Gjykata e Lartë lë të lirë Androkli Kokthin

4 Maj 2016, 10:12Kronika TEMA

Gjykata e Lartë e ka lënë të lirë ish drejtorin e Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi. Ndaj tij Apeli kishte lënë në fuqi masën arrest shtëpie.

Konkretisht, Kokthi akuzohet se në 16 raste u ka kthyer mallrat e sekuestruara bizneseve, në këmbim të parave.

Hetimi ndaj tij nisi pasi agjentët e antikrimit ekonomiko-financiar në Policinë e Tiranës morën informacione nga vetë inspektorët se, në disa raste drejtori i tyre u kthente mallin e bllokuar bizneseve që ata procedonin për shkak se fshihnin detyrimet tatimore.

1 komente në “Gjykata e Lartë lë të lirë Androkli Kokthin”

  1. gimi says:

    1 hajdut me shume ne xhiro…. sa ka vjedh ky katunari dhe perseri i lire…xhezo zari i sales ish ambasadori i pare ne gjermani qe shkoi fukara dhe erdhi i pasur nga kontaktet me refugjatet dhe hallexhinjte emigrante e paska lene te lire sigurisht duke i kujtuar se duhet kollitur per te ftuar lirine jo ate te sales…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje