VIDEO/ Shënim: Ja arsyet pse Partizani duhet të kërkojë tre pikët

6 Maj 2016, 19:18Sociale TEMA

Nga Fatjon Baze, TemA TV

Kur kanë kaluar dy ditë nga ndeshja derbi mes Tiranës dhe Partizanit e luajtur në “Selman Stermasi”, po ta analizosh me kujdes se kush ishte iniciatori i dhunës që ndodhi në fund të ndeshjes që përfundoi me rezultatin 2-2, duket qartë që klubi organizator, në këtë rast Tirana, nuk arriti përmbushjen e përgjegjësive për organizimin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes.

Dhe pse në derbi është normale që të ketë tension brenda normave sportivë, në këtë takim pati një mos përgjegjshmëri nga ana e klubit organizator, që jo vetëm nuk arriti të përmbushte përgjegjësitw për organizimin dhe mbarvajtjen e ndeshjes, por drejtuesit e saj bënë të mundur që ky takim të degjeneronte në një dhunë guerrile.

Po te anlizosh me kujdes me pamjet filmike që janë, provokimi i drejtuesve të Tiranës nisi që në momentin kur Partizani kaloi në avantazh me anë të Xhevahir Sukaj.

Në mometin kur tifozat e kuq po festonin në të drejtën e tyre, papritmas aty shfaqet drejtori i klubit të Tiranës, Sajmir Shehri, i cili jo vetëm që nuk duhej të ishte i pranishëm në stadium pasi ishte i dënuar nga federata, por bëri një gjest të turpshëm duke provokuar tifozat e Partizanit të cilët më të drejtë u revoltuan, por që u qetsuan brënda pak minutave nga ana e drejtuesve të klubit të Partizanit.

Një tjetër mos përmbushje e përgjegjshmërisë nga ana e klubit organizator ishte dhe fundi i ndeshjes që degjeneroi në një dhunë të paprecedent në drejtim të stafit të Partizanit. Drejtuesit e klubit bardheblu jo vetëm që nuk arritën të ndalonin dot tifozat e vet të futeshin në fushë, por arritën ti japin zemër atyre me veprimet e tyre që të sulmonin stafin e Partizanin. Kjo tregohet në pamjet filmike ku drejtori sportive i Tiranës, Devi Muka, që duhet të ishte njeriu kryesorë që duhej të ndalte sherrin, dallohet qartë duke goditur një drejtues të Partizanit i cili më pas goditet me grusht nga një tifoz që kishte hyrë brënda fushës së lojës.

Gjithashtu dhe sulmi i turpshëm që i’u bë drejtorit të përgjithshëm të klubit të kuq, Dritan Dervishi është një skandal më vete. Dervishi dallohet qartë në të gjitha pamjet filmike që kërkon qetsimin e situatës që në mometin kur tifozat e Partizanit u provokuan nga drejtori i klubit të Tiranës, z.Shehri, dhe në fund ta saj duke ndërhyrë që situata të qetsohej. Por për drejtuesit e klubit organizator ishte krejt ndryshe ku vetë presidenti i bardhebluve Refik Halili i dallohet qartë zëri ku i drejtohet Dervishit me fjalët “O Tani po ti duhet të jesh i pari që duhet të lidhesh për qafe”, ndërsa në video shikohet qartë që nipi i tij e godet me grusht duke e gjakosur.  Vëtë presidenti Halili e pranoi sot në një intervistë se Dervishi e kishte “hak” drurin pasi më herët me deklaratat e tij kishte provokuar skuadrën e Tiranës.

Megjithatë këto janë disa pamje që FSHF-ja duhet të marrë masa për të vënë drejtësi që akte të tilla mos të ndodhin më në futbollin shqiptarë pasi rëndon rëndë në imazhin tonë.

Pamje që janë të ngjashme me dhunën që kombëtarja jone pati me Serbinë në Beograd. Ashtu sic Shqipëria kërkoi drejtësi për dhunën e ushtruar nga tifozeria dhe drejtuesit serbë, dhe Partizani me të drejtë duhet ti shkojë deri në fund kësaj  cështjeje skandaloze. Prandaj këto shkelje të  rënda të dokumentuara me foto dhe pamje filmike, si kemi patur mundësi ti shohim të gjithë, meritojnë të dënohen siç e përcakton Kodi i Disiplinës Sportive, Neni 65, deri në humbje të ndeshjes në tavolinë.

 

5 komente në “VIDEO/ Shënim: Ja arsyet pse Partizani duhet të kërkojë tre pikët”

  1. Kafshet says:

    Turp per ata te cilet pasi nuk qene te zot per fituar, krijuan ate skandal. Keshtu jane rrugacet e saliut, sic duket nje pjese e tyre eshte ai kontigjenti i kafshe saliut

  2. argenti says:

    Federata e turpit

  3. partizacija says:

    sic thot populli:

    ERION BRACE BIBILUSHI SHALA LALA LALA

    BARSALETA E KTI VENI
    INFERIOR GJITH JETEN JU

  4. toni says:

    Ta kerkoj 3 pikeshin ne Beograd.

  5. Partizani says:

    Shkrim dhe fakte te goditura!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje