Christine Jiaxin Lee, 21 vjeç, i ra fati nga qielli katër vjet më parë.
Asaj iu transferuan gabimisht në llogarinë bankare 4,6 mln dollarë.
Kompjuterat e bankës gabimisht i hodhën asaj shumën marramendëse.
Por 21-vjeçarja Lee e habitur nga kjo dhuratë nisi të bënte shpenzime të çmendura.
Studentja e inxhinierisë kimike blinte çanta firmato, vetura dhe rroba të shtrenjta.
Jeta e saj luksoze u ra në sy policëve që nisën një hetim.
Pas zbardhjes se ngjarjes ajo u arrestua në aeroportin e Sidnejit.
Ajo kishte shpenzuar 3,3 mln dollarë nga shuma që i ishte transferuar gabimisht.
e ca faji ka kjo?! Banka gaboi, banka te paguaje