Një adoleshente nga grupi etnik Jazidi është rrëmbyer dhe mbajtur si skllave seksi nga ISIS. Ajo tregon se rrëmbimi i saj është bërë nga xhelati britanik Siddhartha Dhar, i njohur si “Xhihadisti Xhon”.
Barakat Nihad ishte vetëm 16 vjeç kur u rrëmbye bashkë me 27 anëtarët e fisit të saj. Ajo tregon se pas rrëmbimit, e kishin dërguar në Mosul, tek një komandant i lartë i grupit terrorist, ndërsa familjen e kishin përzënë.
Atë e kishte marrë një person i quajtur shkurt Dhar, një ish-britanik Hindu i konvertuar. Sipas “Independent”, vajza ishte midis shumë të tjerave të marra si skllave seksi. E reja ka rrëfyer gjatë muajit mars se ishte rrahur, dhunuar dhe detyruar që të martohej me një militant në Siri. Ajo mbeti edhe shtatzënë.
Vajza ka zbuluar për herë të parë për një televizion mysliman në Britani për jetën në vijën e frontit në Irak, si dhe ka zbuluar për herë të parë emrat e luftëtarëve të huaj, që e kanë detyruar t’i nënshtrohej një përvoje të tmerrshme.
Për herë të parë, Barakat Nihad u martua me terroristin famëkeq australian, Mahmud Abdul Salam, një vit e gjysmë muaji përpara se të vritej në Siri, raporton Ora News.
“Udhëheqësit e ISIS na thanë se duhet të ktheheshim në Islam ose do të vriteshim. Ata na ndanë në tri grupe, burrat, gratë e martuara dhe gratë beqare. Gratë e vetme dhe vajzat u morën në Mosul. Shpesh, ata vinin për të marrë vajzat për epshet e tyre”, rrëfen ajo.
E reja tregon se rrihej çdo ditë për faktin se ishte Yazidi, duke shtuar se kishte tentuar të arratisej, por ishte kapur në afërsi të Krikukut, teksa përpiqej të hynte në konkat me anëtarët e mbetur të familjes së saj.
“Kur unë u kapa në afërsi të Kirkukut, ata më dërguan tek një tjetër udhëheqës nga Mosuli. Emri i tij ishte Ebu Dhar. Ai gjithashtu mori vajzat Yazidi për veten. Çdo ditë, më thoshte se unë do të martohesha me një burrë tjetër”, shton ajo.
mjaft me me jihadistet e botes,por si do te behet me leshqenet sunit qe kane qelbur Shqiperine………vrasje,perdhunime,mashtrime,grabitje etj 24 ore non stop!!!
Duken te qarta simptomat e tortures e dhunes fizike, dhe tmerrit psikologjik qe ka perjetuar kjo vajze minorene.
Meritojne nje jete me te mire,te inkuadrohen ne shoqeri dhe ti harrojne sa me shume dhe shpejt tmerret e perjetuara.
Keshtu do te ndodhi kur politikat boterore, nderkombetare dhe rajonale jane rrumpalle, pa perspektive, me interesa meskine dhe lejojne qe ne pika te ndryeshme te globit tokesor lejojne te levrijne keto lloj vemjesh perverse kriminale duke i shkaktuar keto dhimbje te medha sociale ne popullsine e pambrojtur.
Duke filluar nga OKB-ja duke bashkepunuar me superfuqine e kohes SHBA-ne dhe me fuqite e tjera boterore duhet te marrin fatet e njerzimit ne dore per mire, duke sistemuar gjendjen politike, ekonomike dhe sociale me mireqenie dhe begati. Jo, gjithe kohen me brockulla e lagu se lagu, u shkelen, nuk u shkelem te drejtat e njeriut.
Prandaj individet dhe grupet kriminale te karakterit politik, ekonomik dhe fetar me ekstremet e tyre konspirative dhe perverse negative duhet te shkaterrohen ne rrenje dhe ne origjine. Vetem ne kete menyre do te eci perpara njerezimi duke fuqizuar ne te gjitha drejtimet arsimin, kulturen, shkencen, artin, sportin, profesionet dhe ndaluar gjithcka perverse, negative. Tung.