Një aksident i rëndë ka ndodhur në Velipojë në orët e parë të mengjesit të së dielës.
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasi makina ka dalë nga rruga.
Sipas policisë, një automjet ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Vinjoll. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia me lartë e automjetit.
Mësohet se dy personat e përfshirë në aksident, po ktheheshin nga një klub nate, ku nuk përjashtohet mundësia që ata të kenë qenë edhe nën efektin e alkoolit.