Në një intervistë për Tema Tv Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ka theksuar se brenda këtij mandati nuk parashikohet privatizimi i Operatorit të Shëpërndarjes së Energjisë Elektrike. Sipas tij ky proces nuk mund të ndodhë pasi OSHEE është në fazë rikuperimi.
Por megjithatë ai nuk përjashtoi mundësinë e privatizimit në të ardhmen duhe theksuar se nëse ky proces do të ndodhë do të jetë shumë ndryshe nga privatizimi i mëparshëm.