Dorëheqja e Deshatit: Partia Republikane po drejtohet në mënyrë të shëmtuar

28 Prill 2016, 13:04Politika TEMA

Nënkryetari i Partisë Republikane, Alfred Deshati, ka dhënë dje dorëheqjen e parevokueshme nga posti i tij në parti.

Ai ka deklaruar se është detyruar të japë dorëheqjen për shkak të “drejtimit të shëmtuar që po i bëhet partisë”.

Letra e tij e dorëheqjes i është dërguar sot edhe mediave.

Ja çfarë shkruan ai në letrën e dorëheqjes:

Akti i dorëheqjes

Lënda: Letër dorëheqje Tiranë, më 27/04/2016

Drejtuar: Fatmir Mediu, Kryetar

Partia Republikane e Shqipërisë

Për dijeni: Kryesia

Partia Republikane e Shqipërisë

Për 25 vite kam punuar për Partinë Republikane duke e konsideruar si një çështje krenarie dhe kënaqësie për veten dhe familjen time. Besoj se kam punuar mjaftueshëm për të kuptuar trajektoren e kulturës, njerëzve dhe identitetin e Partisë Republikane.

Fleksibiliteti i mjedisit politik në Shqipëri dhe jo vetëm të ofron gjithmonë alternativa, por unë e kam parë Partinë Republikane si zgjedhjen time të vetme, në kontekstin që i jam dedikuar plotësisht duke kontribuar me sinqeritet dhe besim.

Një Parti e shokëve dhe miqve të mirë e të bashkuar, është kthyer në një Parti në luftë me veten. Për shumë kohë e kam gjetur veten në situata të vështira dhe jo komode duke mos u pajtuar me mënyrën aktuale të funksionimit dhe vendimarrjes së partisë, ashtu edhe drejtimin në të cilën ajo po shkon.

Nuk e kam më ndjesinë e dikurshme të partisë idealiste të krijuar nga z. Sabri Godo, shqetësimi i të cilit ishte vendi dhe njerëzit e tij. Ndërsa sot, shumica e liderëve tanë janë të shqetësuar në lidhje vetëm me axhendat e tyre personale. Rrjedhimisht, kam vendosur të dorëhiqem nga pozicionet aktuale partiake, respektivisht, nga pozicioni i N/Kryetarit të Partisë Republikane, anëtarit të Kryesisë dhe anëtar i kësaj partie.

Sinqerisht,
Alfred Deshati.

2 komente në “Dorëheqja e Deshatit: Partia Republikane po drejtohet në mënyrë të shëmtuar”

  1. TOMORI says:

    Zoti Alfred, te pershendes per gjesin e larte qytetare i emencipuar, bashkekohor, shembull per intelektualet dhe qytetaret e ndercem, qe spajtohen kure me drejtus qe dite dhe ate mendojne per vehten e tyre, familjen dhe jo misjonin e nje partie sic eshte ajo republikane. Misjoni dhe zeri i saj, ka mare deformim, sidomos mbas dekjes te te ndjerit Godo. Fatmir Mediu eshte jo etem karierist, pore edhe person i shumeperfolur ne medja e publik, bile edhe si i pezjere me trafik droge, Postin e krytarit e ka cfrytezuar me shume per interesa personale e familjare, duke monopolizuar perfitimet , si branda dhe jashte vendit, sidomos qefi e ka pasur dhe e ka te veje e te vije ne SHBA. Jane te dyshimta edhe te ardhurat personale e familjare te Mediut, qe sic thote gazetari amerikan, ne vit paguante 40.000 dollare , per shkollimin e vajzes ne nje universitet, kure te ardhurat vjetore te Mediut kane qene 20.000 dollare. Fajin e kini edhe ju qe e kini lene kete vjemje te behet despot, ti jape rendesi vehetes dhe te meret me pislleqe ne kundershtim me statutin dhe misjonin e PARTISE REPUBLIKANE. Do ishte me mire te benjit mocjon per shkarkimin e Mediut, se te largoheni ju zoti Alfred, megjithate edhe vendimi tuaj, eshte nje goditje direkt, per kete kameleon qe kryeson PR.

  2. rEPUBLIKANI says:

    MOS :::Z z.Deshati…c´fare na Beremor Burre????? SI NA E BRAKTISE Fatmir Medihoxhen????ZZ
    DUKET SE NE TE VERTET NUK KE HABER FARE NGA TE SHKRUAJTURIT;NUK QUHET “LETER” POR Akte-Dorheqje……
    Nuk na thua nga do tja mbash tani?????Mos valle do te na bashkohesh me Partine e Ben Blushit????Keshtu e keni ju qe jeni mesuar te Hani ne “Kazanin” E pOLITIKES::LOL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje