Në fokusin e Bashkisë së Tiranës janë jo vetëm shtimi i hapësirave të reja të gjelbra por edhe kujdesja dhe mirëmbajtja e atyre ekzistuese.
E tashmë kur koha ka filluar të ngrohet dhe lulishtet dhe parqet kanë filluar të gjelbërohet, ndërmarrjet e Bashkisë janë angazhuar që jo vetëm ti pastrojnë ato nga barërat e këqija, por edhe ti zbukurojnë dhe përshtatin për një dekor sa më të bukur.
Puna ka vijuar këto ditë përgjatë gjithë parkut të lumit “Lana”, ku punëtorët e Bashkisë po kujdesen për zbukurimin e pemëve dekorative. Ky proces nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, I cili në një postim të tijin në rrjetin facebook shkruan:
“Eduard Duargërshëra në Tiranë. Si fillim muaji, Tirana po “qethet” për një pamje më dinjitoze! Na ndihmoni ta mbajmë pastër çdo ditë”, shkroi Veliaj.
Sa ezibicionizem per nje pun qe duhet te jet rutin.
Eksibicionizem o Shqipe ?
Po pres per shpellarin e pare qe do ankohet se kjo qe po ben Veliaj nuk ka asnje vlere kur ai mund te bente……………
Mos u ver faj se vetem sopaten dine te perdorin.
Mir qe paskam mbjellur tek Lana se Duargershera do ishte pa pune.
Dhe pastaj qaheni per Bashen. Ja ku e keni, gjithmone e me keq xhanat. Vuani se vete e votuat, popull mosmirenjohes komunist. Mbreti Berisha na la me mire se Zviera, kurse tani … klysh komunistash.
Rrofte Mbreti i Madhenishem Sali Berisha
Per nder na e shpifet me Tiranen ,po qytetet e tjera nuk ekzistojn qe fotografoni vetem Tiranen?apo qytetet e tjera jan te njerkes ,tyrp tyrp tyrp te keni
Gjithemone eshte inkurajuar kjo pune e estetikes ne lulishte edhe ne kohen e Luigjit te 14 ne Fortesen e kulles se Versajes kopshtaria apo estetika e kesaj specifike morri shume kujdes nen drejtimin e Luigjit 14 i cili ishte i apasionuar mbas artit,arkitektures ,urbanistikes, monumenteve si edhe nen kujdesin etij Versaja e cila fillon me kujdesin e te jatit mbreti Luigj u kujdesua per nje madheshti supreme nga kujdesi vete i tij! Kjo pune ne Shqiperi ka ardhur edhe ne ditet e sotshme nga qeveria e sotshme eshte e kenaqeshme te shikosh lanen qe dikur ishte vendi i banuar ne kohen e S.Berishes nga evgjitet qe lulezon kjo eshte nje merite e P.S dhe meriton respekt. Ana tjeter eshte se shqiptaret duhet te ndergjegjesohen se mjedisi eshte vendi ku jetojne dhe prandaj duhet te mos ti hedhin plehrat ashtu si deri sot kjo eshte ceshtja e mentalitetit shume te keq te shume Shqiptarve qe mendojne se nuk eshte pune per ata pastertia po ne Gjermani nuk gjen nje leter ne rruge se vete kembesoret qe ecin e marrin ne qofte se e shikojne dhe e hedhin ne vendin e caktuar.
zbukurim pemesh dekorative