne mes te llumit kombetare te korupsjonit te pa shembullt ne bote eshte ti japesh vetes denimin me vdekje per icident me makine ne rruget e SHQIPERISE ose po ta dine klubin ku vete per kafe ,helmim nga kafeja.

  11. Bruxelles says:

    O te dhjefsha provat…
    Behu Avni Rrustem dhe shero shpirtin shume e thjeshte eshte kjo pune….
    Do marresh jo vetem bekimin e ndjeste pacin por edhe te nje kombi…

    1. Shahisti says:

      Kjo quhet nxitje per te kryer krim. Kujdes se mund te te arrestojne or trim i Avni Rrushtemit.

  12. A says:

    RENATO MYRTAJ, leri llafet, leri deklaratat, te gjitha jane “pa bereqet” per ty dhe familjen, fisin tend. Ju si person, si familje dhe fis e dini qe njeriu i juaj erdhi ne kete proteste sipas fjaleve dhe demagogjise te Partise Socialiste, Rilindjes me EDI RAMEN ne krye dhe tani Kryeministri qeverise aktuale.
    Gjate kesaj proteste njeriu i juaj i dashur dhe i respektuar ju vra nga plumbat e Qeverise, Partise Demokratike, Pozites se at’hershme me ne krye SALI RAM SHEQERE BERISHA. Dihen tashme se kush ta ka vra njeriun tuaj.
    Por organet e hetimit si policia, prokuroria, drejtesia dhe nivelet e ndryeshme te shtetit nuk duan me zbardhur te verteten.
    Kurse politikanet e tipit SALI BERISHA, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA, SAIMIR TAHIRI edhe keto nuk duan ta zbardhin ngjarjen dhe jane ne kompromis te heshtur dhe te dyja keto forca politike si PS + PD e trajtojne ngjarjen kriminale njelloj.
    Prandaj veprimet e juaja ne menyre konseguente dhe te heshtur duhet te veprojne njekohesisht ne dy drejtime njekohesisht si per ato qe e shtyne njeriun tuaj te marre pjese ne proteste dhe nuk e mbrojne dhe vrasesit.
    Pra, kriminela jane njelloj si shtytesit dhe vrasesit ne ngjarje kriminale.

  13. dele rilindese says:

    Ky qenka me keq se Baba Taku me canten e zeze. Njerez cyryk nga mendja qe nuk e kuptojne se u perdoren nga Rama per te marre pushtetin e per te bere baterdi me banden e tij.

  14. REZI says:

    Lereni se mire e ka menduar. Po ka prova te forta ato nuk dalin ne kete moment, sepse me kete gjyqesor edhe ne flagrance te te kapin duke vrare, del pa e lagur fare….

    1. Arturi says:

      Jam shume dakord dhe vazhdoj ta perseris qe e vetmja zgjidhje eshte:
      – reforma ne drejtesi;
      – largimi palaçove te “drejtesise” berishiane nga prokuroria dhe gjygjesori;
      – gjygjet dhe denimet e mekatereve berishiane (saliqenberisha ndoshta merr azil, me miratimimin e ameriqeneve)

  15. agimi nga Maqedonia says:

    Plumbin e ka pak sali cjapi plak serb si dhe pa gje nuk mund te dale edhe luli i vocerr se ka qene minister i brendshem.

  16. Na bashkoj kenga popullore says:

    Ai Shqiptar qe nuk vlerson intervisten e ketij rrezikut o eshte injorant o byth shitun o kriminel o antiShqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje