Rama-Berishës: Do ta votosh Reformën në Drejtësi apo s'të lë Shullazi; dhe batutat për Topallin

5 Maj 2016, 20:29Sociale TEMA
Rama-Berishës: Do ta votosh Reformën në Drejtësi apo

Kryeministri Edi Rama ka postuar në profilin e tij në Facebook videon e një momenti gjatë seancës së sotme në kuvend. është çasti kur Rama flet për reformën në drejtësi, ndërsa Sali Berisha sapo ka hyrë në sallë.

Kryeministri thotë se prej kohësh nuk qëndronte ta dëgjonte më Berishën gjatë fjalimeve të tij në Kuvend, por këtë radhë zgjodhi të qëndronte për të dëgjuar se ç’do të thoshte për reformën në drejtësi. Por, ish-kryeministri Berisha nuk ka folur aspak për të.

“Reforma në drejtësi” – tha Kryeministri Rama – “është çka Saliu e ka të vështirë ta pranoj me dinjitet.”

Rama ka vazhduar më tej duke iu drejtuar ish-kryeminsitrit:

“Vetëm na thuaj një gjë Sali. Sali çoje një çikë kokën, më shiko një çikë. Na thuaj një gjë këtu. Këtë reformën në drejtësi, Sali do ta bëjmë apo s’do ta bëjmë? Do ta votosh Reformën në Drejtësi, apo nuk të lë Shullazi? Do ta votosh Reformën në Drejtësi, apo nuk të lë qytetari dixhital? Sali, do ta votosh Reformën në Drejtësi, apo nuk të lënë ëndrrat që sheh me Shqipërinë mini-superfuqi në kohën kur e qeverisje?”

Ndërkaq, Berisha ka qëndruar i heshtur gjatë gjithë kohës, pa patur asnjë përgjigje për Kryeministrin.

Batuat kanë vazhduar edhe me ish-kryetaren e kuvendit, Jozefina Topallin:

“Jozefinë, qesh sa më shumë se e qeshura jote i jep fuqi. Dhe na duhet i fortë, na duhet këtu, që Shqiptarët mos të harrojnë kurrë se nga çfarë kanë shpëtuar.”

3 komente në “Rama-Berishës: Do ta votosh Reformën në Drejtësi apo s’të lë Shullazi; dhe batutat për Topallin”

  1. Kokoxhambo says:

    Ahah ta futi o birish jan bo politikanet e pd me cu ne teatrin nderkomtar per aktor dhe te ken rolin kryesor

  2. Dialektika says:

    Sali, mjaft mbreterove si Skenderbeu i propagandes serbe. Te dua te miren ndaj te keshilloj te arratisesh ne Rusi qe te shpetosh.

  3. Salushlulushi says:

    SI i DHJERE rri saliu e sorollopi ….pthyyy ndyresirat qe na hengren 25 vite jete …bajgat !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje