Petro Koçi, aktualisht zv/ministër i Mbrojtjes ka reaguar lidhur me një dokument të paraqitur me firmën e tij në Gjykatë, ku tragjedia e Gërdecit konsiderohet si një aksident teknologjik.
Koçi shprehet se në dokument i është referuar vendimeve të të tri shkallëve të gjykatave penale, ku ngjarja e Gërdecit në mars të 2008-tës është cilësuar si aksident teknologjik.
“As vendimet e gjyqesorit nuk jane aksidente teknologjike. Edhe ato jane nje Gerdec i ri. Duke reaguar ndaj nje interpretimi te publikuar sot ne media lidhur me qendrimin politik te qeverise ndaj tragjedise se Gerdecit”, shkruan Kocci.
Ja çfarë thotë më tej ai:
Gjykoj se komenti mbi permbajtjen e kerkeses se Ministrise se Mbrojtjes per te rrezuar padine e cila kerkon qe demin e rende te shkaktuar nga tragjedia e Gerdecit nuk duhet ta paguajne fajtoret por taksapaguesit e thjeshte nepermjet Ministrise se Mbrojtjes, nuk qendron. Demshperblimin per viktimat dhe te demtuarit e tjere te tragjedise duhet ta paguajne fajtoret te cilet po livadhisin lirisht e vazhdojne te bejne biznes. Nuk ka arsye qe fajtoreve politike me ne krye Berishen te mos u hyje gjemb ne kembe dhe faji te shlyhet ne kurriz te buxhetit per sigurine dhe mbrojtjen. Ky eshte qendrimi yne politik dhe me kete sluan dot askush. Togfjaleshi i famshem ‘aksident teknologjik’ nuk eshte vleresim i Petro Kocit por i gjykatave penale ne te tria shkallet. Meqe gjykata administrative eshte pjese e te njejtit shtet e ka per detyre ta konsideroje faktin se kush eshte shpallur fajtor per krimin e Gerdecit. Nuk ka asnje justifikim qe gjykata administrative detyron taksapaguesit te paguajne demin e shkaktuar nga fajtoret e shpallur prej gjykates penale. Media duhet te alarmohet prej ketij fenomeni dhe ti bashkohet kushtrimit per reforme ne sistemin e kalbur te drejtesise. Edhe gjendja ne gjyqesor nuk eshte aksident teknologjik.
Po ju them se jeni tmeresisht te vonuar per gjithcka ka te beje me tragjedine e gerdecit.Kush e kerkoj demolimin e municioneve te artilerise?Kush ja dha lejen dhe miratimin per te demoluar?kush e mbikqyrte per masat e sigurise per jeten e njerezbe, etj ,etjera?Z Koci ju nuk keni plotesuar analizen e njgjarjes kur moret pushtetin por ja besuat gjyqsorit te korruptuar dhe PD ju a ben shume mire qe ju a fut juve si ministri.Gjeneralet qe keni ivini ne pune se ngelen ne Work shop.Ne si oficera e kuptojme qe ju nuk doni te trazoni ujrat e ndenjura dhe ta kaloni mandatin rehat.Jeni angazhuar ta zbardhni plotesisht dhe duhet ta mbani premtimin.