Fluturimet mund të jenë një eksperiencë e bukur, por shpesh edhe e lodhshme.
Në avionët aktualë komoditet nuk është në maksimum megjithëse ka pasur përmirësime të ndjeshme.
Por kompanitë ajrore po punojnë për të bërë fluturimet edhe më komode duke përmirësuar kushtet.
“E ardhmja e avionëve do të jetë si ajo e jahteve, do të ketë gjithçka, por ndoshta pishinë jo”, thotë një dizajner.
Firma franceze “Zodiac Aerospace” ka prezantuar në ekspozitën e Hamburgut në Gjermani disa ide për të përmirësuar pjesët e brendshme të avionit.
Nga shtrati te ekranet multifunksionale, shihni disa prej risive të avionë të së ardhmes.
Problemi eshte se sa do te jene çmimet, apo jahtet dhe keta avione do te jene per ata qe vodhen dhe tmerrojne njerezit?