Dhuna në derbi, Tirana dënohet vetëm me 8 ndeshje pa tifozë. Rrëzohet kërkesa e Partizanit

6 Maj 2016, 20:05Sport TEMA

Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit ka dënuar Tiranën me 8 ndeshje pa tifozë për shkak të trazirave pas derbit me Partizanin.

Ky dënim, që është dhënë për “dështim në përmbushjen e përgjegjësive, duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të klubit kundërshtar pas ndeshjes dhe përgjegjësinë për sjelljen e gabuar të spektatorëve, llogaritet për ndeshjet brenda dhe jashtë stadiumit.

Gjithashtu, Komisioni i Disiplinës ka dënuar me 10 ndeshje pezullim edhe zyrtarin e KF Tiranës, Devi Mukën, i cili sulmoi zyrtarin e ekipit kundërshtar pas ndeshjes.

Edhe Partizani nuk shpëton pa dënime. Për sjellje të gabuar të spektatorëve (dëmtuan stolat e stadiumit, hodhën flakadanë dhe stola në fushën e lojës), klubi dënohet me 200 000 lekë gjobë, ndërsa zyrtari Amarildo Dajlani, për sulm ndaj kundërshtarit, dënohet me 10 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Është hedhur poshtë kërkesa e Partizanit për fitore në tavolinë të ndeshjes, pasi sipas Komisionit të Disiplinës, “ndonëse jemi përpara dështimit në përmbushjen e përgjegjësive nga ana e KF Tiranës, nuk konstatohet ndërprerje e lojës.

2 komente në “Dhuna në derbi, Tirana dënohet vetëm me 8 ndeshje pa tifozë. Rrëzohet kërkesa e Partizanit”

  1. SHbani says:

    He mo shqipo?!?!?!?!
    A e doni ta gjeni korrupsionin dhe padrejtesine?
    Si thoni per ketu?
    Pse ky Duka i krimit vazhdon me kete farse, duke denuar viktimen dhe xhelatet njelloj dhe duke njollosur futbollin shqiptare ne menyre te pakthyeshme? Se ju prisni akoma qe cdo gje ta zgjidhe qeveria

  2. Brahoo says:

    E mir. Keshtu dihet sa do denohet edhe Partizani kur te rrafi drejtuesit dhe tifozat e Tiranes. Mjafton ta bejne mbas ndeshjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje