Pentagoni ka denoncuar një incident me një avion rus “Su 27”, i cili ka fluturuar në mënyrë jo profesionale mbi një avion të forcës ajrore të SHBA¬-ve në Detin Baltik.
Avioni në fjalë i është afruar rreth 8 metra pranë avionit zbulues amerikan “RC¬135”, duke fluturuar mbi kabinën e pilotit.
Zëdhënësi i Pentagonit, Bill Urban tha se akti i rrezikshëm mund të kishte shkaktuar një aksident serioz për ekuipazhin, përcjell Shekulli.
Nga ana e saj Ministria ruse e Mbrojtjes reagoi duke thonë se ata ndërhynë për arsye avioni amerikan fiku pajisjen që bën identifikimin e avionit.