TemA TV/ Kristina Ismaili në Hangover: Ja tendencat e modës Pranverë - Verë 2016

29 Prill 2016, 15:31Lifestyle TEMA

Kristina Ismaili, Përgjegjësja e Marketingut të Revistës “Bordo” ishte e pranishme ditën e sotme në emisionin Hangover, në MCN Radio dhe TemA TV, për të diskutuar rreth tendencava të fundit të modës të pranverë – verë 2016.

Më tej Ismaili, u ndal tek disa çështje të tjera të rëndësishme që mundojnë çdo ditë njerëzit, të paktën femrat, se sa e rëndësishme është veshja për imazhin e individit, sa kulturë kanë shqiptarët për ndjekjen e tendencave të reja, a është përmirësuar cilësia e veshjes tek të rinjtë, sa vend zë tek rinia shqiptare çështja e look-ut dhe shumë çështjeve të tjera në lidhje me modën.

“Kemi ngelur tek pjesa standarde e gjërave në mënyrën e të veshurit, pasi kemi shumë frikë të eksperimentojmë dhe kjo vihet re edhe tek të rinjtë në mënyrën se si vishen në shkollë, në mbrëmje të ndryshme apo dhe në pub-e”, u shpreh Ismaili, mes të tjerash, gjatë intervistës.

1 komente në “TemA TV/ Kristina Ismaili në Hangover: Ja tendencat e modës Pranverë – Verë 2016”

  1. krysho ludovik says:

    kjo hanemi ka nje problem identiteti
    qe ti qendroje kohes duhet qe o emrin o mbiemrin ti nderroje ne pershtatje te tjetres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje