Biznesmeni i vrarë në Durrës u qëllua me 15 plumba

8 Maj 2016, 18:11Kronika TEMA
Biznesmeni i vrarë në Durrës u qëllua me 15 plumba

Pas mesdites se diele Lajmifundit.al ka mesuar nga burime te mjekesise ligjore se biznesmeni Shpetim Shala i vrare ne Durres ne zonen e plazhit eshte qelluar me 15 plumba.
Sipas policise gjithe plumbat e derdhur mbi makinen e viktimes kane qene ne krahun e shoferit.
Arma e perdorur ne ngjarje dyshohet se ka qene nje Kallashnikov.

Biznesmeni Shpëtim Shala, 50 vjeç, baba i tre vajzave, i cili është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij, tip Volfswagen “Golf 5” me targa AA 086 HJ.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar të plazhit të Durrësit. Aty pranë ndodhet edhe shtëpia e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Policia dyshon se krimi është kryer me armë me silenciator, ndërsa autorët mësohet të kenë qenë vrasës profesionistë, pasi asnjë nga banorët e zonës nuk kanë dëgjuar të shtëna armësh.

Shpëtim Shala ishte banor i qytetit të Durrësit, por jetonte me qira. Dyshohet se biznesmenin e kane ndjekur prej kohësh vrasësit dhe i kanë bërë pritë vetëm ditën e sotme. Para atentatit ndaj tij mesohet se biznesmeni Shpëtim Shala ka qenë duke luajtur futboll me shokët e tij në zonën e plazhit.

Pas ndeshjes, Shala ka qenë duke u larguar me automjetin e tij Volfswagen “Golf 5”, kur edhe i është bërë atentati që i mori jetën.

Policia ka shoqëruar 15 persona të dyshuar për vrasjen, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë pranë vendit ku ndodhi krimi.

Burime pranë policisë së Durrësit thonë se shkak i vrasjes dyshohet të jetë hakmarrja.

Kjo pasi Shala njihej në Durrës si person me precedent penal të mëparshëm, pasi pak vite më parë ishte hetuar për trafik lëndësh narkotikësh.

1 komente në “Biznesmeni i vrarë në Durrës u qëllua me 15 plumba”

  1. Edkari says:

    Ishte njeri shembullor.
    Policia genjen kur jep
    per viktimen njoftim se
    ka qen person me precedente
    penal..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje