Vrasja në Belgjikë/ Mark Frroku kërkon gjykim të shkurtuar

4 Maj 2016, 14:11Kronika TEMA

Mark Frroku ka kërkuar gjykim të shkurtuar lidhur me procesin gjyqësor për vrasjen e ndodhur në Belgjikë.

Frroku akuzohet se ka vrarë një shqiptar në Belgjikë në vitin 1999.

Kërkesa e Mark Frrokut është bërë avokati i tij mbrojtës, ndërkohë që Gjykata do të vendosë sot në orën 14:00 nëse do ta pranojë këtë kërkesë.

Gjykimi i shkurtuar nënkupton pranimin e veprës penale dhe uljen e 2/3 së dënimit përfundimtar nga Gjykata.

Mark Frroku po gjykohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 1999 në Belgjikë, ndërsa vet ish-deputeti ka thënë më herët se nuk ka lidhje me këtë çështje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje