Eliminimi nga Champions League ka krijuar një situatë të tensionuar në kampin e Bayernit të Mynihut ku nervat mes drejtuesve mbeten të tendosura.
Trajneri Pep Guardiola nuk arrin ta përtypë faktin që për të treton sezon rresht dështon në objektivin për të arritur finalen, duke prishur përfundimisht marrëdhëniet edhe me një pjesë të stafit.
Sipas asaj që zbulon “Bild”, trajneri katalanas ka sulmuar ashpër departamentin mjekësor pas ndeshjes kundër Atleticos së Madridit, madje ai ka qenë shumë pranë konfrontimit fizik me fizioterapistin e skuadrës.
Sipas të dhënave, Guardiola nuk ka arritur ta përtypë faktin se lojtarët e skuadrës së tij kërkojnë shumë kohë për t’u rikuperuar.
“Te Atletico, Godin u rikuperua në kohë rekord, ju pse nuk arrini ta bëni një gjë të tillë”, mësohet t’u ketë thënë Guardiola pjestarëve të stafit mjekësor.
Gjithmonë sipas “Bild”, njëri prej fizioterapistëve, emri i të cilit nuk është bërë publik, i ka kërkuar trajnerit që të tërhiqet nga qëndrimi i tij, duke i bërë me dije se përveç Robben e Badstuber, pjesën tjetër të skuadrës e ka në dispozicion.
Ishte Ribery ai që ndërhyu për të ulur tensionin.
Kjo nuk është hera e parë që Guardiola përplaset me stafin mjekësor të skuadrës pasi një vit më parë ai detyroi mjekun historik të skuadrës, Wilhelm Müller-Wohlfahrt të jepte dorëheqjen.
Trajner idiot, Barcelonen, edhe pa trajnier po ta linje dilte vete kampione.
E more Bajernin super kampione para tre vitesh dhe e katandise ne nje skuader demode, qe arriti deri ne cerek finale vetem me emrin e saj dhe peshen e krijuar nder vite si ekip i klasit te pare ne Europe e bote.
Ngelesh nder trajnieret me te dobet europiane. Lojtare te ekipit kombetar i katandise ne lojtare rezerve, eshte turp.