Kur Arshi Pipa ju ul në gjunjë drejtorit të burgut, Eqerem Çabej: Fyet nacionalizmin shqiptar me përuljen tuaj të turpshme. Familja Çabej: Nuk ka qenë asnjëherë në burg

8 Maj 2016, 16:23Kulturë TEMA

Në librin e tij “Shqipëria në burg”, Kurt Kola sjell një dëshmi të rrallë të Arshi Pipës dhe bisedën e tij me Eqerem Çabej në burg.

Kola përshkruan sesi Arshi Pipa iu gjunjëzua, komandantit Tasi Marko që të kthehej në burgun e Durrësit. Pas këtij gjunjëzimi Çabej i thotë se ka fyer gjithë nacionalizmin shqiptar.

Eqerem Çabej, sipas Kurt Kolës në librin e tij “Në Shqiperine burg”, paska bërë burg në vitet pas Luftës së Dytë Botërore.

Aty ai ka qenë me intelektualë të tjerë antikomunistë, mes të cilëve edhe Arshi Pipa, që Kurt Kolës i’a kanë treguar këtë ngjarje, e nuk është ai dëshmitar i ngjarjes.

Por burimet të emisionit Zululand (ku Kurt Kola e ka thënë për here të pare) thone se familjarë të Eqerem Çabej janë skandalizuar me këtë dëshmi, ngaqë sipas tyre Çabej nuk ka bërë asnjë ditë burg.

Më poshtë pjesa e shkëputur nga libri

Do ta shohim, do ta shohim. Ta bisedojmë…

Ne atë çast, një i burgosur ja dha vrapit nëpër fushën e kampit drejt shpurës së ushtarakëve. Ai çau me forcë grupin e vogël të të burgosurve dhe hapi krahët para komandantit.

– Ju lutem zotëri më dëgjoni edhe mua,- tha burri duke u lutur. Jetoj në kushte të tmerrshme, zotëri, dhe nuk duroj dot.

Ju lutem! – Kush jeni ju? – e pyeti komandanti.

– Unë jam profesor Arshi Pipa. Nuk e di nëse do më dëgjoni.

– Po të dëgjoj.

– Unë kam qene në luftën Nacional-çlirimtare qysh në vitin 1941. Në shkoder kam punuar bashkë me shokët e mi, Sadik Boci, Sadik Bekteshi, Adil Carcani, Sule Baholli, Qemal Gavoci e të tjerë . Nëse nuk më beson, pyesni secilin prej tyre. Në fushën e kampit kishte rënë një qetësi e thellë, e befasishme. Dëgjoheshin vetëm të luturat e profesor Pipës. Unë vuaj në burg kot, zotëri, kot! Jam duke vuajtur gabimet e vëllait tim, deputetit Muzafer Pipa.

– Me grupin e deputetëve,he! – tha Tasi Marko.

– Po… po ç’faj kam unë zoti komandant? Më ktheni të paktën në burgun e Durrësit, zotëri, sepse këtu jam duke vdekur. Më piu uji i kënetës dhe ushunjëzat!

– Kjo nuk bëhet,- ia ktheu Tasi Marko i bezdisur.Ti nuk je më i mire se këta të tjeret. Të punosh, të realizosh normën se je i ri, derisa je i denuar me punë të detyruar. Ndryshe ka edhe më keq.

– Po vdes,- thirri profesori.

– Një armik me pak!- ia ktheu tjetri dhe bëri të ikte.

Arshi Pipa bëri një lëvizje befasuese. Ra në gjunjë para Tasi Markos. – Të lutem!- tha me zë të këputur gati duke qarë.

Tasi Marko i hodhi një vështrim përbuzës dhe qëndroi.

– Derisa ti je nga ata burra që i bie në gjunjë armikut tënd, atëhere unë do të kthej në burgun nga ke ardhur,pra, në Durrës. Urdhëroi nëntoger Qaniun të plotësonte fletë-transferimin e Arshi Pipës. Ndjenja nga më të ndryshmet pushtuan të burgosurin. Aty, në kënetën e Maliqit ishin duke vuajtur dënimin edhe dy armiq të Arshi Pipës.

Këta ishin avokat Shefqet Celkupa dhe komisionari Et’hem Podgorica, të dënuar secili me nga 20 vjet burg politik, me deshmitar Arshi Pipën.

Të dy të burgosurit donin të dilnin ta pështynin Pipën për këtë pafytyrësi, por njëri nga ata që ishte prezent i ndaloi.

Në kete çast një tjetër personalitet i doli para teksa po vinte drejt kazermës dhe i tha:

– Ju, zoti Pipa keni fyer të gjithe nacionalizmin shqiptar me përuljen tuaj te turpshme!

Profesori ngriti kokën.

ishte intelektuali Eqerem Çabej.

Arshi Pipa u transferua në burgun e Durrësit, ku beri ca vjet dhe e liruan

22 komente në “Kur Arshi Pipa ju ul në gjunjë drejtorit të burgut, Eqerem Çabej: Fyet nacionalizmin shqiptar me përuljen tuaj të turpshme. Familja Çabej: Nuk ka qenë asnjëherë në burg”

  1. marrshojn pordhet anadollake ,
    sikur me qen shQYPnia nji qytet ne mutliman tyrrQie

    kujt karit po i han hundet per pordh qelbse ?
    a po gomareve te Hanit t’ramazanit !

    1. me thene te drejten says:

      Sa me shume kalon koha,aq me te drejte i jepet veprimtarise atdhetare te Heroit Kombetar te shqiptareve,Enveri!
      Mjafton te shohesh dhe degjosh fare pak se c’thone keta FUNDERRINAT “e persekutuar” dhe te kuptosh se Enveri KISHTE PLOTESISHT TE DREJTE ?

  2. SaSa says:

    Po keto jane idiotesira, tani K.K dote shkruaje edhe historine? Nje cope gomari ja se ç’eshte Kurt ziu.

  3. gero says:

    Me keqardhje te madhe e them por Shqiperia eshte perfaqesuar me mire ne kohen e Enver Hoxhes sepse ne ate kohe fliste vetem nje i marre dhe ai ishte Enver Hoxha ,ndersa tani jane ngritur gjithe te marret qe deri dje nuk flisnin dot dhe po shijojne tani lirine e shkerdhatokracise e ska zot ti permbaje pasi jane te shumte ne numer dhe te pallogaritshem ne cmendurine e tyre .

    1. tralala zura nje gale says:

      Ti je nje prej ketyre TE MARREVE ?

  4. gero says:

    Dhe ju te gazetes mos ja deformoni emrin shenjterise se tij EQREM CABEJT.

  5. komunist tolerant says:

    Pipa ka bere pipa se me Enver djalin nuk behej shaka ,por gabim i rende i Enver djalit qe nuk i zhduku me soj e sorollop pipat dhe te gjithe ata qe kane bere pipa.

  6. Rrik Balsha Sr. says:

    KURTI SI I BIRI IDIOTER !

    Nga lista e te burgosurve te D.P. Burgjeve, as SHefqet Aqif Celkupa e aq me shume Et’hem Podgorica nuk rezultojne si ish te burgosur ! Vetem i pari (Shefqeti) eshte ne listen e mashtruesve per kompensim nga parate tona me Dosje te fallsifikuar nr. 12029 !
    Ndersa Arshi Mustafa Pipa nuk dihet perse rezulton me dy data burgimesh dhe lirimesh:
    burgosur 27.04.1946 liruar 14.04.1948 dhe
    burgosur 23.11.1946 liruar 27.04.1948 !
    As i vellai (i Pipes) Myzafer Mustafa Pipa dhe e motra Fehime Mustafa Pipa me gjithe dosjen e fallsifikuar gjithnje per te vjedhur parate e shqiptareve jane te rregjistruar ne Dosjen nr. 21370, pa bere as edhe nje dite te vetme burg !

    Kurt Kola as edhe i ka takuar asnjerin nga keta te sipermit ne burg, sepse rezulton te jete burgosur dy here:
    me 12.04.1975 dhe 08.08.1977 … Njelloj si i ati dhe i biri qe pellet nga te kater anet si zagaret e rrugeve akoma te pa sterilizuar nga Erjonke Veliaj, me dipllome fallco edhe ky i ardhmerueshmi Kryeminister ne karriere.

  7. Sfinksi says:

    Pika qe sju bie ju qe botoni keto idiotesi te injorantit analfabet Kurdistan Kola qe nga amnezia moshore nuk dihet me ke te burgosur e ngateron Çabejn dhe Arshine. Eshte e vertete qe Çabej nuk ka bere asnhe minute burg por dhe historia me Arshi Pipa nuk eshte e vertete por sajese e Kurdistan Koles. Çfare fyerje per libroteken shqiptare ky liber i Kurdistanit. Jazek….

  8. sigurimsi says:

    ky pipa qe beri si demokrat i flakt kur emoren 1 her ne interviste,,, sikur ta dinit mor milet se per ke punonte ai edhe sikur te hapeshin dosjet do ngelnit te shastisur…e di me fakte ca jam duke folur…kot nuk thon qeni qe leh nuk te ha

  9. lifi says:

    Shume kane vuajtur ne komunizem dhe shume jane arratisur,por me i poshtri dhe maskarai ishte Arshi Pipa,shpirtkeq dhe spiun i shokeve te tij,egoist dhe qelbesire derisa vdiq.

  10. Petro says:

    Ahaha…Kurti…Nje spiun birucash, nje injorant, vazhdon te hedhe balte mbi kolloset e letrave shqip.Turp.Po a mund te shkruaj nje liber nje njeri qe nuk di te shkruaj shqip?Doni te perdhosni te djathten e vertete, perdhoseni, po s mund te thoni se kjo e coje djalerine shqiptare neper muret e ambasadave, neper litaret e anijeve, neper semaforet e botes.Edhe pas kaq vitesh vazhdoni te mbroni rregjimin me gjakatar te Europes se pasluftes.Nje peshtyme te madhe per ju.

    1. poshte e me poshte sllavo-komunizmi says:

      …i vetmi koment qe ja vlen te lexohet ketu…

    2. ta hyp xhixhi says:

      Antikomunizmi eshte virtyt i MASKARENJVE dhe bijve te kurvave si puna juaj ?

    3. Artur Plasa says:

      …ne semaforet e botes mbas 1990-es Une kam pare ruse, bullgare, rumune, moldave, hungareze, polake, ukrahinase, sllovake padyshim edhe shqiptare…pra kush kaloi te ashtu-vetequajturin komunizem! …shpresojme te mos ngelen vetem shqiptaret edhe pas 2016 (edhe se duket, perseris DUKET sikur eshte ulur shume numri!

  11. nasi lenko says:

    si quhej drejtori i i burgut? tasi marko? pse nuk merret askush me te po te gjithe shajne kurtin si mysliman anadollak?? pse nuk analizoni nje here ne jeten tuaj taset e andonaqet, kristot e janit apo edhe kristaqet. gjithmone keta kane qene drejtore e shefa e drejtues e gjithmone keta taset ne pushtet. por shani vetem myslimanet qe kane qene ne burg???

    1. KOZi says:

      Kjo ishte e bukur ! E di se qarkullon nje opinion per persekutimin e Klerit Katolik nga keto emra ! interesant , Tasi Marko, Rita Marko, Spiro Pano, Nesti Kerenxhi,Nesti Kopali, Zoi Themeli,etj jane permendur ne dosier te ndryshem edhe ne kete gazete por nuk e kisha bere kete lidhje. Interesant ky kend veshtrim…….

  12. capi says:

    KURT KOLA, shkruan liber !
    Shkruan me bythe ky njeri qe eshte: turpi me i madh , faqja me e zeze e kastes Ramiziane te pseudo te perndjekurve dhe te burgosurve politik. Shkruan ai sepse Demokracia shqiptare ia mbylli dyert, me keq se ne vitet e diktatures, mendimit, kujtimeve, aksionit patriotik te pasardhesve te inteligjences shqiptare te viteteve 1925-1945. Ua mbylli dyert me shula te hekurt dhe me zjarr pasardhesve te borgjezise se vjeter te ndershme, qe kurre, ne cdo rrethane dhe kohe, nuk u kursyen me femijet dhe pasurite e tyre per Shqiperine e lire nga turku, italiane, Zogolli, gjermani, serbi. Qe e paguan edhe me koke, burgosje, internime etj., dashurine per Shqiperine e shqiptareve.
    Hem Kurt, hem Kola – njeri pambiemer ! Kaq thelle paskan qene futur e kane jetuar ne malet shekullore xhinsi i tij, saqe nuk u vlente as mbiemri si nojme identifikimi mes turmes te katundarve te Bac Bajraktarit.
    Dhe sot ky Kol Kurti, kryehajdut paresh gjaku, eshte simboli i demokracise. Udheheqesi i atyre te perndjekurve dhe te burgosurve politik qe kane lidhje vetem me shperblimet qe paguan qeveria. Kol Kurti nuk perfaqeson dhe nuk ka asnje lidhje me vlerat e desidences politike, mediatike, shoqerore shqiptare.

  13. Treviso says:

    Kurt Kola i paska harruar trute ne burg. Nuk i vihet faj se ka bere shum vite burg.

  14. KOZi says:

    Myzafer Pipa ka qene avokat. Keto jane Gjirokastrite. Ne periudhen e fundit te Mbreterise dhe periudhen e luftes kane jetuar ne Shkoder. Myzafer Pipa ka qene i internuar nga fashizmi diku ne Itali. Pas lufte si avokat mbrojti shume persona politike qe arrestonte komunizmi. Ketij i atribohet shprehja ne gjyqin special te 1945 ku Kryetar gjygji ishte Koci Xoxe dhe Prokuror Bedri Spahiu qe – Ky gjyq eshte inkompetent nga ana juridike sepse drejtohet nga nje person me profesion teneqexhi dhe ka prokuror nje agjent transporti. Pas kesaj eshte arrestuar dhe eshte vrare ne burg gjasme desh te arratisej. Keto jane konfirmuar ne gjygjin qe i eshte bere Koci Xoxes ne 1949.Myzafer Pipa nuk ka qene deputet dhe nuk ka lidhje me grupin e deputetve. tung

  15. Elio Gora says:

    Mos valle Kurt Kola e ngaterron Cabejn me Petro Markon.Ky i fundit ka qene i denuar po nuk di vitin.

  16. Rita says:

    Pse e nxerr kete deshmi pas vdekjes se A Pipa , e jo sa ishte gjalle ai ??? Ne mos gaboj ,ka nderruar jete pas viteve 90-te !! C”pret nga nje ish i deklasuar qe gjunjezohet perpara persekUtoreve te tij !!! Vetem deshmi te tilla qe tregojne miresine e kundershtarit te tij e poshtersine e klases se tij ,,te pervuajtur e persekutuar me dekada !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje