“Vullnetarizmin në Shqipëri”, Kuvendi miraton projektligjin e propozuar nga deputetet Mehmetaj dhe Caka

28 Prill 2016, 15:05Politika TEMA

Kuvendi miratoi projektligjin për “Vullnetarizmin në Shqipëri”, nismë e deputeteve Kejdi Mehmetaj dhe Silva Caka.

Deputetja nismëtare e këtij projektligji, Kejdi Mehmetaj deklaroi se nisma ka për qëllim rregullimin ligjor të vullnetarizmit me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së individëve në jetën sociale dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në komunitetet si dhe zhvillimin e vlerave të solidaritetit njerëzor.

Për hartimin e këtij projektligji, znj. Mehmetaj deklaroi se janë ndjekur modele të ngjashme ne rajon, duke zbatuar edhe udhëzimet e Bashkimit Evropian dhe të Kombeve të Bashkuara të cilat i kanë cilësuar si shumë të rëndësishme politikat mbi vullnetarizmin.

Për deputeten e LSI-së, miratimi i këtij projektligji do t’i japë të gjitha palëve të interesuara në vullnetarizëm, sigurinë e nevojshme për kryerjen e vullnetarizmit, por njëkohësisht edhe mundësinë e promovimit të punës vullnetare.

“Rëndësia që ka vullnetarizmi për një shtet është aq e madhe sa ndikon edhe në rritjen e prodhimit të brendshëm bruto të vendit, si në rastin për shembull të Anglisë, ku vullnetarizmi përbën 1.5% të prodhimit të brendshëm bruto.

Në këtë kuadër, një tjetër ndikim që ka vullnetarizmi në ekonominë e një vendi, shprehet nëpërmjet influencës së tij pozitive në uljen e papunësisë.

Vullnetarizmi shërben si një ndërmjetës për të gjithë individët që dëshirojnë të përfitojnë aftësitë të ndryshme profesionale, nëpërmjet punës vullnetare. Vullnetarët kanë mundësinë të ofrojnë ndihmën e tyre në fusha të ndryshme si: shëndetësia, arsimi, shërbimet sociale etj, duke përfituar në të njëjtën kohë eksperiencën dhe rritjen profesionale”, tha znj. Mehmetaj duke shtuar se vullnetarizmi në vetvete ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në shëndetin fizik.

Gjithashtu, deputetja Mehmetaj deklaroi se impakti social i punës vullnetare shërben për forcimin e lidhjeve sociale, ndërtimin e një komuniteti të fortë dhe të bashkuar, rritjen e angazhimit civil si dhe shpërndarjen e të mirave dhe shërbimeve publike.

“Ky projektligj në asnjë moment nuk detyron dikë të kryejë punë vullnetare. Në të thuhet shprehimisht se “vullnetarizmi është investim me vullnet të lirë i kohës, njohurive dhe aftësive për kryerjen e aktiviteteve vullnetare, në dobi të ofruesit dhe/ose përfituesit të vullnetarizmit. Ai kryhet pa pagesë ose ndonjë përfitim tjetër financiar. Vullnetarizmi ofrohet për të mirën publike në mënyrë individuale, spontane dhe të lirë. Në ligj trajtohen detyrat dhe evidentohen të drejtat e të gjitha palëve të përfshira në vullnetarizmi duke bërë më të thjeshtë bashkëveprimin ndërmjet tyre”, tha znj. Mehmetaj.

5 komente në ““Vullnetarizmin në Shqipëri”, Kuvendi miraton projektligjin e propozuar nga deputetet Mehmetaj dhe Caka”

  1. O mi goce , ke hup fare ene tina ?
    miratoheni ate

  2. capi says:

    Vullnetar me Ligj !?
    Vullnetaret e Enverit
    Vullnetaret e Sales
    Vullnetaret e Likes
    Vullnetaret e Edvinit
    Mos ky Ligj po i paraprin Ligjit per mobolizim te pergjithshem dhe armatosje popullore, sipas porosise te Z. Sali Berisha!

  3. kismeti says:

    po ne kta na kan ca trapin tu u tall me punet vullnetare n koh t dull komunizmit
    tash po e bejn vet.
    posht dulla
    rroft komunizmi
    I thojn ktij muhabeti

  4. sit... back..and relaks →→→ says:

    dmth nga premtimi per 300 mije vende pune u kthye ne 300 mije vullnetare. bukur shum.

  5. atdhetari says:

    Sklaveri qe te pasurohet keta kerma. Ne vend,te shtetezojne te gjitha pasurite kombetare dhe te merren me,vendet e punes keta duan vullnetarizim.Kush do ti ushqeje vullnetaret? Ne BE i ushqen shteti ndersa ketukush do i ushqeje.Te gjitha i duan si BEKETA OOR VETEM,RROGAT DHE MBROJTJEN,E INTERESAVE KOMBETARE,SHENDETSI,E DHE GJERA TE TJERA NUK I BEJNE SI EVROPA.QELBESIRAT E SORROSIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje