Hillary vs Trump: Kush do fitonte nëse zgjedhjet do mbaheshin sot

2 Maj 2016, 13:35Bota TEMA
Hillary vs Trump: Kush do fitonte nëse zgjedhjet do mbaheshin sot

Tashmë është thuajse zyrtare nominimi i Hillary Clinton si kandidate e Demokratëve në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Edhe Trump nga ana e tij kërkon vetëm një grusht votash për të zyrtarizuar kandidaturën e tij.

Bernie Sanders nuk mundi dot të përballej me karizmën dhe milionat e Hillary dhe në heshtje po pranon humbjen, ndërkohë që dy rivalët e Trump, Cruz dhe Kasich shpresojnë të pengojnë miliarderin njujorkez drejt nominimit zyrtar.

Por kush do të fitontë nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot? Hillary apo Trump?

Sipas një analize të thjeshtë, Clinton është shumë e avantazhuar ndaj Trump.

Ajo ka një numër të madh delegatës që përkthehen në miliona vota.

Aktualisht Clinton ka rreth 12 milionë vota në shtetet ku janë mbajtur primaret, ndërkohë që Trump ka diçka më shumë se 10 milionë vota.

Por gjithçka mund të ndryshojë deri në nëntor.

Clinton mund të mbledhë edhe votat e Sanders duke rritur distancën ga Trump, i cili nuk pëlqehet shumë nga partia e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje