Shijak, arrestohet punonjësi i policisë bashkiake, iu merrte para tregtarëve

8 Maj 2016, 18:44Kronika TEMA

Një punonjës i policisë bashkiake të Shijakut është vënë në pranga gjatë ditës së diel, pasi iu merrte para tregtarëve ambulantë.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se shtetasi i arrestuar është Gerti Dedja, 35 vjeç, i cili akuzohet se iu merrte para tregtarëve ambulantë dhe i lejonte të shisnin produktet e tyre në ambiente ku nuk lejohej tregtimi i mallrave.

Dedja akuzohet për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje