FOTOT/ Identifikohet shqiptari që u gjet me kokë të prerë në Greqi, dyshohet se u vra për hakmarrje

9 Maj 2016, 17:43Kronika TEMA
FOTOT/ Identifikohet shqiptari që u gjet me kokë të prerë

Tronditi mbarë opinionin publik ngjarja e ndodhur në Igumenicë ku një shqiptar u gjet me kokë të prerë.

Pak orë pas publikimit të lajmit kanë dalë detaje lidhur me identitetin e viktimës.

Ai quhet Bledar Terpollari dhe ishte 25 vjeç.

Mësohet se shqiptari punonte si bari pranë një stani.

Mediat greke kanë publikuar edhe foto nga stalla e bagëtive të një fermeri në Glika, ku u gjet trupi i shqiptarit, ndërkohë që nuk dihet ende ku është hedhur koka.

Sipas policisë nuk ka patur shenja të tjera dhune dhe besohet se ngjarja mund të ketë lidhje me të shkuarën e tij dhe është një hakmarre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje