NATO do të përforcojë prezencën ushtarakë në kufijtë lindorë. Berlini po shqyrton mundësitë e një angazhimi të Bundeswehrit në Lituani. Vendet baltike e përshëndesin këtë nismë.
Kryeministri letonez, Maris Kucinskis është „shumë i gëzuar“ për lajmin e ardhur nga Gjermania, se do të angazhohet ushtarakisht në rajonin e Balltikut. Këtë deklaratë kryeministri e bëri pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin të premten (29.04). Merkeli i konfirmoi zërat e mediave, se ushtria gjermane po shqyrton mundësitë në kuadër të NATO-s për te qenë prezente në Lituani. „Fqinjët tanë lindorë duhet të marrin sinjalin, se Letonia është një vend i lidhur ngushtë me Bashkimin Europian dhe NATO-n”, sipas Kucinskit. “Në Letoni sundon konsesusi për atë që vendi i tij tani e “përgjithmonë” i përket BE-së, thekson kryeministri letonez. “E këtë nuk e ndryshon kush”. Vendet balltike i tremben “fqinjit të madh”, Rusisë që kërkon të minojë lidhjen e tyre me perëndimin. Prandaj ato kërkojnë mbështetjen e NATO-s.
Kërcënim me prezencë ushtarake
Në shtabin qendror të NATO-s në Bruksel zhvillohen plane për forcimin e prezencës ushtarake në Lindjen europiane. Këtë e ka kërkuar edhe presidenti amerikan, Barack Obama. “Ne kemi detyrimin brenda aleancës që të mbrojmë të gjithë partnerët e NATO-s, dhe do ta bëjmë këtë”, deklaroi Obama në një vizitë në Gjermani të dielën e shkuar (24.04). Për Obamën ky është më shumë detyrimi i vendeve europiane, anëtare të NATO-s.
Qeveria gjermane nuk do t’i ikë përgjegjësisë dhe po planifikon të dërgojë ushtarë në Lituani për të marrë rolin drejtues në një trupë të NATO-s, ku vende të ndryshme anëtare i dorëzojnë njëri-tjetrit komandon me rotacion. Kjo procedurë lidhet me një marrëveshje me Rusinë, në bazë të së cilës, NATO nuk lejohet të stacionojë trupa ushtarake në vendet anëtare lindore. “Për ne është shumë e rëndësishme që të lëvizim brenda marrëveshjes, NATO-Rusi”, e ka sqaruar këtë çështje kancelarja Angela Merkel duke përshëndetur edhe fillimin e bisedimeve mes Këshillit NATO-Rusi, për herë të parë pas dy vjetësh. Merkel e quan të rëndësishëm vazhdimin e bisedimeve.
Planet të gatshme deri në samitin e korrikut
Ende nuk dihet se sa ushtarë gjermanë do të angazhohen në misionin balltik. Por deri në samitin e NATO-s në Varshavë, në korrik Gjermania do të ketë paraqitur planet e saj. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, von der Layen ka theksuar se angazhimi i Bundeswehrit nuk është territor i panjohur. “Që tani ka stërvitje ushtarake në Lituani dhe stacionime disa mujore.” NATO e ka forcuar hap pas hapi prezencën ushtarake në Lindje që pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë.
Në Bundestag ka qëndrime të ndryshme lidhur me angazhimin e Bundeswehrit. Zëdhënësi për politikën e jashtme në fraksionin parlamentar të Unionit (CDU/CSU), Jürgen Hardt është shprehur se ky njoftim i qeverisë gjermane “është një sinjal i rëndësishëm për fqinjët tanë lindorë dhe aleatët që ne i marrim shumë seriozisht shqetësimet e tyre për shkak të sjelljes agresive të Rusisë.” Ndërsa politikani konservator, Henning Otte, CDU shton se “ajo që vlen është kthimi i Rusisë në veprime paqësore, përmes një strategjie të dyfishtë, dialog dhe kërcënim.”
Shkelet akt-marrëveshja NATO-Rusi?
Zëra kritikë vijnë nga opozita. Deputeti i Partisë së Gjelbër,Jürgen Trittin i quan planet e NATO-s të papajtueshme me akt-marrëveshjen, NATO-Rusi. “Një rotacion i vazhdueshëm (i trupave të NATO-s) është i barabartë me një stacionim faktik – dhe pikërisht këtë e ndalon akt-marrëveshja NATO-Rusi”, thotë Trittin. Një angazhim të Gjermanisë këtu, Trittin e quan “lojë dhe të gabuar”, në një kohë kur qeveria gjermane paralelisht përpiqet për dialogun me Rusinë.
“Kancelarja gjermane, Angela Merkel bën një provokim të papërgjegjshëm, kur ajo 75 vjet pas sulmit të Gjermanisë drejt Bashkimit Sovjetik dërgon Bundeswehrin në kufirin rus”, deklaroi Sahra Wagenknecht, kryetarja e grupit parlamentar të Majtë në Bundestag. Prezenca e vazhdueshme në kufirin rus shkel marrëveshjet me Rusinë, kritikoi politikanja e majtë. Për këtë Bundestagu duhet të konsultohet./DW
Josifi i madh Xhukashvili tha dikur se Gjermania do te ishte nje vend vetem per te mbjelle patate,ai vdiq dhe populli i ndyre dhe luftnxites gjerman prape ngre koken per lufte,por kesaj here ndoshta do zhduken njehere e mire si race kjo fare e ndyre pushtuese.
Ketu nuk flitet per lufte nxitje apo jo,per Gjermane te keqinj apo jo.
Ketu flitet per nje aleance qe do te tregoje qe nuk eshte vetem ne leter.
NATO-ja kete duhet ta tregoje me vepra,dhe ajo eshte veper e Amerikes por dhe e shteteve te tjera anetare.
Dhe Shqiperia mund te coje trupa ne Lituani,ashtu si kudo.
NATO-ja ne qofte se nuk mbron aleatet atehere duhet te shkrihet,apo jo.
Ne qofte se prezenca ushtarake e huaj ne vendet Balltike ndalohet nga marreveshje te meparshme ndermjet Rusise dhe Aleances atehere mendoj qe e vetmja Zgjidhje,dhe efikase dhe e drejte eshte qe disa skuadrilje avionesh dhe nendetesesh ti dhurohen Lituanise dhe vendeve te tjera te rrezikuara.
NATO-ja ti ndihmonte ushtarakish me armatime dhe teknike,pa prezence te huaj ushtarake.
Ne qofte se vendeve Balltike u mungojne pilotet dhe profesionistet,atehere shume shpejt dhe mire 500-2000 shtetas Amerikane,GJermane,Angleze dhe Franceze mund te merrnin neneshtetesine e ketyre vendeve dhe te punonin ne ushtrine e ketyre vendeve me armatimin e “”shitur””(dhuruar) nga NATO.
Shpirtin luftarak te Rusise, dhe votemohimin e atij populli nobel me sa duket nuk e kane mesuar ende agresoret. Shume perandori u munduan qe ta sulmojne dhe nenshtrojne Rusine, por ajo i hodhi ne koshin e plehrave te historise me turp. Neqoftese duan ta provojne perseri, Rusia aty eshte e gjitha, por perseri ajo do ti hedhe ne koshin e plehrave te radhes qe ju takon.
@ Hebreu. Cke more hebre ,qe tu dhimbska kaq shume Rusia. Rusia vrau me shume hebre se Hitleri. Rusia u fut ne Gjermani ne luften e dyte boterore duke perdhunuar e jo duke luftuar. Rusia hyri ne Gjermani pasi Amerika e Britania e kishin rrezuar Hitlerin nga pushteti. Apo ke akoma rrenat komunistave ne tru.
Me fal qe nderhyj, por historia thote se ishin Gjermanet ata qe sulmuan Rusine dhe jo Rusia Gjermanine. Rusia e fitoi luften, nje lufte qe e filloi vete Gjermania dhe zbythi Hitlerin deri te Bunkeri i tij ne Berlin. Qe ti urresh Ruset eshte nje gje, por qe te shkruash budallalleqe eshte tjeter.
Marreveshja Nato-Rusi eshte shkelur qe ne vitet 90-te nga George. W.Bush Senior. Para murit te Berlinit, u ra dakord qe Nato nuk do te zgjerohej ne lindje me kushtin qe Rusia do te tehiqte trupat nga Europa Lindore. Rusia u terhoq, por Nato dhe SHBA-te e shkelen marreveshjen duke dashur qe ta cojne Naton ne kufi me Rusine deri ne Ukraine dhe Gjeorgji. Rusia ka te drejte, sepse ajo e zbatoi pjesen e saj te marreveshjes, por SHBA-te nuk e rrespektuan ate dhe e tradhetuan marreveshjen.
https://www.youtube.com/watch?v=x9z9jRybHGw
Bashkimi
Eshte detyre e botes se civilizuar qe ti kundervihet rusise ne cdo cep te botes kudo qofte e nevojshme.
Rusia ne te gjithe historine e vet ka eksportuar vetem terror dhe frike drejt Europes. Komunizmi eshte produkti tjeter i eksportit Rus . Gjenocidi ndaj popullit shqipetare eshte eksporti tjeter. Me mijera vullnetare ruse kane ardhur per te masakruar popullin fisnik shqipetare gjate luftes se kosoves. Rusia eshte ajo qe po e armatose Serbine fashiste me armet me te sofistikuara . E po te jete nevoja keto arme do te perdoren kunder popullit shqipetare. Rusia eshte ajo qe i ben bllokade Kosoves ne cdo forum nderkombetare,dhe si e tille ajo eshte anti-shqipetare. Uroj qe SHBA dhe NATO te afrojne sa me shume armatim dhe trupa ne te gjitha drejtimet rreth e rrotull Rusise se putinit fashist. Vetem me nje NATO te forte bota e civilizuar do te kete
paqe. Uroj qe populli dhe qeveria gjermane te zgjohen nga gjumi dhe te fillojne sa me shpejt ndertimin e nje
ushtrije te fuqishme ,ne menyre qe Gjermania te jete edhe ushtarakisht zemra e europes. Pa nje SHBA dhe
Gjermani te forte ska perendim te forte,ska komb shqipetare te forte. Gjermania i ka te gjitha mundesite te ndertoje kapacitete ushtarake teper te fuqishme , me te cilat ajo sdo te kishte problem te perballej me rusine. Dobesimi dhe bllokimi i Rusise duhet te jete prioriteti me rendesishem dhe jetik i perendimit,i cili me ne krye SHBA do ti dhuronin njerezimit nje te ardhme ne paqe dhe pa trazira.
Komunizmi ishte produkt i Gjermaneve Karl Marks dhe Frederik Engels. Ruset tashme e kane denuar periudhen Komunizmin, sepse ai ju imponua Rusise pas luftes se pare boterore, duke u eksportuar nga Gjermania dhe masoniket e asaj kohe. Ata donin ta shkaterronin Rusine me komunizmin, por nuk ja dolen dot. Sot Rusia e ka rigjetur vetveten. Gjithashtu historikish Rusia nuk ka sulmuar asnjehere asnje vend Europian, por vetem eshte sulmuar. Tjeterkund jane agresoret e vertete. Jane pikerisht ata qe japin leksione demokracie dhe paqeje.
O Edi duhet te jeshe njeriu me idjote qe kam lexuare ndonjeher qe ta dish ti ne France Gjermania luftante ne fronte vetem me dy divisione se sia kishte friken ushtarve te kualicionit dhe me Rusin me 10 divisione dhe me trupat me te stervitur qe kishte dhe frontin e dyte e hapen me 1944 vetem se kishin frike se ushtria e kuqe i kerzenoje se do bente pakte me Gjermanet,por me gjithate kote sa ti theme ti ske ber filloren akoma dhe shume gjera nuk i di jo te gjitha ne komunizem ishin te keqe kush eshte ndryshimi midis te dyja ta theme une ne komunizem te thoshnin mbylle gojen se te fusim brenda ndersa ne kapitalizem fole fole bjeri ti se i bie mire me pak llafe asgjekundi nuk gjen te drejten.
Avash o mondi
Rusine po ta zhveshesh nga armatimi berthamor do te ngjaj si nje dordolec perpara gjigandit Amerikan.
Ti duhet ti dish numrat Ushatarake dhe buxhetet e seciles ushtri,por dhe te shteteve KuAmerika eshte te pakten 10 here me shume perpara.
Avash o Mondi.
Po perse atehere nuk e mbrojti me dy divizione Gjermani Francen kur ra ne duart e forcave aleate?
Gjermanet ne Rusi me shume vdiqen nga i ftohti se sa nga Ruset,dhe ishin humbjet e fronteve te tjera,bombardimet Angleze ne Gjermani,humbjet e flotave Gjermane te detit balltik,humbjet Gjermane ne frontin Afrikan dhe te tjera ato qe bene dhe carjen perfundimtare te tyre ne frontin Rus.
avash o Mondi
Se Gjermanet dhe Angline nuk tentuan dot ta marrin,por vetem bombardime sporadike benin sepse i ndiqnin skuadriljet Britanike,as qe tentoi ta sulmoi seriozisht Britanine.
VETEM ANGLIA DHE AMERIKA O MONDI PO TE MOS ISHIN FUTUR NE LUFTE DO TE BENTE QE RUSIA SOT TE FLISTE GJERMANISHT.
Dhe Japonia tregoi qe kishte nje Force me te madhe se Gjermanet.
Ore tope i thua atij po ai eshte shume here me larte nga ty
Hitleri e humbi luften qysh kur u fut ne te SHBA
Jo vetem qe mbajti me ane te industrise se saj tere furnizimin e aleateve perfshi ketu edhe Rusine tende por edhe nga ana ushtarake
Dhe po te mesoj pak histori se ajo qe di ti eshte eshte ajo e xhaxhit Enver
Ne Afriken Veriore luftohesh qysh ne vitet 41-42
Mos ke degjuare gje per dhelpren e shkretetires Romelin e famshem dhe divizionet gjermane italiane qe luftonin aty
Nga aleatet aty luftonin Anglezet amerikanet kanadezet austrialianet francezet etj
Ne qofte se Romeli merrte koontrollin e Afrikes Veriore merrte gjithashtu edhe burimet e naftes ne lindjen e mesme dhe gadishullin arabik dhe rusia tende do kishte mbaruar si shtete dhe komb
Ne qofte se Romeli mbizotronte ne frontin e Afrikes veriore kjo d te bente ae divizionet e tij te kalonin ne frontin lindor gje qe do perkeqesonte gjendjen e Ruseve
Se dyti
Pas sulmit te japonezeve ne Perl Harbor dhe futjes se SHBA ne lufte u hap fronti Oqeanise dhe kjo qe nje ndihme e madhe per Ruset te cilet para futjes se SHBA ne lufte mbanin tere divizionet e lindjes ne Siberi ne gatishmeri nga frika e nje agresioni japonez nga lindja
Kur ShBA i hapi lufte japonise Ruset te lehtesuare s tashme nje agresion japnez nga lindja do qe i pamundshem terhoqen tere divizionet e lindjes duke i hedhur ne frontin perndimor
Eshte e njohur pamjet e Stalinit duke pershendetur ne sheshin e Kuq ne pervjetorin e revolucionit Bolshevik te Tetorit armaten e lindjes e cila parakalonte ne Kremlin dhe shkonte menjehere ne frontin perndimore
Ate kohe divizionet gjermane qene vetem 300km larg Moskes
Ne qofte se SHBA nuk mbante ne konflikt Japonin ne Paqesore se bashku me Kinezet divizionet gjermane do te bashkoheshin me ato japoneze ne Moske dhe Rusia juaj o koketrashe qe u ka ngelur ora ne kohen e Stalinit s do kishte as popullesine dhe as territorin gjeografik qe njohim sot
Po te mos i kishte shkaterruar Rusia 80-divizionet e Vermahtit, sot Amerika do te fliste Gjermanisht. sepse Europa u be e gjitha Gjermane para se Hitleri te merrte fund nga Armata Ruse. Sa per Japonine, informohu per mesymjen Ruse ne Mancuria ku Japonia kishte gjithe industrine e luftes dhe rafinerite e prodhimit te karburantit sintetik. Pa to Japonia nuk mund te vazhdonte. Bomba Atomike nuk ishte arsyeja e kapitullimit, sepse Amerika ne ate kohe kishte vetem dy arme atomike te cilat i hodhi ne Japoni, dhe Japonezet e dinin kete. Nje mesymje direkte e Amerikaneve ne Japoni do te sillte fitoren me ne fund, por do te ishte nje fitore si e Pirros, sepse Japonezet ishin bere gati te luftonin deri te i fundit.